ARKIVI:
9 Prill 2025

    Kryeministri Kurti mirëpriti ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius

    Shkrime relevante

    Kryeministri Kurti bëri homazhe në 26-vjetorin e betejës së Koshares

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm,...

    “Republika vaginale”, superfuqi nordike me kushtetutë orgazmike!

    Punim i artistit Sak Muji (Sylë Mujaj). Shkruen dhe knon: Lirim Patrioti Autor:...

    Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!

    Florim Zeqa Refuzimi arbitrar dhe më kokëfortësi e kërkesës së Albin Kurtit...

    Manipulimi i votës dhe pengesat për zhvillim: LDK dhe refuzimi i pushtetit të ri

    Nga: Luan Dibrani Kosova ka kaluar një periudhë të rëndësishme zgjedhore ku...

    I pharrueshmi Sami Repishti, përkujtim në 100 vjetorin e lindjes

    Nga: Frank Shkreli “PER NJI ELITE PATRIOTIKE, DEMOKRATIKE, DHE PROFESIONALE” Po të ishte...

    Shpërndaj

    Prishtinë, 5 shkurt 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare bashkë me një delegacion të përbërë edhe nga deputet të Bundestagut gjerman. 

    Duke i uruar mirëseardhje në vizitën e tij të parë në Kosovë, kryeministri Kurti, që në krye të herës, shprehu falënderimin e tij, të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë në gati 25 vitet e fundit, nga çlirimi, te pavarësia e deri në shtetndërtim, dhe ndihmën e vazhdueshme në integrimin evropian dhe euro-atlantik. Ai veçoi rolin e ushtarëve dhe oficerëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it të cilët gëzojnë popullaritet në mesin e qytetarëve që janë mirënjohës për shërbimin e tyre.

    Më tej kryeministri, shprehu vlerësimin e tij edhe për rolin që Gjermania ka luajtur në forcimin e unitetit evropian përball Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë. 

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të parë të tij. Ai u shpreh i lumtur që ushtarët gjermanë gëzojnë respekt dhe popullaritet në mesin e qytetarëve. Theksoi se Gjermania, së bashku me partnerët e saj në NATO, ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në dekadat e fundit, dhe se ajo është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

    Përgjatë bisedës, kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Pistorius me rezultatet e qeverisjes, prioritizimin e sigurisë dhe mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024 dhe për zhvillimet e fundit në vend. Bashkë folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. 

    Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministrit Pistorius, u përcoll edhe me një takim tjetër me delegacione të zgjeruara ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga komisionet parlamentare për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

    Pas këtyre takimeve, ministri Pistorius u prit gjithashtu edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilën zhvilluan një takim bilateral.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu