Ja se si shprehen tre intelektualë patriotë shqiptarë në lidhje me pasojat e pushtimit turk:
1- Faik bèj Konica:
“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”.… Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!”
Marre nga https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/03/01/faik-bej-konica-mbi-%E2%80%9Cmuhaxhiret%E2%80%9D/
2- Mit’hat bèj Frashëri:
“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”
(Marre nga http://www.fjala.info/arkiv/fjala2/?p=513 )
3- Profesor Sami Repishti:
“… Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje jashtëzakonisht te madhe per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim….“.
( Marre nga https://albemigrant2011.wordpress.com/2015/08/14/profesor-sami-repishti-sinteze-e-historise-shqipnise-shek-xv-xx/ )
E përgatiti: Paul Tedeschini
Kurse Ismail Kadare mbi pushtimin turk-osman shkruan:
“Pushtimi turk eshte katastrofa me e madhe materiale dhe shpirterore e shqiptareve gjate gjithe historise sone. Eshte drama me e rende qe ka pesuar ndonje here njeriu shqiptar. S’ishte vetem pushtimi. Ishte shume me teper, shume me thelle, me e rende, me e pandreqshme. Ishte permbysur bota nga themelet, me keshtjella, kufij, liri, ekonomi, botekuptim, gjuhe, zakone, art. Ishte apokalipsi ne kuptimin e tij te mirefilltë.”
Ismail Kadare NUK NA KA THANE ASGJA PER KRIMET E DIKTATURES SE EGER TE ENVER HOXHES DHE BASHKEPUNTORVE TE TIJ. PSE NUK NA KA THANE ASGJA?
Ti zoteri se pari na trego se a po te pelqen ky mendim i z. Kadare per pushtimin turk. Pastaj mund te debatojme per krimet e diktatures.