ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Pse e fsheh historinë e vërtetë për Dodonën dhe Epirin Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj


Nga Kujtim Mateli

(Pjesa e dytë e parathënies së librit “E vërteta për Dodonën dhe Epirin) 

Pas botimit të librit të tretë për Dodonën në vitin 2020, ku përcaktohej qartë vendndodhja e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit dhe mungesa e saj në luginën e Carakovistës, duhej të përcaktoja qartë edhe dy çështje të tjera:  

1-A mund t`i gjendej emri këtij qyteti të luginës së Carakovistës që pretendohej si Dodona dhe cilit qytetërimi i përkasin gjetjet arkeologjike të këtij qyteti? 

2- Cila është etnia që ka banuar në Dodonë dhe në Epir duke e parë në të gjithë rrafshin historik, nga orakulli i parë që i përket periudhës së para Luftës së Trojës deri në shekullin e IV-t pas Krishtit, kur Dodonës iu shkatërrua orakulli dhe tempulli nga Perandoria Romake për t`i hapur rrugën Krishtërimit. Përcaktimi i qartë i kufijve të Epirit me Helladën dhe përfshirja e Epirit si pjesë e Ilirisë gjatë periudhës romake.   

Gjatë viteve 2020-2023 kam punuar për librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, të cilin mund ta konsideroj si librin e katër tezave, të cilat me burimet që kam sjellë mund t`i konsideroj si të vërtetuara nga ana ime, por edhe të pranuara nga recesentët e këtij libri dhe nga disa studiues të tjerë që kanë shkruar artikuj për librat e mi dhe të botuara në shtypin e shkruar.  

Po cila është arsyeja që tezat e mia kundërshtohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë?  

Në qoftë se Dodona do të shkojë në vendndodhjen e saj të vërtetë, pra në Dëshnicë të Përmetit, ku shënjohej kufiri midis Ilirisë dhe Pellazgjisë, atëherë historia do të shikohet në një këndvështrim të ri: Dodona, kryeqyteti i pellazgëve ka qenë edhe kryeqytet i ilirëve.  

-Kjo lidhje vërtetohet nga fakti që hyjnia Di e Dodonës mbante në kokë një kësulë si takija e myzeqarëve të sotëm.  

-Mali i Tomorit si mal i Ilirisë adhurohej me të njëjtin status si Olimpi pellazg, pra, të dy si male të shenjtë.  

-Emri Dodona sipas gjuhëtarit italian Bonfate, është një emër ilir si të gjithë emrat që mbaronin me -ona, që gjendeshin në të gjithë Ilirinë. Që do të thotë se gjuha që përdorej në Dodonë i përket etnisë pellazgo-ilire dhe që pellazgët dhe ilirët flisnin të njëjtën gjuhë  

-Hyjnia Di e Dodonës nderohej nga Ambraqia (Arta e sotme) deri në Rizon (Risani i sotëm, në veriperëndim të Malit të Zi). Që do të thotë që i gjithë ky territor ku sundonte hyjnia e Dodonës i përkiste së njëjtës etnie që ishte ajo pellazgo-ilire. 

 Në kushtet kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nuk e kundërshton përkatësinë helene të Dodonës, do të ishte fatale për këtë Akademi, vendndodhja reale e Dodonës në kufijtë e Ilirisë. Ky lëshim i bërë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, që nuk i ka kundërshtuar deri më sot pretendimet absurde të Akademisë së Athinës për përkatësinë helene të Epirit dhe të Dodonës, ka krijuar në botën akademike evropiane dhe më gjerë keqkuptimin se Epiri antik ka qenë pjesë e Helladës.  

Akademia e Shkencave e Shqipërisë   me vështirësi (se ka edhe mendime që popullsia e Epirit nuk ka qenë as ilire dhe as helene) e pranon Epirin të banuar nga ilirët. Veç historia është e dokumentuar mirë. Që nga kohët e para ardhjes së helenëve, pra, disa mijëvjeçarë para Krishtit e deri në shekullin e lindjes së Krishtit, Epiri është njohur si Pellazgji dhe banorët pellazgë. Pas lindjes së Krishtit, kur panë se gjuha epirote dhe ajo ilire ishin të njëjta, atëherë Epiri u përfshi si pjesë e Ilirisë.  

Mirëpo Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk e njeh vazhdimësinë pellazgo-ilire të Epirit, duke e dëmtuar rëndë të vërtetën historike. Ashtu siç e paraqet historinë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, të krijon përshtypjen se ilirët janë vendosur në Epir si pushtues, duke ia lënë Akademisë së Athinës ta pretendojë Epirin si helen në mijëvjeçarët para Krishtit. Ky shovinizëm i Akademisë së Athinës dhe kjo paqartësi e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka bërë që padrejtësia të ngjitet edhe në rrafshin politik dhe të përcillet deri në nivelet e larta të Bashkimit Evropian. Që Akademisë së Athinës duhej që t`i jepej një përgjigje shkencore është kërkuar edhe nga prof. Kristo Frashëri, i cili në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës” botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07/08/2011, vë në dukje se disa botime gjoja shkencore nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare.  

Prof. Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. 

Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje: trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike, morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. ( marrë nga “Gazeta Shqiptare” datë 07/08/2011) 

Megjithëse ky libër është botuar në vitin 1997, nuk e ka marrë ende një përgjigje. Të heshtësh do të thotë ta pranosh. Ky libër i botuar në anglisht është në tavolinat e punës së institucioneve akademike evropiane dhe të atyre botërore. Dhe të mendosh që institucionet politike të këtyre vendeve konsultohen me këto institucione shkencore, kuptohet se çfarë dëmi i vjen Shqipërisë, qoftë dhe me këtë libër.  

Lind një pyetje. A ka historianë shqiptarë që ta trajtojnë shkencërisht periudhën e antikitetit?  

Kësaj pyetjeje i jep përgjigje, po në atë artikull, prof. Kristo Frashëri: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”. 

Vërtet, përse heshtin dhe nuk flasin akademikët e Shqipërisë?! 

Që të flasësh duhet një produkt shkencor për historinë dhe qytetërimin e Epirit. Akademia e Shkencave të Shqipërisë as nuk e ka dhënë një përgjigje shkencore, as nuk e ka mundësinë për ta dhënë një përgjigje të tillë. Si mund të jap një përgjigje shkencore, kur ajo nuk e ka një studim, qoftë dhe disa faqesh, për Dodonën?!  Shkenca ekziston si rezultat i lëvizjes së saj drejt së panjohurës, brenda së cilës ndodhet e vërteta.  Nuk  do të ketë kurrë histori të vërtetë për shqiptarët, për aq kohë sa Dodona, kryeqyteti i botës pellazgo-ilire të pretendohet në vendin e gabuar. Historia e Epirit, që është pjesë e rëndësishme e Historisë së Popullit Shqiptar, duhet të zgjidhet përfundimisht nga institucione të përgjegjshme të trojeve shqiptare, në një përballje shkencore me botën akademike evropiane dhe më gjerë.  

Katër tezat e mia, janë përfundim i një pune më shumë se 20-vjeçare, pas leximit të më shumë se 2 mijë librave dhe dokumenteve arkivore, të revistave shkencore dhe artikujve studimorë, pas një meditimi të gjatë mbi materialin e grumbulluar dhe i konsultimeve të vazhdueshme me miqtë e mi studiues, që më kanë mbështetur me shkrimet e tyre të botuara në gazeta dhe revista, të cilët dua t`i falënderoj për kontributin e dhënë. Me dëshmitë arkeologjike që do të përfitohen nga vendndodhja e vërtetë e Dodonës, që është në Dëshnicë të Përmetit, do të dalë në dritë të diellit e vërteta historike që deri më sot ndodhet e manipuluar.

Të gjithë bashkë të ndihmojmë në zbardhjen e kësaj të vërtete. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu