Nga: Fan Noli, Agim Vinca, Abaz Goxhaj
- Shkrim per 99 Vjetorin e vrasjes se Luigj Gurakuqit
Para 99 vitesh, në mbrëmjen e 2 marsit 1925, në restorantin e hotelit “Cavour”, u vra në moshën 46 vjeçare, në Bari të Italisë Luigj Gurakuqi, i cili po darkonte me dy miq të tij: Riza Dani dhe vëllai i tij Dan Hasani. Luigji kërkoi leje prej tyre, duke thënë: “do t’shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.”
Duke dalur nga restoranti i hotelit u pa ballë përballë me Balto Stamollën, (djali i tezes së tij), i cili i zbrazi tri plumba në gjoks, me urdhër dhe pagesë nga Kryeministri Ahmet Zogu.
Luigj Gurakuqi është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë, duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave, në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.
Në prill 1911 mori pjesë në kryengritjen e Mbishkodrës dhe, së bashku me Ismail Qemalin, hartoi Memorandumin e Marrëveshjes së Greçës.
Më 1912 zhvilloi një veprimtari të dendur për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës.
Luigji shoqëroi Ismail Qemalin në mbledhjen e Bukureshtit, dhe më tej në Vienë. Me vaporrin e dhënë nga austro-hungarezët zbritën në Durrës më 24 nëntor, në orën 4 mbasdite; u nisën për në Vlorë të nesërmen me 25. Një natë fjetën në Çermë, tek Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer pashë Vrioni.
Në Vlorë mbërritën më 27 nëntor në darkë.
Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës Luigji u zgjodh Ministër i Arsimit, i cili vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza.
Luigj Gurakuqi merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin.
Gurakuqi mori pjesë në Komitetin Revolucionar që çoi drejt Lëvizjes së Qershorit 1924, ku iu caktua armatosja e kryengritësve të Nikaj-Mërturit.
Në qeverinë Noli të dalur pas Lëvizjes së Qershorit,Gurakuqi u emërua Ministër i Financave, dhe po atë vit1924, mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit.
Pas triumfit të Legalitetit shkoi në Itali ku u vra pas dy muaj tradhëtisht.
Vrasjen e Luigj Gurakuqit Fan Noli e vajtoi me elegjinë e mëposhtme, duke e shpallur Vigan Liberator (Vigan i Demokracisë).
Kjo poezi vleresohet si kryevepra e gjithë poezisë së Fan Nolit.
SYRGJIN – VDEKUR
(Elegji për Luigj Gurakuqin)
Nga Fan S. Noli
Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na I ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na I thanë tradhëtor.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.
Nëno moj, vrapo, merr malin,
Larot ta përmbysnë djalin,
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.
Nëno moj, ma qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt’ i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për horr.
Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojëmjalt’ e zemërhekur,
Syrgjingjall’ e syrgjinvdekur,
Ky Vigan Liberator.
- * *
Edhe poeti ynë nga Struga, Agim Vinca, e ka stigmtizuar ashtu si dhe duhet, vrasësin tradhëtar të Luigj Gurakuqit, Balto Stamollën, ose më saktë: Balto Baltën, në Baladën e tij për Luigj Gurakuqin.
Po japim disa strofa të asaj balade:
BALADË PËR LUIGJ KURAKUIN
Nga Agim Vinca
Ç’ditë qe ajo,
Atë botë në Bari,
Tek të qëllonte
Balto tradhëtari?
Qe ditë me diell
Apo e vranët?
A të tha kush:
Me fat plagët!
Plagët e rënda
Te kraharori,
Tek të qëllonte
Ai Balto Horri.
Ai Balto Horri,
Ai Balto Baltë.
Nënqeshte Zogu
Atje në pallat
Ç’ditë qe ajo
Vërtet, në Bari
Kur të qëlloi
Ai plumb tradhtari?
Ç’ditë qe ajo,
Ç’ditë e vërtetë?
Kur re një çast
Po jo për jetë.
Tek bridhte botës
Vëllai Theofan
E i thoshte Nënës:
“Mbaj zi për vëllanë!”
- * *
Në 24.12.2012, në 88 vjetorin e “Triumfit të legalitetit” me ndihmën
e bajonetave jugosllave dhe të bjellorusëve, kryeministri Sali Berisha
i ngriti Ahmet Zogut monument në Tiranë dhe në fjalën e tij, Fan
Nolin ai e quajti aventurier, ndërsa nipi i Zogut, “princi” Leka, në atë kohë këshilltar i Presidentit B.Nishani, në fjalën e tij theksoi: “ lavdi 600 oficerave bjellogardistë, të cilëve nuk u rezistuan dot 6000 ushtarët e armatosur të Nolit”, që ndihmuan gjyshin e tij për të marrë pushtetin me dhunë.
- * *
Për mos të ngelur prapa z.Sali Berisha dhe PD-së, edhe kryetari i PS-së, z.Edi Rama, pasi u zgjodh nga PS-ja dhe Parlamendi në funksionin e Kryeministrit të Shqipërisë, porositi shtatore për ish-gruan e ish-mbtretit Zog, Geraldinës, të cilën e inauguroi më 1 shkurt 2022, vendosur në krah të Ministrisë së Drejtësisë, 200-300 metra përkarshi shtatores së Ahmet Zogut. Dhe gazeta “Dita” të nesërmen e atij inaugurimi botoi shkrimin “Monument i ri turpi dhe hipokrizie”, ku, mes të tjerave shkruhet: “Nuk i themi dot mbretëreshë se nuk e ka pasur këtë status asnjë ditë. Me të drejtë shtrohet pyetja: Çfarë shërbimesh i ka bërë Atdheut kjo zonjë, kur gjatë qeverisjes së burrit të saj ajo ndenji në Shqipëri jo më shumë se një vit?!!”
* * *
Dhe, pas disa ditësh, më 12 shkurt, poeti Abaz Goxhaj, i indinjuar nga ky lloj vlerësimi i kryeministrit Rama, publikoi pezinë e tij të titulluar: “Ç’janë këto shtatore?!”, i ndodhur emigrant në Athinë:
Ç’JANË KËTO SHTATORE..??!!
Nga Abaz Goxhaj
Ç’janë këto shtatore
Fantazma të zeza?
Vrer e tradheti,
Turpi vjen tek dera.!
Ngrihen vazhdimisht
Pa kuptim e vlera,
Tokës i rëndojnë;
Vlon gjaku ndër breza..!
“Kërpudha” e parë
Ish një pasha turk,
“themeloi” Tiranën.
Turp e shkuar turp..!
Shihni Gerlandinën,
Pes’ ditë mbretëreshë,
Kapardiset shumë.
M’u si “sokoleshë”..!
Ç’ësht’ ky turp i radhës,
Ju që na drejtoni?!
MËMAT shamizeza
Ç’thonë? A i dëgjoni..?!
– Kemi të FLORINJTA
TONAT mbretëresha,
Iliren TEUTA,
ARGJIRO princesa..!
DONIKË KASTRIOTIN
e SHOTE GALICA,
ka plot KOMBI YNË,
si gjerdanë me drita..!
Sa shumë Mëmë PASHAKO
e NËNË TEREZA ,
LAPIDAR në qiell
ngrihen në gjith’ breza..!
Kemi vajzat tona,
në gjithë brezat radhë,
që “lindën” me pushkë,
për ATDHE U VRANË//!
Do flas, do bërtas
Me zë shum’ të fortë:
-Ç’ka bërë Gerlandina?!
Kush do të më thotë..?
Ç’bëri Gerlandina,
More faqezinj..?!
— Brodhi gjithë botën,
“fjeti” mbi florinj..!
Nuse në Tiranë,
As Dielli s’e pa,
Iku në 6 Prill
Me Mbretin përkrah!
Të gjithë vëndin mbarë,
Hall’ i madh e zuri;
AJO pershëndeste
Përtej nga Kosturi..!
Këtu bëhej luftë
E derdhej gjak me okë;
AJO bënte qejf,
Plazheve në botë.!
MËMAT po luftonin,
Ngarkuar me djepe;
AJO nëpër ballo
Bënte tuealete..!
U mbytën në lot,
MËMAT SHQIPËTARE;
AJO hasharitej
Bënte qejf në bare..!
MËMAT shamizeza,
Me plot plumba zëmrën;
AJO gjithë jetën,
S’e pushoi këngën..!
Bijt’ e TU, moj MËMË,
Nuk e njohën frikën;
LEKA , të vrit natën
E të qante ditën.!
Këtë fillim shkurti
Lali e “merr” përdore,
Në mes të Tiranës,
I ngre përmendore..!
I “jep” një buqetë
Të bukur me lule:
“-Sa lezet, që ke – i thotë-
Rri e qet’ moj nure..! “
GERLA përmendore
Ngrihet e krekosur;
MËMAT qumështdritë,
Poshtë saj “varrosur”..!
Pse nuk e nderoni
Vallë MËMËN TUAJ ,
Po, u ka hedhur dreqi
Vetëm në të huaj..?!
Jo, mor jo, s’varroset
MËMA GJERAQINË,
U ka bërë harram,
Qumështin edhe GJINË..!
Athinë, 12 Shkurt 2022.