Deri kur?
Miqtë e mi të dashur!
Tek ju, si gjithmonë kam mirëkuptimin. Por, jo tek ata të politikbërjes dhe sidomos tek ata të fushës së historisë e letërsisë.
Do të përpiqem edhe njëherë të sqaroj, shkurtimishtë.
Gjergj Kastrioti.
JO, Skenderbe(g)u.
-Sikur i madhi, i padiskutueshmi, kryeheroi Gjergj Kastrioti, do t’i mbyllte sytë brenda oborrit të perandorisë osmane, atëherë, edhe unë do t’a thrrisnja Skenderbe(g)u.
Në momentin që braktisi perandorin vrasëse osmane, nënkuptohet se la pas shpine gjithçka. Gradat/emërtimin dhe gjithçka tjetër.
Që nga momenti (tetor 1443), kur kthehet në atdhe, dhe përgjithmonë, ai i’u kthye prindërve, identitetit të vet, popullit e atdheut si Gjergj dhe jo si Skenderbe.
E di, se në raste, vet Gjergj Kastrioti…kur ishte nevoja, zakonishtë në fushën diplomatike, përdorte këtë emër, Skenderbeg.
Në atëkohë (duhet t’a pranojmë), komunikimi… ishte superfuqi perandoria osmane. Prandaj e përdori Gjergj Kastrioti këtë emër, Skenderbeu, gjë që dëshmohet në shumë dorshkrimet e tij.
Por, përse ne duhet të shkruajm e ta kujtojm si të tillë, si Skenderbe(g)u?
Ka kohë që jam shprehur kundër këti emërtimi dhe do ta përsëris gjithmonë. Nuk kemi asnjë arsye t’a kujtojmë S. Muratin e –II-të, kur e thrrasim Skenderbeu.
Duhet, dhe ngul këmb, t‘a thrrasim, GJERGJ. Siç e thirri ati i tij, Gjoni, dhe e ëma, Vojsava.
-Saherë e dëgjoj emrin, Skenderbeu??? Më kujton vrasësin, përbindëshin e tokave arbërore, S. Muratin e dytë.
(kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe sot, fillimishtë emrat dhe pastaj, emërtimi i rrugëve, lagjeve, monumenteve, kështjellave etj. etj.?)
Përse vazhdojm të keqkuptojmë, e ti japim kësilloj devijimesh ngjarjeve diplomatike të kohës, të deformjmë të vërtetën?
(Sqarim: Unë di pak për historinë e Aleksandrit të madh. Është histori për t’u nderuar e kujtuar. Por, lart e më lartë, shohë figurën e kryeheroit, Gjergj Kastrioti. Për mua, dallojnë si nata me ditë. Nuk ka pse t’ma kujtoj sulltan Murati këtë, dhe as pjella e tij).
Përse injorojmë prindërit (Gjon e Vojsava Kastrioti) e atit, kryeheroit, Gjergj Kastrioti?
Edhe pse ne, nuk dim (zyrtarishtë) se si e në ç’rrethana ndrroi jetë Gjon Kastriotit, dim k’të dhe me bindje të plot e them se: Malli për katër djemtë e tij duhet t’ket qenë njëra nga arsyet.
Nuk kam lexuar në asnjë dukument që t’ketë rënë në fushë të betejës.
Të katër djemt që kishte, që të gjithë mbaheshin si robër lufte.
Në rastë se Gjoni me trimat e tij, kundurshtonin me forcë pushtuesit osman, atëherë jeta e bijve të tij dhe shumë e shumë të tjerëve që kishin po të njejtit „fat“, do të përfundonte në mënyrë ç’njerëzore, siç bënte perandoria vrasëse osmane.
Përmes këti veprimi, përbindëshi sulltan Murati –II-, u sigurua dhe më pas shtriu fushëveprimin e tij në vende tjera. Hapi fronte të reja dhe pushtoi ato. Duke pasur një siguri të plot se: Arbërorët, nga të cilët seriozishtë dhe vazhdimishtë rrezikohej ekzistenca e tij, i kishte qartësuar gjërat tashmë, përmes kidnapimit të fëmijëve që i përdorte si mburoj .
Kjo ishte forma apo metoda e luftës së pushtuesëve osman.
Pal
Islam Idrizi
04.03.2024
Ingolstadt.