ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Radio nga vitet 70’, dokumentari që shfaq rrugëtimin e radios në Kosovë

Shkrime relevante

Shpërndaj

M.P. / RTKlive

Në Ditën Ndërkombëtare të radios, Radiotelevizioni i Kosovës ka publikuar dokumentarin arkivor “Radio nga vitet 70”, i cili dokumenton rrugëtimin e radios në vendin tonë.

Në një përmbledhje gjysmë orëshe, pamjet dokumentojnë sfidat infrastrukturore me të cilat janë përballur punëtorët e radios, e të cilët ishin disa nga zërat e parë që u dëgjuan nga dëgjuesit shqiptarë përmes valëve të radio Prishtinës.

Secili nga përjetimet e veta profesionale, rrëfejnë në këtë dokumentar për ngritjen dhe zhvillimin e karrierës së tyre dhe të sferës mediale në vend nëpërmjet informimit përmes valëve radiofonike.

Përveç dokumentimit historik, në këtë përmbledhje mund të kuptohet edhe revolucioni kulturor që ky medium ka bërë ndër vite. Përfshirja e grave këngëtare në skenën muzikore vendore, duke u përballur me stereotipet gjinore të asaj kohe është njëra nga to.

Radio ka shërbyer edhe si medium ku është promovuar një nga adresat e gjurmët e pashlyeshme të talenteve të rinj muzikor, “Akordet e Kosovës”.

Madje një kthesë historike ka qenë edhe transmetimi i radiodramave, të cilat janë një prej zhanreve më të vështira artistike për realizim. Në dokumentarin e RTK-së shihen momente të xhirimit të tyre nga aktorët e mëdhenj si Adem Mikullovci, Leze Qena, Fitim Domi e aktorë tjerë të shquar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu