ARKIVI:
20 Prill 2025

Në Llapushnik u promovua libri i Bajram Xh. Thaçit “Trung Lavdie”

Shkrime relevante

Një votë , sa 60 të tjera !

Gani I. Mehmeti NJË VOTË – SA 60 TË TJERA! Kështu e ka...

Shqiptarët e Kosovës , ata që digjeshin për së gjalli nëpër shtëpitë e tyre, sot i japin Serbisë mbi 1.3 miliardë euro në vit

Nga: Lirim Gashi, Prizren  (Në shqip dhe serbisht) ___ TRADHTIA SHQIPTARE: KUR VIKTIMA IA...

Ndërgjegje e turpshme shtetërore apo kur heronjt vdesin, ndërsa pushtetarët jetojnë si princër!

Nga : Lirim Gashi, Prizren ___ Kanë thënë se historia mban mend, por...

Takim me vlera të veçanta me ambasadorin William G. Walker në “Vatër” të Bronx të Nju Jorkut

Nga: Prend Ndoja ___ Dita e sotme, në selinë e Vatrës në Bronx...

“Reçak – Historia e një krimi lufte” e Ambasadorit William G. Walker, promovim në “Vatren” e Nolit e Konicës

Nga: Frank Shkreli (Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi promovimin e librit...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Llapushnik

Në shkollën fillore të Llapushnikut u promovua libri i Bajram Xh. Thaçit “ Trung Lavdie”, që i kushtohet Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deshmorëve dhe betejave të zhvilluara, kryesisht në Drenicë. Autori i këtij libri, që përmban poezi, tregime dhe pjesë nga ditari personal i luftës, ishte komandant i një skuadre dhe pjesëmarrës i shumë betejave, kryesisht në vargmalet e Berishës, në zonën ku këmba e ushtrisë dhe policisë serbe nuk arriti të shkel.

Në këtë ceremoni peruruese, ku morën pjesë bashkëluftëtarë të autorit, invalidë lufte dhe shumë dashamirë të librit, në mesin e tyre edhe kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u tha se libri i Bajram Xh. Taçit ,“Trung Lavdie” përbën një vlerë të veçantë për faktin se reflekton qëndresën e UÇK-së, betejat e lavdishme dhe sukseset, që i shënoi kjo ushtri përballë një armiku, siç ishte Serbia.

Redaktori i librit, Hamdi Mazreku, gjatë elaborimit të tij për librin, theksoi se motivet e shtjelluara në libër trajtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe trimëritë e luftëtarëve, pjesë e të cilave ishte edhe autori. Si në vargje, ashtu edhe në tregime dhe në ditar lufte prezenatohen me sukses, gjithë ajo atmosferë lufte e cila ka ndodhur në vargmalet e Berishës, dhe për rreth saj.

E veçanta e këtij libri janë, ngjarjet si ajo e rrëmbimit të armëve nga një picgauer serb, plagosja e bashkëluftëtarëve të tij, por edhe betejat e majit dhe korrikut mbi Grykën e Llapushnikut e cila qendroi e mbyllur për tre muaj me radhë. Në libër përshkruhen edhe jehonat, që pati mbyllja e Grykës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në libër zënë vend të veçantë figurat e njojhura të UÇK-së: Komandanti Legjendar Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Imer Alushani-Voglushi, Ali Zogaj dhe shumë luftëtarëve trima, që dhanë më të shtrenjtën, jetën, për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Autori i kushtoi kujdes të veçantë anës emocionale, gatishmërisë dhe idealit të luftëtarëve për sacrificë deri në fitorën përfundimtare.

Libri, botim i Shtëpisë Botuese “Lena”, i ka 254 faqe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu