ARKIVI:
8 Nëntor 2024

Sistemi politik i SHBA-së është në krizë të thellë si kurrë më parë , sipas analistit Korab Blakaj

Shkrime relevante

Manastiri i Sokolicës dhe pengesat për ngritjen e kishës katolike në Bajgorë

Prof. Blerim Latifi, filozof nga Prishtina Ky është Manastiri i Sokolicës. Ndodhet...

Streha e horrave, që s’do t’i durojmë më…!

Afrim Caka, Gjakovë __ A ËSHTË E LEHTË T’I QUAJMË STREH HORRASH, APO,...

Dëshmi arkivore të FBI-së që vërtetojnë arratisjen e Hitlerit në Argjentinë, në maj 1945!

Sheradin Berisha * Dëshmi që demaskojnë vdekjen e Hitlerit më 1945! Dëshmitë e...

Shqiptare apo greke? Arkiva sekrete e Vatikanit për Himarën. Nusha Zhuba, gruaja që po gjen thesare | ABC News

Shqiptare apo greke? Arkiva sekrete e Vatikanit për Himarën. Gruaja që...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë
___
* SHBA të kundër vetëvetës- rreziku kryesor ndërkombëtar!
___
Paqja dhe stabiliteti i botës janë të kërcënuara si kurrë më parë.Janë 50 konflikte të armatosura,lufta në fronte të shumta, kërcnime nga më seriozet,përfshirë edhe ato bërthamore.Momentalisht janë dy luftëra aktive; në Ukrainë dhe ajo në Palestinë, luftëra që kanosin botën me një konflikt përtej rajonal.
—-Shqetësuese për paqen dhe stabilitetin botëror sa vet këto dy luftëra janë zgjedhjet e ardhshme në SHBA që do të përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e rendit demokratik në SHBA por dhe në botë. Shtetet e Bashkuara sot kanë një ekonomi dhe ushtri nga më të fortat në glob.Por sistemi politik i SHBA-se është në krizë të thellë si kurrë më parë në historinë e saj. SHBA ja sot është e vetmja demokraci e përparuar industriale që si duket nuk mund të sigurojë më një tranzicion të lirë dhe të drejtë të pushtetit që shihet dhe pranohet si legjitim nga shumica e popullsisë së saj.Ky ankth tmerrues në kontekstin e një luftë të madhe mes Rusisë dhe Ukrainës,të cilës nuk i shihet fundi,dhe luftës tjetër të madhe midis Izraelit dhe Hamasit,që edhe asaj nuk i dihet përfundimi e bën përspektivën botërore më të zymtë dhe më të paqendrueshme.Viti 2024 e gjeti vendin, shoqërinë amerikane ekstremisht të polarizuar,të ndarë si asnjëherë në historinë e saj, për shkak se Trump ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet presidenciale.Ai shpejt po e rikthen lojalitetin e shumicës dërrmuese të liderëve republikanë në legjislaturat e shtetit, në Dhomën e Kongresit, në Senat,dhe të mediave me prirje republikane,të djathta dhe ekstreme.Retorika konfliknxitëse,deklaratat e tij me tone kërcnuese si;ndërprerja e ndihmave Ukrainës, tërheqja e SHBA ve nga NATO,kërcnimi me bombardim ndaj Iranit, bllokimi i kufirit me Meksikën etj, acarojnë edhe më tepër klimen politike brenda dhe jashtë SHBA-ve!
Ekziston një mundësi tmerrësisht shqetësuese,por çdo ditë më e besueshme që SHBA ja në fakt të mos jetë në gjendje të mbajë zgjedhje të lira, të verifikuara dhe të pranuara me 5 Nëntor.Refuzimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga blloku republikan apo ai demokrat do ta trondiste sistemin e saj politik, ekonomik, financiar kurse pasojat politike në arenën ndërkombëtare mbesin të paparashikuara.Rreziku më i madh për SHBA-në nuk janë sulmet e mundshme ushtarake të Rusisë,as një luftë e madhe me kinezët,nuk është as Irani, Korea Veriore por është cenueshmëria e zgjedhjeve në SHBA. Dhe kjo cenueshmëri është relativisht komplekse dhe kërcnuese për mirëqenjen dhe sigurinë kombëtare.Kjo për faktin se qytetarët amerikanë nuk jetojnë më në të njëjtin mjedis informativ dhe mediatik.Jo të gjithë përfshirë edhe vet Trump janë dakord se zgjedhjet e fundit nuk ishin fituar, madje ai dhe ndjekësit e tij u përpoqën në mënyrë të paligjshme dhe me dhunë të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve të fundit.Shqetësues dhe tejet i frikshëm është fakti që përafërsisht gjysma e elektoratit amerikan do të rizgjedhë atë që e dinë mirë se nuk është i interesuar për zgjedhje demokratike as për forcimin e rendit demokratik në SHBA dhe në botë, përkundrazi.Trump edhe gjatë mandatit si Preident vazhdimisht kishte shprehur admirim për autokratët dhe diktatorët më të mëdhenj të botës.Faji këtu nuk është terësisht i Trumpit,ai është një simptomë shumë serioze e faktit që institucionet amerikane janë delegjitimuar në vazhdimësi gjatë dekadave duke u përkeqësuar vazhdimisht.Ai është vetëm një përfitues i paskrupullt nga ky realiteti i ri defektoz.Për Presidentin Biden dhe ekipin e tij potencialisht egziston frika se do të përballen me rreziqe ligjore nga një Departamenti i Drejtësisë i FBI së ose IRS së i politizuar i administratës së Trumpit. Njëherit edhe Trump beson se po të humbasë zgjedhjet ai, familja dhe njerëzit afër tij do të përfundojnë nën hetime madje edhe në burg.Realiteti është se kushdo që fiton,Biden apo Trump,gjërat nuk do të përmirësohen domosdoshmërisht sepse Biden nuk ka kapacitet kurse Trump nuk ka vullnet e as dëshirë për të pacifizuar klimen konfliktoze politike.Ai beson se përfiton duke iu referuar kundërshtarëve të tij politik si armiq të popullit, Shteteve të Bashkuara,traditës amerikane etj duke i cilësuar ata si marksistë,komunistë, anti amerikanë,dashamirë të emigranteve duke ringjallur një valë të retorikes përbuzëse ndaj demokratëve të paparë që nga koha e McCarthysmit.
Tri janë rreziqet kryesore që kanosin paqën dhe sigurinë e botës sot: lufta Rusi-Ukrainë, e cila tani po hyn në tre vjetshin e saj, lufta Izrael-Hamas,që është në muajin e katërt, dhe ajo ndoshta më e rrezikshmja , SHBA KUNDËR VETËVETËS, e cila po fillon tani.Dhe në të tri këto raste, nuk ka asnjë mekanizëm të besueshëm që do t’i zvogëlojë këto tensione, do t’u japë fund apo edhe do t‘i frenojë ato konflikte.Dhe në të tria këto luftëra, udhëheqësit nuk ndajnë të njëjtën hapësirë ​​informacioni.Ata madje as nuk bien dakord për të njëjtin grup faktesh bazë. Ky është një mjedis gjeopolitik i paparë i rrezikshëm për botën mbarë.Në thelbin e këtyre tri vatrave kërcnuese, katalizatorë të dinamikës së konfliktit janë vet liderët e tyre.Ata për megalomaninë e tyre,përpjekjen për tu zgjedhur gjegjësisht rizgjedhur për të qëndruar ,vazhduar, përforcuar pushtetin e vet,për të krijuar Figurën Kyçe Historike apo për t‘i shpëtuar dënimit madje burgut,nxisin, menaxhojnë dhe drejtojnë luftëra dhe konflikte me pasoja tragjike për botën .
Lufta Izrael-Hamas ka të ngjarë të përshkallëzohet në disa drejtime e që nuk janë brenda kapacitetit të Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera të mëdha në rajon për ta përmbajtur,neutralizuar, përkufizuar atë.Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndodh me Hezbollahun në kufirin verior midis Izraelit dhe Libanit. Raketat e Hezbollahut në Izrael,vrasja e një lideri politik të Hamasit në Bejrut nga Izraeli qojnë drejtë përshkallëzimit, i cili i konvenon vetëm Izraelit gjegjësisht Kryeministrit Natanjahu dhe ekstremit politkofetar të Qeverisë së tij , nga i cili përshkallëzim varet fati politik i Kryeministrit Netanyahu.Për të,përfundimi i shpejt i luftës padyshim do të jetë fundi i pushtetit dhe potencialisht përballja me burgun.Nuk është vetëm m ai por është gjithashtu i gjithë kabineti i luftës izraelite që beson se prolongimi i luftës do involvojë SHBA-në direkt në konflikt të gjerë rajonal, me çka do ta bënte të pamundur kthimin në status quo në e para 7 Tetorit 2023.
Ishte vet Natanjahu me bashkëpunëtorët e tij që vite me radhë lejoi,favorizoi dhe ndihmoi organizatën Hamas me qëllim të degradimit ,luftës dhe delegjitimimit të Autoritetit Palestinez të zgjedhur nga palestinezët dhe ndërkombëtarisht të pranuar si Qeveri Palestineze.Tani pas afro 25000 palestinezëve dhe 1400 izraelitëve të vrarë,pjesët kresore të Gazës të rrafshuara,spastrimit etnik me qëllim të zgjerimit të teritorit,ndërhyrjës së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj Evropianë duke u angazhuar aktivisht në luftë kundër Huthive në Jemen, në Irak dhe në Siri,pasojat do të jenë;radikalizimi i miliona palestinezëve dhe përkrahësve të tyre arabë dhe myslimanë në të gjithë botën.Ky trend i radikalizmit të mëtutjeshëm pa dyshim se mund të çojë në dhunë,antisemitizëm,në sulme terroriste,jo vetëm në rajon, por potencialisht edhe në Evropë, edhe ndoshta në Shtetet e Bashkuara.Pasojat e këtij destabilizimi të rrezikshëm të rajonit, do të jenë ngarkesë ekonomike, sociale, financiare mbi miliona njerëz të botës duke krijuar njëkohësisht një mundësi të re për „super eliten financiare“ të botës, që të monopolizojë edhe më tepër resurset njerëzore, ekonomike,financiare të botës.
Edhe lufta në Ukrainë përsonifikohet me megalomaninë,autokracinë,vazhdimësinë e sundimit, kompleksin e figurës historike të Putinit ku ribërja e Bashkimit Sovjetik është përcaktim dhe destinim historik i imponuar nga vet Providenca Hyjnore dhe aspiratat e popullit rus.Rreziku më i madh është se trajektorja e dinamikës së kësaj lufte është në një pikë kthese.Ukrainasit jo vetëm që nuk do të jenë në gjendje të rimarrin tokën e tyre, por ata mund të mos kenë njerëz që të vazhdojnë të luftojnë madje për të mbajtur tokën që kanë aktualisht. Krejt kjo falë ndihmave ushtarake të kufizuara dhe të seleksionura,sanksioneve të kalkuluara me kujdese nga SHBA dhe shtetet partnere të NATOs.Rizgjedhja e Trumpit president jo vetëm që kërcënon integritetin territorial të Ukrainës dhe Zelenskit si lider,por kërcënon gjithashtu integritetin e Aleancës Transatlantike, e cila ishte bërë më e fortë gjatë dy viteve të fundit pas pushtim rus të teritorit ukrainas.
Fraza interesante në raportet interne “Ukraina është në rrezik të humbjës -Rusia nuk ka asnjë mënyrë për të fituar”, është mëse domethënëse.
Edhe nëse supozohet se ukrainasit mund të fitojnë falë mbështetjës së vazhdueshme të SHBA së dhe ndihmës së konsiderueshme ekonomike të BE-së ,ata përballën me terë kundërshtimin që krijojnë hungarezët dhe tani çekët,me vështirësitë buxhetore të Gjermanisë , përfshirë këtu edhe asetet e ngrira, ligjërisht problematike, të Rusisë dhe aplikimi i tyre për rindërtimin e Ukrainës për të përshpejtuar integrimin në BE gjegjësisht anëtarësimin në NATO , hipotetikisht brenda dy-tre vitesh, me pëlqimin unanim të të gjitha vendeve të NATO-s.Kjo nënkupton se i terë ish teritori i Ukrainës i pushtuar nuk do të përfshihet në ombrellën mbrojtëse të NATO-s sepse NATO-ja nuk do të futet në luftë të drejtpërdrejt me rusët për territorin e okupuar.
Ky skenar është një supozim tejet optimist.Por edhe nëse realizohet e terë kjo, rusët papë janë humbës .
Rusia do të përballet me një Ukrainë tjetër nga ajo e vitit 2022, më e konsoliduar dhe me një urrejtje të thellë ndaj Rusisë dhe rusëve që do të përcillet me gjenerata.
Një NATO e zgjeruar me Finlandë dhe Suedi në Veri,më shumë territor që rusët duhet të mbrojnë.Ky ishte preteksti që rusët hynë në luftë kundër Ukrainës-për të mos lejuar NATO n në Ukrainë .Në aspektin e sigurisë gjeopolitike Rusia tani është më e cënuar se kurrë më parë.Njëkohësisht edhe në aspektin ekonomiko-financiar lufta me Ukrainen ishte e dëmshme përtej parashikimeve të Moskës.Qindra miliarda dollarë asete ruse janë të bllokuara dhe potencialisht do të përfundojnë në fondin e rrindërtimit të Ukrainës.Rusia bëri llogari të gabuara me evropianët,duke menduar se përmes burimeve energjetike,gazit rus do ta gjunjëzojë ekonominë e BE së e sidomos atë të Gjermanisë.Kostoja ishte e madhe për Gjermaninë dhe BE në, por ato arritën të sanojnë gjendjen dhe të gjejnë tregje dhe alternativa të reja energjetike.Dëmi kolosal me pasoja afatgjate ekonomike për rusët është i pallogaritur.Një dëm tjetër që vlen përmendur janë miliona civilë rusë që kanë ikur, shumica të rinj të aftë të zgjuar,profesionistë të lamive të ndryshme që shoqërisë ruse do t’i mungojnë në vitet e ardhme.
Vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën në vitin 2022 jo vetëm që ishte një vendim tmerrsisht i gabuar por ishte një vendim fatal që u mundësua nga amerikanët dhe evropianët,të cilët pas pushtimit të 2014, nuk bënë asgjë serioze.Përkundrazi ata vazhduan të bënin biznes me Rusinë si zakonisht madje edhe me shumë se përpara aneksimit të Krimesë.Miratimi në heshtje i SHBA-ve dhe BE-së,korrupsioni i individëve të rëndësishëm politik evropian,mediat dezinformuese brenda dhe jashtë,mbështetja e madhe tek segmentet e sigurimit, por mbi të gjitha etja e pangopur megallomane për pushtet, prestigj,famë të pavdekshme, e denjë vetëm për botën ruse e bëjnë këtë, një epilog akoma të pambyllur të kësaj tragjedie me përmasa globale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu