Nga Gjon Keka
Kur lexoni historinë e kombit tonë arbëror, posaçërisht historinë e Dardanisë (Kosovës), mund ta shihni qartë një zinxhir të gjatë betejash të pandërprera. Stuhitë e egra shpesh shpërthyen rreth vendit tonë dhe e kërcënonin ta tundnin atë deri në themel. Më shumë se një herë kombi ynë arbërore ,e veçanërisht Dardania(Kosova) dukej në buzë të humnerës.
Edhe tani në shekullin XXI , pas çlirimit me nidihmën e miqëve dhe aleatëve ndërkombëtare si ShBA, BE; NATO etj, pastaj ushtarëve të lirisë dhe urtësisë politike e vizionare të presidentit historik dr.Ibrahim Rugova në vitin 1999 dhe rishpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008,Dardania(Kosova ) ka thithë shumë pluhur e helm të huaj ideologjiko-politik e fetar.Gjatë kësaj kohe e deri më sot kanë hyrë shumë duar armiqësore ku sëbashku me duart e armiqëve të brendshëm,renegatët dhe mbetje etj, po i shkaktojnë dëme të pamatshme imazhit, historisë, identitetit tonë kombtar dhe figurave historike themeltare duke filluar nga mohimet e figurave dhe historisë e deri të njollosja dhe sulmet ndaj personaliteteve kombëtare mbikohore të kombit tonë.
Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i sëmurë rëndë, duke e vënë gurthemelin e Katedrales së Shën Terezës në Prishtinë…
Që nga vdekja e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova Kosova është qeverisur nga individ e parti që nuk i kanë kushtuar rëndësi identitet kombëtar, kulturës burimore, ruajtjes së vlerave e figurave themeltare të historisë së kombit tonë. Madje pikërisht qeverisja e tillë pa vizion dhe pa identitet e urtësi i ka grumbulluar shumë probleme vendit që nga problemi i mirëqenjes ekonomike, shkollimit, edukimit, kulturës ,historisë,religjionit etj. Nën qeverisjen e partive pas vdekjes së presidentit Rugova, u bë vëllazërimi me turqit dhe politikat e përbashkëta orientale sulltaniste. Një vëllazërim me vendet aziatike jo vetëm që ka treguar se sjell mjerim e varfëri, injorancë e shkatërrim, por edhe prishje të imazhit dhe rrezikim të vetë qenjes identitare kombëtare arbërore-dardane europiane.
Askush deri më sot nuk i ndali rrymat e huaja idelogjike fetare që hynin në Kosovë me anë të një dekreti apo ligji të shëndosh kombëtar, për çdo ditë kishte fyerje,sulme e mohime ndaj çdo gjëje kombëtare,dhe figurave themeltare dhe askush nga pushtetarët e asaj kohe dhe gjerë më sot nuk doli e as nuk e tha asnjë fjalë e sa me dekret e ligj me i ndal këto marrëzira që ndodhnin para syve të secilit.
Shtrirja e idelogjisë fetare të huaj në trojet dardane u bë me shpejtësi jo vetëm nga shfaqja e sekteve agresive që nuk njohin komb e zot tjetër,dhe individëve të ideologjizuar ,por edhe xhamizimi i panumërt dhe i panevojshëm për një shoqëri që aspiron të integrohet në familjen e kombeve europian aty ku edhe e ka vendin gjeografikisht ,historikisht dhe natyrshëm si komb.
Tani u bënë 24 vjet nga çlirmi dhe 16 vjet nga rishpallja e pavarësisë dhe ende nuk kemi një dekret ,një ligj, një pushtetar,një parti etj, që i del ballë kësaj dukurie negative duke e ndal një herë e përgjithmonë atë dhe duke e orientuar ,shoqërinë, rininë, brezat dhe të gjithë kah përparimi, shkenca ,dija ,drita,vlerat humane e qytetëruese ka e mira e përgjithshëm dhe ruajtja e identitetit e kulturës kombëtare arbërore dardane europiane.
Përfaqësues të Lëvizjes kombëtare të Deçanit në një mbledhje të përbashkët në Milor me ata të Shqipërisë , kah fundi i janarit 2024
Prandaj, edhe pse vonë , sikur thuhet shpesh:“më mirë vonë se kurrë“ lindi edhe Lëvizja kombëtare e Deçanit e cila e pa të udhës të dal publikisht dhe ta shpalos atë që është dashur që moti të shpaloset, pra mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtare dhe ruajtja e tij nga rrymat helmuese idelogjike fetare të huaja. Me daljen e kësaj lëvizje tani janë shfaqur hapur dy forca divergjente që po ndikojnë aktualisht në drejtimin që do të marrë vendi: fryma e regresit, prapanike dhe ideologjike dhe fryma kombëtare e përparimit, e humanizmi dhe europiane. Fryma kombëtare e kësaj Lëvizje së sapozgjuar pulson gjithandej.Në gjithë këtë presion që tani gjendet,askush nuk mund të mbetet i paprekur. Në të duhet të shprehet fryma e kohës, në betejë për të garojnë të gjithë faktorët e kohës.Por, mbi të gjitha fitorja mbetet e jona si komb, fitorja e dritës përball errësirës, fitorja kombëtare e të vërtetës e identitetit tonë përball të keqes – armikut të brendshëm të kombit. Me zhvillimin dhe forcimin e identitetit kombëtar, vetëdijes kombëtare dhe shkollës e edukimit, do të zhvillohet edhe e ardhmja. Por kush mund ta heqë velin e së ardhmes së kombit tonë? Përgjigja në këtë pyetje është e lehtë, vetëm fuqia e dritës, e dijes ,e artit, shkencës ,zhvillimit të përgjithshëm e pozitiv, e ruajtjes së vlerave humane e kombëtare etj, mund ta heq velin e të ardhmes.
Rikthimi i shoqërisë kah drita, dija, shkenca ,kah vetvetja është domosdoshmëri e kohës ,është tepër e ngutshme që kombi ynë , respektivisht populli i Kosovës të orientohet si kombëtarisht si për nga konsolidimi i brendshëm ashtu që të zë hapin e të hyjë krah kombeve tjera të civilizuar europiane.
Rikthimi tek rrënjët identitetare kombëtare është triumf historik dhe shembje e të gjitha planeve të errëta të armiqëve të jashtëm e të brendshëm.Sepse me rikthimin tek vetja e tyre tek ajo që ata janë në të vërtetë si për nga rrënja ashtu edhe për nga identiteti e kultura e brendshëm, ata i shërbejnë atdhetarisht kombit të tyre ,të tashmes dhe të ardhmes së brezave ,si dhe e shpëtojnë nga gojët e ujqërve që rrinë gati për ta gllabëruar nga brenda.
Rikthimi i secilit tek rrënjët identitare arbërore është fitore e madhe, sepse me veprimin tuaj ju ia largoni armiqëve shanset për t’i realizuar planet e tyre nëpërmjet „urës“që po ndërton Turqia me ideologjinë politike neootomane në Kosovë dhe vendet tjera aziatike sëbashku më disa renegat brenda Kosovës dhe trojeve tona. Sepse planet e dy armiqëve historik të kombit tonë otomanëve dhe serbëve janë ndarja e interesave të tyre brenda Kosovës dhe pjesë tjera të trojeve tona sipas planeve të përbashkëta demoniake.
Armiqtë e jashtëm mund të bëjnë dëme të mëdha ,por këtë ata mund ta arrijnë vetëm nëse gjejnë renegat,dhe mbetje – armiq të brendshëm të kombit tonë ,ashtu që duke i kombinuar fuqitë armiqësore nga jashtë me ata të brendshmit. Në fakt ata tani ka vite që po e sulmojnë jo vetëm zemrën e historisë respektivisht figurave themeltare kombëtare, por edhe shtyllën kurrizore të kombit tonë iliro-arbëror duke tentuar që sëpari ta paralizojnë dhe më pas ta shkatërrojnë tërësisht.
Por, megjithkëtë, duhet shpresuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, edukimit të mirëfilltë kombëtar ,arsimor dhe si qytetar etj. Nëse fryma e përparimit nuk do ta fitojë ditën e saj, është rrezik që fryma e regresit,prapanike dhe e shkatërrimit ta dëmtojë rëndë vendin.Edhe pse gjasat që fryma e regresit e errët, janë të pakëta,nuk do të arrijnë kurrë ta fitojnë natën e saj.
Por, duke parë lëvizjet e fundit pozitive të ngritjes së vetëdijes dhe të zgjimit kombëtar, ky fakt hap një perspektivë pozitive për të ardhmen. Nevoja për edukim kombëtar, human, qytetar, e arsimim të mirëfilltë shpesoj që në të ardhmen të përhapet në masën e madhe të popullsisë; Shkëndija e zhvillimit të lirë të shpirtit është ndezur dhe nuk do të shuhet më. Nëse shohim tani në tërësinë e atdheut tonë, gjejmë kudo gjurmë të frymës së kohëve moderne; në të gjitha fushat, duke mos përjashtuar as fushën shpirtërore , takojmë burra e gra që mbajnë lart flamurin e përparimit dhe të emancipimit. Dhe kështu shpresoj që nëpër popullin tonë të kalojë një kortezh që lind shpresat më të bukura për të ardhmen e brezave dhe të vetë kombit tonë, ashtu që një ditë të bëhemi pjesë e familjes së përbashkët të kombeve europiane dhe të civilizuara.