Nga: Bardh Nëngurra, Sarpsborg, Norvegji
SHIFNE DHE LEXONE BUDALLAKUN SHQIPTAR
Më ka rastis disa herë të kem pas replika deri edhe konfrontime ,verbale me shqiptarë të Shqipërisë zyrare, të cilët kanë një prirje që gjithçka që ka Shqipëria e në vecanti toponimet, akronimet dhe mikrotoponimet, me i quajt me origjinë sllave!!! Ja ku e keni linkun më poshtë me këtë shkrim shkarravinë të këtij portali maskarallëk që shkruan se si me dekretin e Mbretit Zog, Parlamenti i Shqipërisë me datë 05.05.1937, votoi ligjin NR: 753 për ndryshimin e emrave me kuptim sllav të fshatrave dhe qyteteve në Shqipëri, ligj i cili u bë i plotfuqishëm më 06. 07. 1938 nga Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Ministrit të drejtësisë së asaj kohe, z. Faik Shatku.
Reagimi im asht ky: …. si ka mundësi që në Shqipëri të mbretnojë kjo ide, ky mendim, se emërtimet dhe toponimet nëpër Shqipni, nese kane spjegim të paqartë SHQIP, atëhere ato janë SLLAVISHT?!!!
Si ka mundësi që këta njerëz, mos ta mendojnë se me ide dhe me deklarata të tilla po bajnë argatin e politikës hegjemoniste ekspansioniste antishqiptare të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale serbe, të cilat nëpër dekada mbledhin materiale dhe dëshmi të rrejshme me të cilat para botës duan ta paraqesin opinionin se Shqiptarët janë ardhacake, pushtues në tokat që quhen Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Lugina e Preshevës, Malësia e Madhe, Sanxhaku etj, etj. Ju që thoni se emnat, toponimet akronimet, mikrotoponimet e tokave shqiptare kane domethënie serbe, ju jeni TRADHËTAR TË KOMBIT. Ju jeni dobica gjak sllav, sepse pohimet e tilla çfarë juve i bani, as vet fashistët më gjakpirësa serbë nuk do kishin guxue me i thanë. Po, po, nuk do kishin guxuar sepse ata megjithatë do ishin skuqur kur dikush do i konfrontonte me fakte të tjera e jo ashtu si po shkruani ju.
Juve nuk turpnoheni fare!
Zoti ju marroftë dhe ju mallkoftë!
Këtu në këtë listë që me dekretin e Mbretit Zog qenka marrë vendim në Këshillin e Ministrave, me ndryshue emnat e fshatrave dhe qyteteve, qenkan 22 emertime. Unë që njof shkëlqyeshëm 9 gjuhë sllave dhe që i flas rrjedhshëm dhe i shkruej edhe me alfabetet e tyre cirlikë, në këtë listë nuk po shof asnjë emër fshati e as qyteti që ka kuptim dhe spjegim në cilëndo gjuhë sllave, por unë shof se që të gjitha këto spjegohen e kuptohen vetëm në Gjuhën Shqipe. Po analizoj disa:
VELABISHTI, togfjalësh apo fjalë e përbërë ku pjesa e dytë BISHTI ka kuptimin vetëm Shqip. Të gjitha gjuhët sllave i thonë REP kësaj fjale ”bisht”. Gjithashtu, as pjesa e parë VELA nuk mund të ketë asnjë kuptim në asnjë gjuhë sllavisht, por ka kuptim vetëm Shqip.
KUCOVA, çfarë kuptimi sllavisht ka këtu?! Pse nuk qenka shqip nga togfjalëshi KU U COVA?!
POLOVONA , s’ka kuptim sllavisht. Ka kuptim Shqip, PO LOZ VON ()nëse ka fshat me këtë emër se në dijeninë time ka fshat me emrin VELABISHT).
COROVODA, mund ta ketë kuptimin sllavisht prapashtesa VODA (UJI shqip) dhe mund ta kenë marrë sllavët nga ne, CURRIL UJI dhe e kanë bërë përkthim bukfal ose tesktualisht, CURI = VODA, e pastaj shqiptarët e kanë shqiptarizuar sllavishten në COROVODA.
BELLOVA s’ka kuptim sllavisht fare, ka kuptimin Shqip; BEL HOLLA.
POLLOZHANI…. sllavisht nuk është, Shqip tingëllon ma shumë, por unë nuk jam ekspert i fonetikës e as onomastikes për ta zbërthyer në Shqip ndaj më tej le të merren ekspertët.
BULQIZË = asgja me asnjë gjuhë sllave. Shqip BULÊZOJ.
BRADASHESHI asgja me asnji gjuhë sllave. Prapashtesa SHESHI asht Shqip. pastër.
TROPOJA… o Zot cfarë krimi, toponimin e pastër kristal SHQIP, shqiptarzinjtë e sllavizojnë dhe e spjegojnë me toponimin serbisht TRI POLJE që Shqip përkthehet TRI FUSHAT. Tmerr, tradhëti kombëtare asht ky mendim. Toponimi TROPOJË asht nga shqipja PO TRUPOJ, po eci shkurt, pra banorët e Malësisë së Mbishkodrës, Malësisë së Madhe dhe vetë Malësisë së Gjakovës po I bien shkurt për të ardhë në Gjakovë, Prizren apo Pejë për të arritur me shpejt.
DRASHOVICË …s`kam shpjegim, por sllaviszëm as këtu nuk ka.
VODICË, pse sllavisht, pse jo një VIJË UJI nga Shqipja.
KARBUNARA nuk ka asgja sllavisht, por po, ka turqizëm që Shqip bukfalisht mund ta përkthejëm PUSI ( BUNARI ) I ZI.
MAVRAVË apo MAVROVË, as këtu s`ka asgjë sllavisht. Por ka Shqip, p.sh. MA VRAVE.
SELENICË, asgja sllavisht, Shqip S`E LEN HIC, S`E LEN FARE.
TREBLOVË asgja sllavisht , por paster Shqip, TRE BLUAN , bluarja e misrit, grunit në mulli.
GORISHT asgja sllavisht.Ky fshat asht në Mallakastër dhe asht vend guror, pra toponimi është nga Shqipja GURISHTE.
ZVËRRNEC asgjë sllavisht, Shqip Z`VË , NUK VE me prapashtesen tjetër që sllavisht nuk është e Shqip nuk di ta spjegoj.
CERKOVINË asgjë sllavisht, Shqip GJER KU VIJNË.
POGRADEC asgja sllavisht, por shqip pastër PO RA DIELLI.
DERVICAN asgja sllavisht, Shqip DERI (gjer) ATY VIJNË dhe CAJNË.
FRASHTAN asgja sllavisht, pastër shqip nga emri i drurit FRASHËR.
TERIHAT asgja sllavisht, pastër shqip TI RRI RAHAT
Prishtina, Kasova dhe Trudla e deshmojne se Keshtjella e Kassoves ishte Keshtjella e sotme ne fshatin Siqeve, rreth 10 km ne verilindje te Prishtines! (Qazim Namani, studjues nga Prishtina).
Pra, portal që e ke postue këtë shkarravitne turpërohu për veprimin antikombëtar e proserbosllav që paske ba.
Edhe ju studjues të lamive TOPOGRAFI, ONOMASTIKË, ARKEOLOGJI, HISTORI, ANTROPOLOGJI etj, etj., si dhe ju qytetarë të thjeshtë, ju lutem njëherë e përgjithmonë harroni këto budallaqe tue i shkrue emërtimet dhe toponimet e trojeve shqiptare gjithmonë me spjegimet tuaja injorante si emërtime e toponime sllave, sepse kështu ju po vërtetoni RRENEN SERBE, se ata ishin para neve në Ballkan, në trojet tona ARBNORE dhe neve paskemi mbetur aty si mbeturina të pushtimit pesë shekullor OSMANLINJ.
____
Shembulli:
Mendoj se z. Nëngurra gabon me keto qendrime.