ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Për kujtim të Prof. Zef Chiaramonte (1946 – 2024)

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë

In memoriam

Më 11.02 2024 ndërroi jetë një nga personalitetet e shquara arbëreshe,  Prof Giuseppe Zef Chiaramonte.

Prof. Zef Chiaramonte lindi më 29 Korrik 1946 ne Santa Cristina di Gela, ishte arbëresh mjaft i njohur dhe shumë i popullarizuar i Sicilisë. Fatbardhësisht atë e kam njohur dhe jam shoqëruar me të vëllazërisht qysh gjatë studimeve në Romë (1968 – 1995), dhe nga atëherë kemi bashkëpunuar për çështjen tonë kombëtare arbëreshe – shqiptare, si theksone shpesh ai. Zefi ynë, kështu e quaja me dashuri, ishte pothuaj pjesëmarrës i rregulltë në Seminarin Ndërkomëtar për Gjuhë, Kulturë dhe Letërsi në Prishtinë, duke i dhënë jetë dhe gjallëri pranisë arbëreshe në Kosovë.
Gjatë diktaturës së Slobodan Miloševićit, ishte “zëri dhe ndërgjegja jonë” në Itali dhe më gjerë.
Prania e tij shumë aktive, tërheqëse dhe domethënëse në Kosovë ishte sidomos gjatë viteve 1990, sidomos në Pajtimet e gjaqeve, në SHHBK “Nëna Tereze”, në përkrahjen e lëvizjeve për shkollim dhe mjekësi pararele, alternative – shqiptare.
Kishte një bindje, edhe më tepër, një besim të pathyeshëm së pari në Zotin, pastaj edhe në Popullin tonë, se herdo-kurdo e mira, e drejta, e vërteta, jeta, mbi të gjitha liria dhe demokracia, me këtë Dashuria, do të vijnë edhe për ne dhe do ta mposhtin urrejtje, dasitë, përçarjet, diktaturën.
Me natyrë të qetë dhe të hareshme, me bindje dhe përcaktime shqiptare – arbëreshe, me orientim perëndimor dhe demokratik, ishte vërtet atdhetar i shquar dhe i dalluar, me angazhime të gjithanshme në të mirë dhe dobi të Popullit.
Shpesh më thoshte kështu: “Është vërtet mrekulli egzistenca dhe mbijetesa jonë shumshekullore, kudo, sidomos për ne Arbëreshët. Ju e keni përballuar perandorinë turke – otomane, më vonë atë serbo – sllave, ndërsa ne Italinë (latinët), dhe me çdo çmim kemi mbetur dhe jemi vetvetja… Tash na nevojiet si kurrë më parë “gjaku ynë i shprishur”, bashkimi dhe bashkëveprimi ynë, që në këtë globalizëm, mos të shkrihemi dhe të zhdukemi… Admiroj Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, kryeplakun Prof. Anton Çettën, shumë intelektualë dhe krijues shqiptar kudo, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në diasporë, në veçanti Imzot Nikë Prelën, njeriun e Provanisë hyjnore dhe të historisë sonë të afërt. Historia jonë është vërtet mrekulli. Nga “gjaku ynë i shprishur” doli në pah botëror edhe Shën Nëna Tereze, si filizë e re e trungut tonë të moçëm…”
Ka ushtruar profesionin si mësues i shkollës së mesme, më pas  ka punuar si drejtor në bibliotekën e Palermos. Gjithnjë ka jetuar dhe punuar në Palermo të Siçilisë, me zemër dhe prani kudo ishte e mundshme dhe e kërkonte nevoja e njerëzve tanë.
Prof. Zef Chiaramonte ishte studiues i kulturës se Evropës Lindore, duke i përsosur njohuritë e tij për Ballkanin  në universitetet e Selanikut dhe të Prishtinës, me interesim të veçantë për “çështjet shqiptare dhe arbërseshe”..
Me këmbëngulje dhe bindje ishte për variantin gjuhësor dhe kulturoro arbërisht. Thoshte kështu: “mendo, fol, jeto dhe vepro arbërisht!” Mu për këtë ishte i angazhuar në dhënien e kurseve të ndryshme gjuhësore dhe kulturore në Palermo dhe në pjesë të ndryshme të Siçilisë, për ta mbajtur të gjallë “shpirtin arbëror”. Këtë mision e kryente me shumë përkushtim dhe dashuri edhe në krye të Bibliotekës së Palermos, ku ishte fara e mirë e dijes, dritës, atdhedashurisë dhe vëllazërisë tonë.
Gjatë “Kalvarit tonë në Kosovë”, ishte “engjëlli ynë”, me përkthime, angazhime, shpjegime, konferenca, pritje të të dëbuarëve tanë, me shkrime, duke zgjuar ndërgjegjen njerëzore tek italianët, edhe më gjerë, në botën demokratike evropiane, duke thënë kështu: “Disfata e Shqiptarëve në Kosovë, do të ishte katastrofa e mbarë njerëzimit, shkelja dhe asgjësimi i një Populli që ka dëshmuar strategjinë paqesore jo – dhunore – Dr. Ibrahim Rugova; Pajtimin e gjaqeve dhe faljen – Prof. Anton Çettën; bamirësinë – Nënën Tereze – Don Lush Gjergjin. Mu për këtë bota nuk mund t’i mbyllë sytë para kësaj drame shqiptare, gjithnjerëzore..”.

Me Ibrahim Rugovën…Zef Chiaramonte ishte përkthyes i Ibrahim Rugovës në verës e vitit 1999.

Ai duke qenë njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe italishte, bëri punën e  përkthyesit  zyrtar, për pranimin dhe sistemimin e, kryesisht nga Kosova nëpërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke bashkëpunuar me Prefekturën dhe Komisariatin e Policisë së Palermos, për të siguruar  Qendrën e Mikpritjes Albanesi të Buon-fornello (COAB).
Puna dhe angazhimi i tij pati edhe mirënjohje publike italiane. Ishte mik dhe bashkëpunëtor me Dr. Ibrahim Rugovën, Prof. Anton Çettën, Imzot Nikë Prelën, me Kishën dhe Popullin tonë, në gëzim dhe dobi të ndërsjellët.
Ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv Rajonal të A.I.B. (Shoqata e Bibliotekave Italiane), korrespondent i seksionit të gjuhës shqipe të Radio Vatikanit, sekretar i Komitetit Italian “Pro Kosova”, përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare të Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin dhe shumçka tjetër.
Me pak fjalë: ishte i gjithanshëm, tejet i bindur, i frymëzuar dhe motivuar për të qenë në shërbim dhe dobi të Popullit, me aq vrull, vullnet, mbi të gjitha gëzim, hare dhe dashuri, gjë kjo që binte në sy kudo dhe gjithnjë.
Prof. Zef Chiaramente është autor i veprave: Vijmë nga Shqipëria, bot. Sinnos, Romë, 1992; Toka e Konstandinit: Arbe bizantinë, Normanët dhe Shqiptarët, në S. Cristina Gela: burime dokumentare, Palermo, 2002.


Prof Zefi, dallohej për iniciativat e tij, si edhe per mbështetjen e flaket te variantit arbërisht në shkollë, por edhe promovimin e arbërishtes ne administratë publike dhe shkollore.
Për këto nisje dhe veprimtari, sidomos për përkushtim dhe dashuri, jeta dhe vepra e tij është e pavdekshme. Zefi ynë e donte Arbërinë e tij, në Itali, një “pikë e vogël në detin e madh”, rrënjët e tij dhe tona, ilire, arbërore dhe shqiptare, sidomos  Kosovën tonë martire.
Mu për këtë Kosova nuk do ta harrojë kurrë buzëqeshjen e tij, shtatin e tij të lartë, veshjen e tij kombëtare – shqiptare, plisin e tij të bardhë, edhe më shumë zemrën e tij të madhe dhe atdhedashëse.
Vullneti, vrulli, entuziazmi, atdhedashuria, gjallëria e tij, sot dhe gjithnjë janë kujtime dhe përjetime të paharrueshme. Zefi ynë vërtet ishte figurë emblematike dhe karizmatike, sa qe ndër ne, në këtë botë, e tash e tutje do të ndërmjetësoj te Zoti në amshim për mbarësinë e Popullit tonë.
Shpiri i tij i mirë pushoftë në paqen e amshuar!

Më 12 shkurt 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu