Xhamia e Bresanës, Sharr, Prizren
Mevi Rafuna, poete, Dardani
Në vendin tim për çdo ditë ndërtohet nga një xhami, kështu që mbetë lagje, katun e qytet, që në çdo cepë rruge u ndërtuan xhamija- ku përgaditen mercenarë për lufta të huja.
Vajzat e reja që mbarojnë studimet- s’kanë ku ta gjejnë një punë, se vajzat nuk i pranojnë as në xhami për lutje…
Nuk ju dalin boll xhamijat- dhe të premteve mercenarët e islamit politik- i bllokojnë rrugët e shtrehen rrugëve, duke u thirrur emrin e Allahut dhe duke kërcënuar çdo “jo besimtar”.
Nuk ka rëndësi- nëse je Radovan dhe bahesh Ridvan se ti je një vlla musliman Dhe nëse ke vra shqiptarë në luftë, Allahu ta pranon lutjen…
Nuk ka rëndësi nëse je kriminel- por je besimtar Dhe nuk ka rëndësi nëse i ki katër gra në shpi dhe je pedofil.
Allahu për juve shtron pallate n’at botë,vetëm binduni imamëve antishqiptarë dhe ju keni me fitu xhenetin.
Me pantolla të shkurtë dhe lesh në fytyrë kjo racë e çoroditun, çdo ditë e kërcënon lirinë Por nuk ka rëndësi sepse ata e kanë të “drejtën hyjnore”
Ne që nuk jemi me ta; të gjithë do të digjemi në zjarrin e xhehnemit- se nuk i nënshtrohemi projektit të Vaso Çubriloviçit.
“Liria fetare” . antishqiptare…!
Në shtetin tim- politikanët vizitat i bajnë nëpër Katar e Arabi, Me çdo kusht tentojnë që mjerimin e tyre ta sjellin te ne.
Por nuk ka rëndësi se këta politikanë jetojnë vetë në lagje Marigona, ndërsa popullit i ndertojnë vetëm xhami.
Në vendin tim për çdo ditë ndërtohet nga një xhami, por nuk ka WC publike.
Çdo i ri në mundësinë e parë kërkon të largohet nga Kosova- se nuk ka liri nuk mund të këtë liri kur feja e pushtuesve robëron shpirtat…