ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Qou Abedin, se u kallëm…! 

Shkrime relevante

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Kosovë, kurrë nuk ta ktheva shpinën…!”, 10 Mars 2024  

Nga Ditari im, pjesa e dytë (2)  

Dhjetë mahi, gjashtë fjalë të urta popullore (turjakase) dhe një këngë çobanësh për lopë  

  1. Imer, a ish ardhë hiç Shabani

Shaban Seferin e ndjerë e kum pas mixhë. Është vëllai i vogël i bab`gjyshit, Imer Seferit. Kur ish pas ardhë axha Ban n`sylah nga ushtria, kishin pas ardhë njerëzit me e pa. Hisen Syla i Damanekit, baba i nanes Didë (gjyshes) e vjehrri i babës Imer si kish nie ish pas ardhë me pa axhën Ban.  N`llaf e sipër, tuj bâ muhabet me babën Imer, Hisen Syla e vetë babën Imer:  

-Imer, a ish ardhë*) Shabani hiç?  

-Jo as ni fieje Vallahi. Mixha Hisen, a t`ka hup najherë naj brisk kur ji kân tuj livru n`ara?  

-Po Vallahi, m`ka hup!  

-Mas ni matmoti, tuj livru me permen*) e ki gjet apet briskin. Qaj brisk. Ki hjek pakë keq tej e ki çel por, qaj brisk se qaj brisk.  

Edhe Shabani, qaj Shaban qi a kânë, qysh a shku ushtar, qashtu a k`thy, hiç s`ja kish lâ ushtria. K`tu, n`Turjakë i ka kqyr gjâen, atje në Mostar kapetanit i ja ka kqyr kalin. E ka kreh e kashagit, i ka qit tagji e i ka dhâ ujë.  

  1. Abedin Aga shkon për Bajram te Hamid Tusha në Turjakë

Qou Abedin se u kallëm! 

Abedin Aga i Dragabilit ish pas shkue për Bajram te Hamid Tusha në Turjakë. 

Turjaka, Sillën e Bajramit*) e kanë hângër në darkë sepse nuk kanë pasur xhami n`katun. Për me falë Bajramin, Turjaka kanë shkue në Marali, Astrazub, Sferrkë të Gashit, në Vermicë e më vonë, kur marohet xhamia, edhe në Bubavec shkojshin. Aty ku e kanë falë Namazin e Bajramit, kanë shkue te ndonjë i aferm e kanë hângër Sillen e Bajramit e mandej e kanë marrë ni mashkull t`asaj shåije e janë ardhur në Turjakë për darkë e kanë hangër “Sillen e Bajramit, për darkë”. 

Abedin Aga ish pas shkue te Hami Tusha n`Turjakë. 

Hamidi i thot të vëllait, Shaqës: 

-Shaqë, kur t`ja nisum me hânger bakllaven, ti dil jasht e bërtit:  

-O mulne mara burra se u kallum e qohum unë me Abedinin e nashta na jet bakllava pa hânger e kur të shkon Abedin Aga, na e ham. Ani, thot Shaqa. 

Kur vjen darka, mish e ariz, pite e bakllava n`fun, Shaqa del n`aborr e bërtet:  

-O ngani burra se u kallum! 

Hamidi qohet nga sofra e pi thot Abedinit: 

– Qu Abedin Aga, se u kallum! 

-Vallahi, mara Hamid edhe gacat mum ra n`qafë mum nuk qohna pa hânger bakllavën. 

Atëherë Hamidi i thot Shaqes:  

-O Shaq-o, hajde, hajde n`dash me hânger se shkoj bakllava.  

  1. S`di qysh do ti fshim grunet sivjet

Kish pas ra ni borë e madhe në Turjakë më 1954 e axha Shaqë iu thonte burrave në odë:  

-A mun jarabi mara burra, nuk dim qysh do ti korrim e fshijmë grunet sivjet pi borës s`madhe?   

  1. O mlomna kryt e mas ta shoh djalin!

Kur ish pas shkue R. J. ushtar, e kish pas lâ babën plak, (J. A.) e të s`mut te shpia.  

Mas ni matmoti kur vjen baca R. n`sylah (pushim vjetor i ushtarëve), f`mit e shohin e ngâjn te baca J. me i marrë myzhde*) qi po i vjen djali. Plaki g`zohet dhe si ish kânë ratë, qohet. E largon jarganin e pshtetet me ni jastak dhe pe pret djalin. Djali (R. J.)  kur vjen n`fun t`Bregit t`Rekës, n`Turjakë, jo ma larg se 100 metra nga shpia e tij ku e kish lânë babën plak të s`mut nuk shkon ma s`pari te baba me e pa por shkon me e kry ni amanet që ni shok ushtar e kish parasit me shkue në Pagarushë me ia pa prindët.  

Baca R. shkon n`Pagarushë ia sheh prindëtt shoqit ushtar e atje bun atë natë.  Kur k`thehet të nesëmen nga Pagarusha në Turjakë, f`mit apet shkojnë e i kallxojnë bacës J. se erdh djali (baca R.) 

Ai iu thot robëve (familjarëve):  

-O mlomna kryt bre e mas ta shoh …!   

  1. Uh t`gjet e çuda, qyqja âsht e mujt!

Rexhep Jupa, plak e kusheri imi, âsht baba i Jupës, Muhametit e Abazit,  

Në Turjakë a kânë adet ai qi e nin i pari turrecin kur k`non e thirrë ata që e ka ma ngat dhe e lut:  

-A je ispat qi e mujta turrecin?  

Ai zakonisht përgjigjej me “po” por vetëm turrecin. jo edhe qyqen, sepse qyqja konsiderohet se është e nemur, e mundur. Qyqes i kanë dekë vllaznit e ajo ju ka lut Zotit e a bâ qyqe. 

Baca Rexhep, kur shkon te shpia i thot nânes:  

-Nana Nurë, sot e kam mujt qyqen:  

-Uh t`gjet e çuda*) djali jem, qyqja âsht e mujt.  

  1. Hasan, qikë, xhanar

Rexhep Jupa a kân plak babullah, babaxhan e i pasherr. 

Në odën e Rexhep Jupës tuboheshin kojshitë n`akshum e lujshin cicimic, kapuqa, filxhana, me mshef shamijen*) por vjetëve të fundit, lujshin edhe shah e letra dhe e kqyrshin televizorin.  

Hasan Sejdia, një kusheri i mahallës së Mullamuqëve shkonte çdo natë e lunte letra ndërsa loptë e kijet (qetë e zjellës) nuk i kqyrte. Bajke vaki gjithë ditën nuk iu qitke me hângër e as nuk i qonte te lumi me pi ujë.  

Kur erdh pranvera, Hasani ish pas met pa dru e për e shkon n`mal e mush kerrin me dru. Kur vjen në Turjakë, te Bregi i Rekës para odes së Rexhep Jupës, baca Rexhë pe sheh pi penxherës se kit nuk pi ja ngrehin kerrin. Hasani munohej me i mashtru kiet me ni tramak t`kallamoqit por kur ata e zgatshin qafën me mrri kallamoqin Hasani largohej e ata nuk mun e qonin (nuk e ngrihnin) kerrin, sepse ishin shumë të ligshtë, Hasani nuk i kish kqyrë e ishy (ushqy) si duhët dimnit.   

Baca Rexhë qi i kish ni kur kanë lujt me letra, qik xhanar i thotë Hasanit:  

-Hasan: qikë, xhanar.  

  1. Temë, a pat tunet?

Rexhep Jupa, e ka pas kajshi Xhemë Maxharrën. Xhemë Maxharra a kânë e vetmja familje “maxharr”, që kanë ardhur nga Hungaria (Maxharri) me Bali Agën në Turjakë. Familjet e tjera “maxharr” kanë jetua në katunin me të njajtin emën Maxharrë, katund qi âsht afër Astrazubit, Maralisë dhe Dragabili dhe ni mahallë tjetër në Gremnik, “Mahalla e Maxharrëve”, komuna e Klinës. Xhema deri vonë ka punua si rragtar në familjen e Sahit Mstafës. 

Niherë, halla Temë, gruja e bacës Xhemë e tunte tpinin e baca Rexhë (Rexhep Jupa) pi aborrit t`vet i thojke: 

-Temë a pat tunet?  

Baca Xhemë kur e nin i thotë bacës Rexhë: 

-Rexhep Aga, shka pat vyn ty a pi tunet Temës t`pini*) a jo?   

  1. Januz, veç deshta me t`vet a pat shkon matematika?

Abaz Rexhepi punonte si shitës në Turjakë. Kishte një shitore në shtëpi të vetë dhe çdo gjâ që ndodhte në katund i pari që e merrte vesh, si telalli ishte Abazi. 

Pleqt në Turjakë përpara na thonin:  

-Mas shkoni në han*) (bujtinë), në kavaçhane*) dhe në gernap*) e mas dilni n`sakak pa punë së të zen sherri. 

Edhe Abazi ishte një babagjan, por i urtë, i mirë, gjithmonë i keshun e i pa sherr. Njëherë Januzi ishte vonua për në shkollë dhe vraponte për me e zân autobusin n`Malishevë për Rahavec. Kur e sheh Abazi tuj u ngut Januzin, ai e mbylli shitoren dhe fillon edhe ai ti shkoj mas Januzit tuj nga me e zâ. Atherë Januz Reshiti kadalohet e kthehet pe vet Abazin:  

-Baca Abaz, a pate dishka me më thânë, apo mas dashte me ardhur edhe ti ne Rahavec? 

-Jo Valla Januz, veç deshta me t`vet a pat shkon matematika. 

Januzi shkonte n`kam tej n`Malishevë, 1, 5 orë e mandej me autobus udhëtonte për në Rahovec. 

Abazi, si shitës që ishte mendonte se e njihte mirë matematikën … dhe kish qef me e livdue e me krahasue me shitësit e Gjakovës.  

  1. Sinan, a e ki gruen e shnosh?

Kur u martova, baca Sefë, si gjithëherë vinte me ndejtur te na, me babën e me mue. Lunim shah e bânim muhabet. Njëherë baca Sefë më pyeti:  

-Sinan, a e ki gruen e sh`nosh?  

-Po, i thash baca Sefë.  

-E ti baca Sefë, a e ki gruen e shnosh (të trashë, të shëndetshme)? 

-Sinan, gruja e jemi, me t`shkel ta k`put kâmen.   

  1. Cimë, nëse qohesh ma herët, m`bân zâ!

Natën e parë të vitit të dytë të studimeve që u vndosa në konviktin nr 3 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kisha si shok dhome (cimer) Hamdi Sopën (i ndjerë, ish gazetar i RTP-së), dhe Fehmi Ibrahimin student të Filozofisë-Sociologjisë nga komuna e Lipjanit. Hamdiu ishte i një fshati por familja ishte shpërngulur në Ferizaj. Ishte një djalë i mirë hallig, urtë, i sjellshëm e i hareshëm. Të dytë e pinim duhanin si kovaç 

Kur donim me ra me fjetur, Hamdiu po më thotë: 

-Cimë, nëse qohesh më herët nesë, m`bân zâ edhe mue! 

Unë mendova mos ka me udhtua me autobus dikun dhe e pyeta: 

-Pse Cimë, ke me shkua dikund? 

-Jo, jo veç e dhezim nga një cigare.  

6 fjalë fjalë të urta 

Kah themrat, gishtat. 

Mas vlo si tamli! 

Pa sheh ânrra me sy hapun. 

 Ish si ujë qi s’hec. 

Buke t’ligë e nuse t’keqe s’ka (Ka Vallahi nuse t`keqe qi ta fik derën e shpisë). 

Kudra pa e qu bishtin, qentë nuk i shkojnë mas.  

Dhe një këngë barinjësh që iu këndonim lopëve në kohë dreke:  

Xikërr Bala i Drinit, 

Bishti i minit,  

Guri i nxet, 

Bishti përpjetë  

Fjalorthi 

*) A a ardhë*) fig. a është përmirësua …a ka ndryshua. 

*) Permen, vegël punë, lloj pllugi primitiv prej druri. 

*) Silla e Bajramit, koha kur hahet ushqimi festiv me të gjitha llojet e ushqimit e ëmbësira 

*) Myzhde, MYZHDE f. vjet. 

Lajm i gëzuar, sihariq. Myzhde e madhe. Myzhde, se u shtua një pushkë! 

Dhuratë e vogël të hollash që i jepej atij që sillte një lajm të gëzuar (sidomos në rast lindjesh). I dha myzhdenë. 

*) Çudë, Çudi, Çudë e madhe. 

Diçka që ngjall ndot e frikë, gjë e pështirë. Ishte për çudë ishte në gjendje shumë të keqe, të ngjallte ndot e të pështirë. U bë për çudë ra në gjendje shumë të keqe; u ngjall ndot e frikë të tjerëve. 

Të gjettë çuda! mallk. të gjettë e keqja! 

*) cicimic, kapuqa, filxhana, lojra popullore 

*) T`pini, nga TUNDËS m. 

Enë druri e gjatë dhe e ngushtë, me fund pak më të gjerë se gryka, në të cilën rrahin qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin; dybek; shkop i gjatë prej druri me një rrotëz në fund, me të cilin rrahin qumështin a kosin në këtë enë, filiç. 

Mban vezë në tundës shih te VEZ/Ë,~A 

*) HAN m. 

 vjet. Ndërtesë pranë udhës ose në qytete që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vend për kafshët e tyre. Dera e hanit. Fjeti në han. Zuri han. 

 keq. Hotel që nuk mbahet pastër a që nuk ka as pajisjet më të thjeshta, hotel i keq. 

 fig. keq. Vend me rrëmujë të madhe, ku hyn e nga ku del kush të dojë e kur të dojë. Han me dy (me shtatë) porta. U bë han. Ç’është ky han? 

As në han, as në va pa vend të caktuar; as në qiell, as në dhe. 

* kavaçhane, nga KOVAÇ m. 

Farkëtar. Veglat e kovaçit. Reparti i kovaçëve. 

*) Gërnap, shitore, dyqan  

Vazhdon 

Malmö, 12 mars 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu