Mentor Thaqi
___
Ato ditë gushti në Atdhe! Dolëm me Hafizin pak n´Prishtinë, drejt kah Sheshi “Ibrahim Rugova” që çonte kah “Skënderbeu!, pak ecje tue kërkue një vend me hije për një kafe atdheu!
Ecnim të ç´kujdesur kur na vjen një zë nga passhpina:
– Çka jeni hupë k´shtu o djelmosha?
Kthyem kryet të dytë përnjëherësh dhe … qe Bajram Sefaj me Çun Lajçin! Ngrykmarrjet e zakonshme me ngrohtësi shpirtnore. Pasoj një kuvendim i shkurtër vllaznor!
– Hafiz, na e shkrep nga nji fotografi me Mentorin se të rralla i kemi takimet qe besa! Shkojnë dhetë vjet me u pa prap!
Eh, vërtetë gati dhetë vjet, por tashmë ndamje përjetë!
Dritë të pastë shpirti baca Bajram Sefaj!
***
Ngushëllime familjes Sefaj, ngushëllime Nezir Sefaj, Çun Lajçi dhe mbarë komunitetit krijues, gazetaresk e intelektual!