ARKIVI:
7 Janar 2025

Unë du me t’dashtë n’terr

Shkrime relevante

Christopher Hill dhe politika e dyfisht: Një rrezik për Kosovën dhe stabilitetin rajonal

Nga: Luan Dibrani Padyshim që deklaratat dhe veprimet e ambasadorit amerikan Christopher...

At Gjergj Fishta për rolin e shtypit të lirë

“Shpëtimi i nji populli nuk mund të mbështetet vetëm në trajtën...

Zgjedhjet- duhet të votojnë vetëm taksapagonjësit shqiptarë, asnjë tjetër…!

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Zgjedhjet e ardhëshme në të cilat dy partitë...

Shpërndaj

Ervina Toptani, Vjenë

Poezi

Kam frikë me t’dashtë n’dritë,
Andrrat e çiluna n’zemër teme
njerzia n’ag m’i ka shkelë,
Pat zbardhë dita …
Unë du me t’dashtë n’terr,
Me u lavjerrë përqafë n’ty n’natën pus,
Njashtu e di se askush s’ka me kuptu
me çka terri ma ngin shpirtin,
çka nata ushqen n’mu,
Ndeze n’shkreptimë t’synit tand nji xixë,
Njaq sa me m’kqyrë buzët,
N’terrin tem t’dashnisë,
s’vyen ma shumë dritë…
Lenjau ditën t’marrve për me u dashtë shpirt

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu