ARKIVI:
23 Nëntor 2024

NATO për ATSH: Prioritet kalimi nga prodhimi i ngadaltë i municioneve, në ritmin e lartë që kërkon lufta në Ukrainë

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Nga:  Arbi Fortuzi

TIRANË 11 mars/ATSH/ Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO e ka vendosur ndër prioritetet e veta kryesore rritjen e prodhimit të armëve, nisur nga konflikti në Ukrainë.

Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh në lidhje me idenë e rivitalizimit të industrisë së armëve në Shqipëri se diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve”.

“Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve. Në mënyrë që të rimbushim rezervat tona dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti. Për ta bërë këtë, prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë dhjetë miliardë dollarë. Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me aftësi të larta në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, është qëndrimi i NATO-s.

Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel thekson gjithashtu se ekspertët e saj janë duke vlerësuar mundësinë për të investuar në bazën detare të Durrësit, Porto Romano.

“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, vijon reagimi i NATO-s për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Lidhur me hapjen së fundmi të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh se do t’i shërbejë vendit.

“Baza ajrore e Kuçovës do t’i shërbejë Shqipërisë dhe do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjen dhe stërvitjet e Aleancës së NATO-s”, bëri të ditur NATO për ATSH.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu