ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Ta kuptojmë situatën në të cilën janë kapur oligarkëtë e PD-së dhe LDK-së , me ndihmën edhe të “Gestapos” famëkeqe të SHIK-ut!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
____
Jemi bërë gazi i botës !
___
Dihet se uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe që nuk lëviz historikisht, stërkeqet dhe vetëshkatrrohet. Mbase. Por janë të çmendurit dhe zullumçarët ata që bëjnë historinë, jo logjika. Dardania do ta ndalte rrotullimin e saj. Shqiptarët do ta humbnin qëllimin e vet.
Prandaj, para së gjithash ne duhet ta kuptojmë çfarë nënkuptojmë me fjalën “ATDHE”.
“Jeta në Dardani është bërë diçka e pamundur. Ajo nuk duhet të ishte, por është. Kjo është një tragjedi kombëtare – që ky brez e përjetoi”.
Kjo është e vërtetë çudi, sepse e gjithë populli është i vdekur dhe si uji që nuk lëviz dhe është shndërruar në kufomë e moçal!
Atdheu ynë, si një foshnje e varfur mezi ngrihet në këmbë që i kanë pirë energjinë dhe gjakun deri në palcë! Dihet se uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe që nuk lëviz historikisht, stërkeqet dhe vetëshkatrrohet. Po kështu, shumica janë më të pakurruptueshëm sesa pakica.
Individi ka prirje të mposhtet nga inati ose nga ndonjë pasion tjetër antikombëtar. Kështu që politika për mua është orvajtje për të vërtetuar epërsinë në poste e privelegje etj. Po përse? Sepse pushtetarët brendapërbrenda këta e ndien vetën inferior ndaj qytetarit. Këta njerëz të ligë shpirtërishtë janë të destinuar të ndiejnë veten iferior. Ky është fakt, realitet te shqiptarët në të dyja anët e kufirit. Në qoftëse se ne nuk e kuptojmë këtë luftë klanesh, luftën e tyre për epërsi në çdo gjë dhe në qoftëse populli del prej kësa lufte dhe qëndron mënjan dhe vezhgon gjithçka është duke ndodhur, atëherë ky popull i dehur ka hyrë në vallën e tyre.
Atëherë nuk është viktim!
Por është edhe bashkëpunëtor i tyre…!
Puna është vetëm që ta kuptojmë situatën e kalbur, në të cilën janë kapur e gjithë oligarkëtë e PD-së dhe e LDK-së , me ndihmën e edhe të (Gestapos) famëkeqe të SHIK-ut!
Ҫfarë po ndodhë? Populli ka humbur betejën!? Jemi bërë gazi botës. Historia dhe politika nuk ka fIlluar me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën dhe as do të mbaroj me ta. Dhe ç’është historia e tyre veçse këta njerëz që u presin rrugën të gjithëve dhe që kanë lënë plagë në vetëdijën e çdo shqiptari? Dhe ne këtë s’mumd ta quajmë histori të tyre? Në mendjet e tyre s’ka asgjë tjetër, përveç plehërave e e sëmundjeve.
Këta shërojnë një sëmundje, por e përhapinë një sëmundje tjetër edhe më të rrezikshme.
Prandaj kushdo si Hashimi që bëhët si president dhe kryeministër i vendit, si Isa diferencuesi më i dhunëshmi, më i rrezikshmi në vitin 1981, lutet vetëm që të vdesë në postin e vet.
Sepse të zbresinë poshtë, ata s’mundin – kjo gjë është tepër fyese, poshtëruese; të ngjitësh lart s’ke ku shkon, vetëm vdekja i çliron nga këto poste. Këta zullumçarë përpiqën me të gjitha forcat, me të gjitha intrigat, të jenë sa më lartë se të tjerët, të jenë disi të veçantë, të famshëm – por të gjitha këto janë politikë zullumçarësh.
Ne, populli duhet me politikë të shëmtuar, kundër një politike të flliqur.
Kështu pra, niveli instiktiv i politikës është i shjeshtë:
“Të drejtë ka vetëm ai që është më i fuqishëm dhe mafijoz!”. Thjeshtë, me një fjalë ligji i xhunglës.
Kështu po zbrazej Kosova nga rinia e saj. E bashkë me rinë ikte fryma e rebelimit, me te fikej çdo shpresë. Detyrohem t’ia privoj vetes kënaqësinë e lëxuarit e një libri në këtë mesditë, për shkak të gjëndjes së rëndë politikë, sociale dhe ekonomike. Kjo dëshmon se ky problem nuk është individual, por është ngritur në nivel shoqëror e, që është edhe më tragjike, është ngritur në nivel gati nacional duke i përfshirë edhe ca struktura shtetërore të PD-së e të LDK-së.
Mendoj se kjo është mjaftë për të kuptuar se kurrsesi populli shqiptarë nuk duhet të bjerë në grackë. Ne këtu jemi për lirin, për jetën e Dardanis dhe jo për vdekjen e saj. Duket sikur Dardania po nxjerr frymën e fundit.
Shpresoj që ngritja e vetëdijës do të na shpëtoj nga e keqja që e ka pllakosur këtë popull e këtë qeveri pa kokë! Tani popullit s’i mbetet veç të mendojë llojin e vdekjes që na përgatisin armiqtë tanë.
Shqiptarët kudo që janë, me zinë dhe vdekjen nëpër këmbë, besoj se e kanë përëjellë këtë shëmti me aq shpërfillje, saqë nuk do të kenë pasur kohë as të zemërohen. Nga e gjithë kriza që përjetojnë sot shqiptarët, kriza politike e morale duket më e tragjike. Gjithashtu, duhet nënshtruar vetëdijës kritike dhe opinionit demokratik të gjitha shkarjet politike-diplomatike nga vija e interesave vitale kombëtare.
Politika shtetërore nuk guxon të shkelë mbi interesat kombëtare. Nga politika shqiptare do të varet se çfarë statusi kombëtar do të krijojmë dhe çfarë situatash për zgjidhjen e dramës kombëtare në Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Mal të Zi etj. Kështu Kuvendi Mbarëkombëtar do të forconte përbakësinë tonë kombëtare dhe pozicionin tonë ndërkombëtarë, sepse pa u marrë vesh sot me vetveten, nuk mund të mirremi vesh me botën.
Mënyra më e mirë për t’u ndarë nga e keqja është të mbash qëndrim ndaj saj.
Qëndrimi lind në mendje e jo në xhepa, kurse tradhtia qëndron jashtë mendjes. Edukata e jonë duhet t’ia heqë maskën kësaj bande maskarenjësh. Ne duhet t’ua tregojmë fytyrën kësaj qeverie, turmës, bandës – nuk duhet që kjo të të jetë edhe fytyra e popullit të vërtetë, dhe në fakt kjo duhet të jetë fytyra e Hashim Brojës dhe Isa Prapashticës.
Dardania ka të tillë njerëz të mrekullueshëm, të çmendur e banal, dhe me të vërtet, jo të gjithë në pushtet janë tepër të çmendur – të çmendur në sytë e popullit. Vetëm sahanlëpirësit e çmendur mund të jenë të lumtur e të gëzuar me këtë gjëndje marrëzie; kurse populli ka zgjedhur arsyen e shëndoshë bashkë me fatkeqësinë, vuajtjen dhe skëterrën që e lënë pas zullumçarët e pushtetit të PD-së. Këto jane tiparet e një pushteti të pastër që shet veten, trojet, prindërit, familjen, brezin e ardhshëm të Dradanis.
Me nje turp të madh nuk fshihet ngjyra e tij!
Ndjenja e dëshprimit dhe apatisë, që erdhi pas euforisë së largimit të rinjëve, por edhe sindromi ynë tradicional i përçarjes po e bëjnë të vetën.
O të ndërmerrej diçka, o ose, na piu e zeza!
Apo duhet hequr dorë nga jeta! Morali dhe energjitë tona kombëtare kanë rënë dukshëm. Nuk është më në modë me qenë patriot, rezonojnë ca gjakprishur. Turp duke i’a bashkangjitur edhe tradhtinë!
Tradhtari është destinuar të jetë tradhtar përgjithmonë. Këta janë të programuar, mbi ta është një vulë, dhe kjo do ta ndjekë vetëm turpin. O Zoti madh! Shfaqin gatishmërinë e tyre dhe aktivizohen, pas 16 vjet pritjeje, në jetën tonë politike, kurse trushpërlarët e këtij popullit i nxjerrin përpara të rinjtë nëpër sheshe si paravan gogolin e procedurës së shpejtë! Me gishtin treguaes të ngritur lartë: “Ne jemi musliman arab e jo shqiptar!”.
Shtrohet pyetja: “Kush janë këta?”.
Çfarë force janë? Janë po ata dhe duke u sjellur si çlirimtarë dhe duke luajtur rol prej “adhetari” ndaj çështjes sonë kombëtare: ata që ndezën luftën politike brendashqiptare, zjarr ky që i frynë vazhdimisht në vitet që pasuan, aq sa sot forcat kryesore politike në Shqipëri e, në masë të madhe, edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, e në Preshevë, hargjojnë energji shumë më të mëdha në luftë verbale me njëra tjetrën sesa me armiqtë shekullorë të kombit tonë, shovinistët serbë dhe grekë, por edhe ata maqedonas, që synojnë të na mbajnë në darën e bllokadës; të ndarë e të coptuar, të përçar e të çorganizuar.
Të drejtën për të vrarë shqiptarë?
Dikush mund të thotë, natyrisht, se të gjithë e dimë, e ndiejmë, e shohim se kështu nuk bënë, mirpo ja, kaq janë mundësit tona, kurse, nga ta tjerët, mund të shtojë me të drejtë ky oponent, askush ose pothuejse askush nuk po tregon se çka dhe si më tutje? Dihet se kusht i domosdoshëm për sherimin e sëmundjes është diagnoza e sakt e saj. Pastaj vjen terapia, që është shumë herë një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Këtë mund ta konstatojë çdo shqiptarë i rëndomtë, pa qenë nevoja të jetë veprimtarë politik. E migjithatë, kreu politik i Kosovës vazhdon avazin e vjetër, si Thaçi me bandën e tij., me shumë procese të hapura. Gjithashtu edhe Mustafa!
Duhet integruar të gjitha energjitë mendore, do mbledhur mendjet më të ngritura të kombit, duke flakur mospajtimet e mosdurimet egocentrike, duke vënë interesin kombëtar mbi çakordimet partiake e sedrat e fryera dhe të sëmuara, për të arritur një konsensus kombëtar, ku jo vetëm politika, por edhe kultura dhe njerëzit e saj do të zinin vendin e merituar.
Shqiptarët duhet të kenë pogramin e vet global kombëtar dhe interesin e vet aktual kombëtar, jo më pak interes kombëtar është, madje-madje, siç e tha dikush shumë me vend, më i madhi interes yni kombëtar është – sado paradoksale të tingëllojë, të jesh i talentuar, i përkushtuar, punëtor i mirë, intelektual i mirë, fshatar i mirë, qytetar i mirë, të jesh profesor i mirë, të jesh klerik i mirë.
O Perëndi!?
Interesi kombëtar nuk bënë të bjerë viktimë e liderve analfabet dhe injorantëve politik…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu