ARKIVI:
18 Tetor 2024

Repa e Llapit , inspektorët e dikurshëm serbë dhe shembulli se si e mësojnë historinë me urrejtje ndaj shqiptarëve nxënësit serbë

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

  • Inspektorët serbë në shkollën e Repës

Repa është një fshat mjaft karakteristik në trevën e Llapit dhe nja 15 kilometra në veri të Podujevës. Dikush edhe nga zabitët turq e kishte krahasuar me Pejën vendbanimin Repë. Diçka si të tillë e vlerësuan edhe serbët mbas pushtimit të Kosovës, kur filloi kolonoizimi i Kosovës me serbë, prandaj nuk është e rastit pse këtu pati një numër të konsideruar kolonësh serbë.

Është një vendbanim me mjaft ujë, me lumin Llap që e përshkon përmjedis, me tokën mjaft pjellore, me male përreth e me kodrina të ngritura në lindje dhe perëndim, ndërsa në veri e ka sipër Mavriqin e Llapit me fshatra. Fshati, edhe aso kohe ishte i pasur me pemë shumë e të mira.

Pastaj, një vend ideal edhe për blegtori.

Për të gjitha këto, këtu ishin ngulitur shumë shtëpi sllavësh kolonistë të ardhur kryesisht nga Serbia. Numri i shtëpive ishte i madh edhe pas Luftës së Dytë Botërore, për çka, këtu edhe kishin hapur shkollën vetëm në gjuhën serbe dhe për nxënësit serbë të Repës e të Pollatës, ani pse ishte shkolla edhe në Krypimeh, nja tre-katër kilometra më në jug të Repës.

Dikur shkojnë inspektorët për të vlerësuar punën e mësueseve dhe të nxënësve se sa po mësonin.

Kur kanë shkuar inspektorët në shkollën e Repës, ku kanë mësuar vetëm nxënësit serbë. që konsiderohej se armiku më i madh ishte nazizmi gjermanë, pasi pyesin nxënësit, marrtin krejt tjetër përgjigje, dhe ishte karakteristikë e mësueseve serbë.

Inspektorët ua shtrojnë pyetjen:

– Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj? – e pyesin nxënësin e parë.

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët! – përgjigjet nxënësi. Pyesin edhe nxënësin e dytë në klasë:

– Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj?

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët, zotëri mësues! – i përgjigjet edhe nxënësi i dytë, duke menduar se ai i pari e kishte mirë.

– Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj? – pyesin edhe nxënësin e tretë, duke menduar se do të marrin përgjigjen e pritur.

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët, zotëri mësues, ashtu siç u thanë dy nxënësit para meje! – përgjigjet edhe nxënësi i tretë.

Pra, ky është një shembull, se si e mësojnë historinë nxënësit serbë, se kë e cilësojnë ata armikun më të madh nëpër shkolla dhe në jetë, për çka po lufton Vuçiqi sot, tamam sikur të ishte ai nxënësi i Repës në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX.

Nëse kjo mbetet kështu, që nxënësit të mësojnë me planprograme të Serbisë, sot ose edhe pas Asociacionit, le të kenë të qartë se ata nuk do të integrohen kurrën e kurrës në institucionet e Republikës së Kosovës.

Se, ky edhe është qëllimi i formimit të Asociacionit, që të mos përfillen organet qendrore të Republikës së Kosovës, por të shkelen me të dy këmbët.

Dhe, të mos harrojmë, se ky është vetëm një shembull, ndoshta ndër një mijë të tjerë a më shumë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Qasje të njëjtë Serbia ndaj shqiptarëve kishte në mbarë Kosovën.
    Kjo urrejtje rrënjët i ka shumë herët e sidomos me vendosjen e Mbretërisë Serbo- Kroate e Sllovene në Kosovë . Nikolla Pashiq, një monstrum dhe i njohur me fashizmin e tij ndaj shqiptarëve në emrin e tij kishte uzurpuar qindra hektarë toke të shqiptarëve në Rrafshin e Dukagjinit. Ky kolonizim i tmerrshëm i Kosovës u vërejt edhe në Sibovc të Llapit më 1923, kur Serbia, shkatërroi varrezat shqiptare dhe në vend të tyre ndërtoi shkollën 8 – vjeçare enkas për fëmijët e kolonëve serbë.
    Kjo praktikë vazhdoi deri në vitet e dyzeta . Me ardhjen e gjermanëve që zonë interesi e kishin këtë pjesë të Kosovës, iu dha e drejta edhe fëmijëve shqiptarë që ta mbajnë mësimin në gjuhën e tyre amëtare,në këtë shkollë .
    Mirëpo,prapë dominonin serbët të cilët i kishin dy – tri paralele dhe mësimin e mbante njëfarë Misha Gaiq . Kurse nga radhët e shqiptarëve mësimin e frekuentonin vetëm 8 nxënës . Mësues i parë ishte Adem Guta nga Zaskoku i Ferizajt .Ademi për shkak të Atdhetarizmit të tij dhe përpjekjeve për ta rujtur gjuhën dhe kulturën shqiptare pushkatohet diku në Vojvodinë nga partizanët serbë.
    Me kusht që jeta të bëhet e padurueshme për fshatarët e Sibovcit në këtë fshat me tokë të klasit të parë, nga vende të ndryshme të Serbisë sillen edhe 33 familje të tjera serbe.
    Kurse, në hyrje të fshatit vendoset Këmbana me Kryqin si provokim i hapur ndaj shqiptarëve. Kjo kambanë bëhet shkas dhe thyerja e dy gurëve të varreve të kolonëve serbë dhe në vitetet e 80- ta,pakurrfarë arsyeje mbahet 9 muaj në burgun e Beogradit, Faton Ejup Zeneli, asokohe 19 vjeç.
    Fatoni keqtrajtohet në mënyrë barbare dhe prej asaj kohe e ka të rrënuar shëndetin . Një kambanë me kryqin deri vonë ka ekzistuar edhe në lagjen e Dërllupëve në Gllamnik . Kjo kambanë ka qenë e vendosur në pronën e vëllezërve Ali,Veli,Hajdin dhe Rrahim Mustafa, kushërinj të të ndjerit Xhemail Mustafa.
    Praktikat e derisotme tregojnë që Serbia synim e ka pasur dhe e ka destabilizimin e Kosovës. Bandat kriminale të Vuçiqit tash sa vite e kanë pamundësuar jetën normale në Mitrovicën e Veriut.
    Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, është bombë me filtër në duart e hamshorëve dhe banditëve serbë që jetën e bëjnë me vrasje e plaçkitje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu