ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kosovë dhe Shqipëri :  Çlironi pengjet në Serbi !

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Muharrem Salihu
President i AFEDS
Ështe inkurajuese që Presidentja e Kosovës foli për ” të kerkuar reagimin e nderkombetarëve për të ndalur procesin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi ” si instrumenti kryesor për spastrimin etnik atje- si konfirmon raporti i Komitetit serb të Helsinkit.
Mirpo në lidhje me këtë qasje, kam dy konsiderata :
1) Ndërkombëtarët e kanë bërë punën e tyre, po dy shtetet tona nuk e kanë bërë ! Ndërkombëtarët janë ata që e kanë financuar raportin. Ai është një raport profesional, i besueshëm, dhe tashmë është në duart tona. Tash topi është tek ne. Kanë folur partitë tona për këtë çështje, por e kanë bërë zbehtë, dhe ato nuk kanë akses ndërkombëtar ;
Ne si AFEDS ndihmuam autorët e raportit, me dëshmitë kryesore,
me asistencën tonë, me inkurajimin tonë.
Tash duhet të flasin institucionet tona, të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministrat e dy vendeve. Më saktë duhet të kishin folur shumë më herët dhe tani ky raport do duhej të ishte qarkulluar në kancelaritë kryesore boterore, me nxitjen e dy shteteve tona, apo të ndërmerren hapa të tjerë legalë dhe diplomatikë !
2) Kosova dhe Shqipëria nuk duhet thjesht të flasin, por dhe të veprojnë. Perkundrejt Serbisë, më së shumti, me reciprocitet kryesisht, por dhe në procesin e dialogut.
Në raport thuhet se : fati i shqiptarëve në Serbi është peng i dialogut, apo i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Pra ne duhet të flasim me Serbinë si duhet që të çlirojmë pengjet ! Me diplomaci, por dhe me akte reciprociteti, duke mësuar madje prej Serbisë. Shikoni sesi Presidenti Vuciç do ta shnderrojë problemin e serbes Gashiç që po rikthehet në Gjakovë si problem dialogu dhe Kosova nuk po duket se ka ndërmend ta trajtojë problemin e 8000 shqiptarëve të spastruar etnikisht nga Serbia !!!! Duhet reciprocitet ! Pse kryeministri Rama që ka folur  për këtë reciprocitet në vizitën e tij në Preshevë në 2015, nuk po flet dhe as vepron 6 vjet rresht në këtë linjë përkundrejt Serbisë ??
Me Serbinë duhet një marrëveshje e madhe historike dhe jo improvizime që nuk zgjidhin asgjë dhe lenë problemet hapur. Për të formuluar qasjen e përbashkët kombëtare jo thjesht ndaj shqiptarëve në Serbi, na duhen konsultime, forume te perbashketa, formale dhe informale, akademike dhe politike njëherësh. Tema e kësaj marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk mund të jetë ekskluzivitet i Kosovës, por i gjithë kombit shqiptar. Mjaft me shou takimesh me faktorë që s’ përfaqësojnë asgjë dhe janë në rastin më të mirë, vëzhgues memecë të asaj tragjedie që po ndodh në kurriz të shqiptarëve në Serbi, ku Medvegja është në prag të zhdukjes edhe per fajin e tyre !

Në mbyllje të këtij qendrimi, duhet të them me realizëm pesimist : për fatin tonë, ku mund të ndikojmë vetë, nuk duhet të fajësojmë Zotin dhe të tjerët. Duhet t’i kërkojmë shkaqet dhe fajet tek vetja. Nuk duhet të lejojmë të përsëritet ajo qe ndodhi në Camëri, sepse sot jemi më të fortë, të paktën në letra ! I zoti e nxjerr gomarin nga balta.. Jo fqinjët !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu