ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Shumica e Pellazgëve për t’i shpëtuar pushtimit dhe asimilimit , u nisën në Greqinë veriore për t’u bashkuar me fiset e tjera pellazge…!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Mathieu Aref, pellazgolog 
___
* Një përgjigje të një pytje të mikut tim Alban Revuci. Kjo vlen edhe për të tjerë
Jo, emri “Ilir” nuk u zhduk, por ai i “Pellazgëve” po me ardhjen e pushtuesve helen. Disa Pellazgë u integruan dhe u asimiluan në këtë hapësirë të re e krijuar nga pushtuesit helen, por për t’i shpëtuar këtij pushtimi dhe asimilimi shumica e Pellazgëve u nisën në Greqinë veriore për t’u bashkuar me fiset e tjera pellazge…pieca tjetër u assimilua.
Rrjedhimisht, pak nga pak me zhdukjen e “emrit” të Pellazgëve, të gjitha këto fise të veriut të Greqisë, duke përfshirë edhe Pellazgët që ikën nga Greqia, u quajtën “POPUJ “TË LIRË” duke nënkuptuar “jo të nënshtruar helenëve” pushtuesit e rinj të Pellazgjisë. Të gjitha këto fise pellazgjike ishin të shpërndara në të gjithë veriun e Greqisë dhe u grupuan në principata ose mbretëri të vogla që merrnin emrin e fiseve që u nënshtroheshin princave ose mbretërve që secili kishte emrin e vet : “Teuta mbretëresha e Ardianëve”, “Genti mbret i Labeatëve” por asnjëherë Teuta, mbretëreshë ilire apo e Ilirëve apo Genti, mbret ilir apo i Ilirëve : kjo vlen edhe për Encheletë, Taulantët, Dassaretët, etj. Ky popull pellazg “kurrë” nuk e quajti veten “ilirë”, ishin “të huajt” që i quajtën kështu ! Helenët, pastaj Romakët, e përhapën këtë emër në të gjithë Evropën : popull « i lirë, jo i nënshtruar », siç e kemi vërejtur !
Veçanërisht te romakët, emri “ilir” mori një jehonë të veçantë gjatë krijimit të krahinës së tyre të quajtur “illyrii proprie dicti”. Prej andej ky emër u përhap si flakë dhe u përdor padrejtësisht për të cilësuar si “ilire” çdo gjë që ekzistonte para shfaqjes së vonshme të emrit « Ilire » në shekullin VI/V pes deri në atë pikë sa që arkeologët e kanë përdorur emrin « Ilir » për të përcaktuar periudha të largëta kur ky emër nuk ekzistonte ende. Është cituar me ndonjë frekuencë vetëm në kohën e poetit Pindar (-518-438) dhe nuk përmendet as në Iliadë. Është thjesht një FJALË “i lirë” që për fat të keq u bë Etnonim = “ILIR” dhe kjo zgjat deri më sot. Gjëja më e rëndë është se Akademia e Tiranës (nuk guxoj ta quaj e Shkencave) i lejon vetes të përdorë këtë emër gabimisht për të përcaktuar « paraardhësit e Shqiptarëve » (për LËNË PELAZGJET GREKVE??!!), kur paraardhësit e tyre të vërtetë ishin Pellazgët (prehistorikë dhe parahelenë) populli më i lashtë i Evropës (disa mijëra vitesh) dhe gjuha e tyre një nga të parat e njohura në Evropë që unë e konsideroj si një « fosil e gjallë ».
Duhet theksuar se pas zhdukjes së “emrit” të Pellazgëve dhe strehimit të këtij populli në Greqinë veriore, moria e fiseve dhe principatave dhe mbretëritë e vogla pellazge të Greqisë veriore nuk u bashkuan dhe nuk përbënin një “komb” për rrjedhojë dobësia e tyre dhe dislokimi i territoreve të tyre nga pushtimet e huaja të ndryshme. Kjo u pasua nga asimilime të shumta masive : e gjithë sfera që i përkiste kryesisht popullit pellazg u zvogëlua pak nga pak ku sot ka mbetur vetëm një pjesë shumë e vogël e trojave të lashta të këtij populli : i gjërë nga dy brigjet e Danubit deri në Egje, Kreta dhe Azia e Vogël perëndimore dhe nga Adriatiku në Detin e Zi !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu