ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Glorifikimet e historisë, nuk janë “fiskultura!”

Shkrime relevante

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Sidomos patriotët psikopat e preferojnë glorifikimin nacionalshovinist të historisë, sepse mendojnë se ashtu e afirmojnë dhe e forcojnë Kombin shqiptar. Ata nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që shkaktojnë.
Glorifikim bëjnë edhe patriotët idealistë e romantikë, sepse mendojnë se popullit i duhet doping patriotik.
Glorifikim më ekstremist, nacionalshovinist, bëjnë sidomos marionetat e agjenturave armiqësore, sepse e përdorin për ta kamufluar veprimtarinë e tyre komplotiste, antishqiptare, pasi u duhet si mjet për t’u penetruar e imponuar në pozita sa më të larta “udhëheqëse”.
Të gjithë këta dhe të tjerët që u ngjasojnë këtyre, por nuk po më kujtohen për momentin, shkaktojnë dëme të mëdhe, me ose pa vetëdije, me ose pa hile.
Po sjell disa dy glorifikime të historisë me përqasa “botërore”, sepse kanë shkaktuar pasoja të mëdha.
Në një monografi “Aleksandri i Madh”, e shkruar nga një egjyptolog anglez para 100 vjetësh (nuk po më kujtohet emri i autorit, e kam lexuar atë libër të botuar në shqip), kam lexuar se Aristoteli duhet t’i ketë thënë Aleksandrit dy këshilla që kanë pasoja të mëdha (kur Aleksandir ishte fëmijë dhe nxenës i Aristotelit): Atdheut mbrohet më mirë duke e sulmuar armikun në vendin e tij, sepse gjatë mbrojtjes në atdheun tënd, shkaktohen edhe dëme të mëdha kolaterale. Këshilla e dytë: “Para 3000 vjetëve ajka e paraardhësve tanë kanë emigruar në Indi, duke marrë me vete numrat dhe germat tona, prandaj duhet t’i vizitosh dhe të na e kthesh ato vlera të emigruara.” (përifrazim). Aleksandri, i indoktrinuar nga mësimet e Aristotelit, ndërmori sulm kundër Perandorisë Perse, e cila e sulmonte Europën Juglondore, e nënshtroi ate dhe ia mësyni Indisë për të takuar atje protoshqiptarët. Gjatë asaj “aventure” patriotike u sëmurë dhe vdiq në mosh të re. Vdekja e hershme e tij i shkaktoi dëm të madh “lidhjes botërore të popujve”, që po e krijonte Aleksandri, i cili popujve që i çlironte u kërkonte t’i zgjedhin udhëheqësit e tyre dhe të bashkëjetojnë paqësisht në “lidhjen botërore të popujve”.
Statue of Alexander the Great in Thessaloniki, Makedonia, Greece; Shutterstock ID 490107850; PO: 123
Nëse Aristoteli nuk do ta edukonte Aleksandrin me patriotizëm të glorifikuar, romantik, për atë emigrim elitar para 3-mijë vjeçar, synimet politike që kishte Aleksandri do kishin përmasa tjera, e jo vetëm sundimin rreth 295 vjeçar i Egjyptit, deri kur u vra Faraonja Kleopatra e Dinastisë makedone të Ptolemeut, në vitin 30 para E.s…
Hadithologët (legjendaristët mohamedanë), rreth 200 vjetëve pas vdekjes së Mohamedit e kanë regjistruar një hadith që e përmban shpifjen se Mohamedi ka fluturua me burak (grua-mushkë), nga Meka në Jerusalem, dhe atje e paskësh udhëheq namazin me të gjithë profetët parëndës. Në një Hadith tjetër, më autentik, që ka burim Aishën, gruan e Mohamedit, thuhet se Mohamedi kishte ëndërruar për atë fluturim, por fizikisht gjithë natën ka qenë pranë Aishes. Atë ëndërrim arabët dhe muslimanët imperialistë e kanë shpërdoruar për të “drejtë historike” për ta pushtuar Jerusalemin, duke shpërdoruar popullsinë koloniste arabe në Jerusalem dhe në Gaza, të cilët shpifin se janë palestinezë (inekzistentë)! Izraelitëve dhe arbëve ai glorifikim i shpifur po u shkakton viktima të shumta në luftimet për të realizuar “të drejtën historike” për pronësi të Jerusalemit…
Glorifikimet nacionalshoviniste për gjuhën shqipe dhe për popujt antik të Europës Juglindore nuk po i trajtoj kësaj radhe, sepse dembelët e leximit nuk po i lexojnë shkrimet e gjata.
Ist möglicherweise ein Bild von 1 Person und Text

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu