ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Gjyshi im ka takuar disa herë një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur kombi shqiptar në dekadat e fundit, zotin Ali Podrimja. Dhe ai më tha për këtë.
***
“Ali Podrimja ishte një poet shumë i njohur shqiptar nga Kosova. Ai konsiderohet si poeti shqiptar i Kosovës që ka marrë më shumë njohje ndërkombëtare. Përmbledhja e tij e parë me poezi Thirrje u botua në vitin 1961 kur Podrimja ishte në shkollë të mesme. Në vitin 1982 doli përmbledhja me poezi Lum Lumi, e cila ishte një nderim për djalin e tij Lumi, i cili vdiq nga kanceri.
Lindur: më 28 gusht 1942, Gjakovë
Vdiq: 21 korrik 2012, Lodève, Francë”
***
Në librin e tij “Tkurrja e Atdheut”, faqe 152-153, tashmë i ndjeri Ali Podrimja, shkruan një tekst për shkatërruesin e Kishës Ortodokse Shqiptare, qoftëlargun/mumien Anastaz Janullatos.
PS. Më poshtë po citoj të gjithë tekstin, pa asnjë ndryshim:
Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos
Nuk ma merrte mendja në midis të Tiranës, pikërisht më 25 dhjetor, në Natën e Kërshëndellave, kur të dy kishat tona kremtonin Ngjalljen e Krishtit, një peshkop grek të lutej edhe për ata që më së rëndi kanë rrënuar ose rrënojnë etninë tonë. Përcillja TV shqiptar. Kisha, përplot vizitorë. Asgjë e keqe nga ai pelegrin. Njeriu ka nevojë edhe për lutje, edhe për kërkimin e zotit; njeriu ka nevojë bile edhe për mashtrim. Por në Kishën Ortodokse Shqiptare dëgjoja nga goja e peshkopit grek Janullatos diç befasuese, shqetësuese: Lutemi për Serafimin e Athinës, lutemi për Pavlin e Beogradit, për atë të Moskës… Por, i bekuari, një lutje nuk e tha për popullin shqiptar në të dy anët e Murit, as për Kishën Ortodokse Shqiptare, as për shtetin e Presidentin shqiptar, që ia mundësojnë qëndrimin e tij. Dhe kush mund të thotë se Shqipëria nuk është demokratike; bile demokratizimi i saj shkoi aq larg sa të heq dorë edhe nga pavarësia e kishës së vet! Nën diktatin bizantin ndërrohen edhe tekstet fetare të përkthyera ose të përpiluara nga Noli. Janullatosi, ashtu do. Dënimit të tij nuk mund t`i iku as Noli i famshëm, ai që ia solli krenarinë kombëtare kishës sonë. Kulmi i këtij turpi kombëtar ishte Mesha, e cila u tha në gjuhën greke! Tërë ai popull, brenda e jashtë, i lutej zotit në një gjuhë të huaj, e cila me shekuj bën përpjekje të na mashtrojë.


Mirëpo, atë që nuk mund e bën Qeveria shqiptare (E di ajo pse), kohëve të fundit ka filluar ta bëjë vetë kisha. Në Livadhi të Sarandës, në kufi me Greqinë, priftërinjtë shqiptarë nuk e lejuan të hyjë Janullatosin në kishën tonë. Në pavarësinë dhe kthimin e dinjitetit kombëtar ecën edhe kisha ortodokse në Elbasan.

Me gjasë kështu do të veprohet edhe në mjedise të tjera.

Por nuk di kur peshkopi grek do ta kuptojë se vërtet gjendet në vend të huaj dhe mikpritjen e popullit dhe Qeverisë shqiptare nëpërkëmbi?

ps!

Shih videon!

Plotësim i postimit tim: Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos

Gënjeshtra më e madhe është e vërteta që fshihet.

At Nikolla Marku tregon të vërtetën:

At Nikolla Marku : Kisha Ortodokse Shqiptare, vetëm një filial i Kishës Greke

REMA1000 | UkensFriske | RødeEpler | uke10 | 15s (youtube.com)

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Pa te keq zotni Aurel Dasarati, por kjo fobia, paranoja ose propganda antigreke, apo anti-ortodokse ne Shqiperi: Personalisht me ngjason ne filoturqizem ose proosmanizem te kamufluar dhe sofistikuar.

    Nuk jane te gjithe greket hasma ose armiq te shqiptareve o burre i dheut!

    Ne Grei per castin ose momentin ke mbi 1 milion emigrant ose refugjat shqiptar, te cilet ne shtetin helen e sigurojne kafshaten e bukes per veteveten, si dhe per familjet dhe farefisin e tyre ne Shqiperi.

    Se kendejmi, shqiptaret dhe greket me shume kane te perbashketa, se sa te vecanta me njeri tjetrin.

    Nuk jane grekerit, por jane turqit ata qe i kane vrare, sunduar, dhunuar, asimiluar dhe masakruar per me shume se 5OO vjet shqiptaret. E sot na dalin tyrli fare ” poeti, kengetari, baritoni ose ciceroni” me “kenget patriotike” mbi Camerine etj…Te gjitha ato me licence dhe porosi turke.

    Lere ti Ali Podrimen i cili i ndryshonte perdite fjalet, vargjet, strofat ose poezite si ato 2tezet e bordelit” breket dhe carapat nga “Metohia eshte gjaku yne qe nuk falet”, ne “Kosova eshte gjaku yne qe nuk falet” etj….Folklorizmin dhe romantizmin anash, te flasim dhe te shkruajme si njerez normal dhe racional. Pa fobi, paranoja, urrejtje, xhelozi dhe paragjykime te ndryshme objektive dhe subjektive.

    Mos harroni se edhe shqiptaret ortodoks jane vellezerit dhe motrat tona. Gjaku yne qe nuk falet dhe s´harrohet kurre.

    Pa te keq.

  2. Te me falin i ndjeri Ali Podrimja, i cili keto pune nuk i ka dijte aspak, si dhe Z.Aurel Dasareti, por e verteta asht kjo:
    Ne trojet shqiptare ka shqiptar ortodoks bile edhe patriot, por nuk ka pase KURR nji Kishe Ortodokse Shqiptare as ne periudhen e pushtimit turk-osman dhe as mbas nderpremjes se pushtimit osman.
    Krypopi i Durresit u predikonte besimtarve ortodoks, qe mos te mbeshtesin (ne ate kohe Nandor 1912) Shpalljen e Pamvarsise se Shqipnise nga Turqia Osmane.

    PO NOli do te thote ndokush a nuk ishte shqiptar qe tehmeloi Kishen Ortodokse Shqiptare?

    Jo zotni ai themeloi Kishen Ortdokse ne Shqipni por ne SHERBIM TE BOLSHEVIZMIT INTERNACIONALIST RUS, pra jo Kombetare. Noli ishte vegel bolshevike. Kur ishte kreminister ne qershor 1924 Noli i propozoi parlamentarve shqiptare te ngrihen ne kambe per te mbajet 5 minuti zi (jaze) per vdekjen e Leninit. Bile kjo gja u ba shkak qe me ndihmen e mbretnise serbe Europa e rrezoi nga qeveria dhe e zevendesoi me Zogun. Noli mbeshteti plotesisht programin bolshevik.
    Pose kesaj Noli ishte sherbetor i kasapit te shqiptarve internacionalistit Enver Hoxha. Per kete lexoni 6 volumet e studjuesit komunist Nasho Jorgaqi per Nolin ku publikohet LETERKEMBIMI i tij me Enver Hoxhen. Noli e quente komandant Enver Hoxhen dhe e mbeshteti tanesisht.
    Konkluzion:
    DERI ME SOT NUK KA PASE ASNJIHERE KISHE ORTODOKSE SHQIPTARE, POR O KISHE ORTODOKSE NE SHERBIM TE GREKVE O KISHE ORTODOKSE NE SHERBIM TE SLLAVEVE.

  3. Dakord z. Tedeschini!

    Nga kjo qe keni cekur ju ne komentin tuaj, del se as ne Shqiperi dhe as ne Kosove, nuk ka dhe s´ka pasur kurre as muslimanizem ( islamizem) autoqefal ose autentik te shqiptareve, por vetem muslimanizem puro…te trafikuar ose kontrbanduar nga pushtuesit e eger turko-otoman etj… Apo…?!

    Me fjale tjera: Ekskursi dhe diskursi fetar ose sociokulturor mbi “muslimanizmin dhe ortodoksizmin shqiptar”, si duket jane ngritur, projektuar dhe formuluar mbi “bazat” e paqendrushme pseudoshkencore, quazifetare dhe antikulturore, te narrativave dhe interpretimeve te ndryshme unilaterale, monologjike, monoteiste dhe monopolitike…Mbase, me ane te keqkuptimit dhe keqinterpretimit (falsifikimit) te eger dhe teper flagrant te te ashtuquajtures eshatologjise revolucionare (marksiste-leniniste) e cila kishte per qellim erresimin ose mjegullimin (evazionin) e pergjithshem te kufirit te njohur shkencor dhe humanist ne mes tendencave, ideve dhe teorive te njohura progresive dhe regresive.

    Apo….?

    C´mendim keni ju?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu