ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Feja Islame dhe Ramazani, apo mendime për një fe që ka mbetur 14 shekuj pas!

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Pamje e “iftarit politik” në Prishtinë, po ashtu i menduar për asimilimin e popullit shqiptar në islamik!
Sami Islami, Londër
___
Nga të gjitha fetë perandorake, feja islame nuk është reformuar ende. Ka mbetur ajo e para 14 shekujve! Nëse do t’u bëhej pyetja autoriteteve fetare, e në rend të parë Naim Tërnavës, pse po ndodhë kështu, përgjigjja do të ishte se fjalët që shkruhen në Kuran janë fjalë të zotit, dhe, si të tilla nuk guxon askush t’i përkthejë. Ato duhet të mbeten vetëm në gjuhën arabe!
Nga kjo i bie se zoti nuk po dika asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës arabe! Po atëherë pse zoti i krijoi popujt e tjerë? Këtu është edhe hilja e madhe e hoxhallarëve, që nuk po e interpretojnë kuranin ashtu siç është, sepse në kuran shkruan se zoti i ka dërguar secilit popull nga një profet, në mënyrë që t’ua transmetoi fjalët e tij në gjuhë të këtyre popujve, në këtë kontekst edhe në gjuhën shqipe?
Le të kthehemi pak te Ramazani!
Dihet se një nga pesë shtyllat e islamit është edhe ramazani, i cili njihet, sipas fesë islame, si sakrificë në emër të zotit. Po çfarë dobie paska zoti prej një besimtari i cili do të agjëroi apo jo? Hiç! Ramazani nuk është urdhër i zotit, por është urdhër i një grupi hoxhallarësh që, nëpër mes fjalës së “zotit”, duan t’ua shlyej trurin njerëzve. Dhe, deri diku, kjo metodë veprimi e qarqeve fetare ka dhënë rezultate!
Në anën tjetër, fesë po i “ndihmon” edhe “shkenca”, e cila vetëm këtu, ku i kryen punë fesë, është e pranueshme nga ajo! Më rastisi të bisedoj me një shqiptar i besimit islam, i cili, edhe pse nuk e agjëron ramazanin, më tregonte se një shkencëtare e krishtere, nga Kanada, paska deklaruar se agjërimi është “shpëlarje “ jo vetëm e “shpirtit”, por edhe e trupit! Ajo po thotë se kur njeriu është i uritur organizmi i tij po i luftuaka qelizat e “dëmshme”, duke e pastruar trupin dhe shpirtin e tij!
Nëse është kështu, atëherë pse njeriu nuk e zgjedh një kohë më të leverdishme për të agjëruar? Për shembull të agjërojë natën, kur ai nuk harxhon shumë energji, por ditën?
Por jo, sipas fesë islame, duhet të agjërohet ditën! Zgjohet myslimani i “devotshëm”, si lugat, në gjysmë të natës, për të ngrënë syfyr. I zgjon edhe fëmijët, qofshin ata madje 10, 12 vjeçar! I detyron fëmijët, ose i bindë, si në aspektin fetar, po ashtu edhe në atë “shkencor” se agjërimi është i mirë! Se do tua pastrojë shpirtin, e budallaki të tjera të tilla. Dhe i riu u beson këtyre dokrrave fetare.
Për ta justifikuar agjërimin, plot njerëz (për fat të keq të paditur, ose të mashtruar nga propaganda e Naim Tërnavave, Shefqet Krasniqave) agjërojnë! Këta njerëz (shpesh fëmijë) nuk mund të koncentrohen në mësimet ditore, ose në aktivitete të tjera. Kurse ka plot edhe nga të rriturit, të cilët nga mungesa e ushqimit ( e ndoshta edhe ushqimi shumë i dobët), bëjnë edhe aksidente, si në trafik ose në punë.
Rastësisht më ra në sy edhe një publikim i një “shkencëtari”, i cili e “arsyeton” agjërimin si një diçka hyjnore: Ky qenka njëfarë, i ashtuquajturi dr. Luçiano Bardhi! Ja postimi i tij i plotë:
Muaji Ramazanit nuk eshte nje muaj i cili perbehet nga agjerimi dhe nga konsumimi i ushqimit! Ne asnje menyre…
Ky muaj ka nje frekuence te larte energjitike e cila troket mjaft shume mitokondrine dhe shkakton nje rritje te fuqise voltazhike ne membranat e brendshme te mitokondrise deri ne 250 mV.
Muaji ramazanit nuk eshte nje agjerim,ky muaji lidhet direkt me brendesine e shpirtit tone..Ai qe nuk e ka provuar nuk e kupton,dhe ai qe nuk e ka shijuar nuk e dashuron dot…
Ky muaj-me keto frekuenca shkakton ringjallje te retikulumit endoplazmatik-te lizozomeve-oleozomeve-mikrozomeve…
Lum ai qe kete muaj e konsideron si udhetim dhe jo si nje proces agjerimi…
Mire-se-erdhe UDHETIMI I RI….
Miq ju uroj
nga zemra nje udhetim te bukur dhe plote me lutje te pranuara.
Dr Luçiano Bardhi
Nga ky postim duket qartë niveli i tij gjuhësor dhe logjik, në një anë, dhe, me gjithë këto zhargone ( mjekësore, sigurisht) të pa shpjeguara, në anën tjetër, të jep të kuptohet se ky zotëri është më ekspert i fjalëve , se sa i shkencës!
Prandaj unë kam një kërkesë për të gjithë juve hoxhallarë, myslimanë të devotshëm dhe shkencëtarë mediokër : Ju agjëroni sa të doni, si të doni. Ajo është çështje e juaja, por mos i detyroni fëmijët të agjërojnë. Ata janë të rinj. Ata kanë nevojë të rriten, të mësojnë, të studiojnë, e me barkun zbrazët kjo nuk mund të arrihet.
Në anën tjetër dhe më skandalozja akoma, është se ju jeni duke bërë krime ore ! Po si nuk keni fytyrë t’i përdorni fëmijët e vegjël, të cilët posa kanë filluar shkollën, t’i futni në xhami, që t’i bëjnë ceremonitë fetare dhe të këndojnë për ramazanin syfyrin dhe iftarin?
Turp!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu