Florim Zeqa
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga LDK-ja, për diskutim të “Kontratave apo tenderëve njëburimor”. Që në fillim të seancës, Kuvendi u kthye në një telenovel të zakonshme të politikës 20 vjeçare, e cila kulmoi me gjuhën e pazakont të “Intelektualeve” të LDK-së!
Akuza të paargumentuara
Më fjalët “hajna”, “mashtrues” dhe te “korruptuar”, filluan diskutimet e deputetëve të partisë inicuese (LDK) të kësaj seance për vjedhjen dhe abuzimin e buxhetit të shtetit përmes kontratave njëburimore.
Kjo do të kishte kuptim, sikur LDK-ja të mos kishte qenë asnjëherë në pushtet dhe sikur të mos kishin ndodhur kontrata dhe dhënje të tenderëve njëburimor nga partia e tyre, përkatësisht nga ish lideri i partisë, z. Isa Mustafa i cili i kishte dhënë tender njëburimor biznesit privat djalit të vet në vitin e parë të qeverisjes së tij.
Janë edhe shumë gjëra që u thanë dhe u folën nga deputetët e LDK-së, të cilet dolen jo vetëm jasht kontrollit por edhe nga personaliteti i tyre i vertetë, të cilët më shumë ngjanin në kukulla të dirigjuara me telekomandë nga shefi i tyre sesa në të zgjedhur të popullit (deputet)!
Vërtetë akuzat e deputetëve të LDK-së dhe të partive tjera opozitare ishin krejtësisht të pa argumentuara dhe jo në vendin e duhur!
Faktet dhe argumentet për hajni dhe korrupsion dërgohen në Gjykata dhe Prokuori e jo në Parlament, ngase aty është vendi debatit dhe krijimit të bazës ligjore që përmirëson jetën e qytetarëve.
Nëse partitë opozitare kanë fakte dhe argumente për keqpërdorime të pozitës, duhet t’ju drejtohen Prokuorive dhe Gjukatave, e jo të krijojnë hallakamë në Kuvend, duke e kthyer Parlamentin në gjykatore shurdhuese dhe zhurmuese, i cili më së paku i ngjante një parlamenti demokratik!
Pas daljes nga Seanca e Kuvendit e deputetëve të pozites, debati u kthye në një monolog patetik mes partive opozitare.
Dihet qartë se partitë opozitare e kanë përvojen dhe shkathtësinë e vjedhjes së buxhetit, të cilat për dy dekada rresht e rropën e ç’rropën çdo gjë nga pasuritë shoqërore dhe nga asetet me profitabile në vend, duke përvetësuar miliona euro nga buxheti i shtetit, patundshmëri dhe toka bujqesore, të cilat i privatizuan pothuajse falas me çmime tejët simbolike dhe aspak konkuruese në tregun ekzistues.
Për t’i thënë dikujt hajn, duhet të jesh vet i pastër si loti.
Për t’i thënë dikujt mashtrues, duhet të jesh vet me integritet moral dhe njerëzorë.
Për t’i thënë dikujt i korruptuar apo kriminel duhet ta kesh vet ndërgjegjën e pastër dhe të kaluaren e kthjellët si kristali.
Nuk do të dëshiroja ta shohë më asnjëherë LDK-në në pozitën e zhurmuesve në Kuvend!
Qoftë e kaluar turbulenca e deputetëve të LDK-së në Kuvend!
Dkiush dikur tha: Ne Kosove kya lufte gte pashpallljur ne mes shtetit, pushtetit dhe pollullit ( kombit) qe po ike, zhdket, asimilohet ( turqzohet dhe boshnjakizohet)-pedite me fofrma che metoda te ndryshme pfrokxsemative, aroksimative etj.
Te njoh pak,por te kuptoj bukur shume.
Lista, ose partia “guxo” etj….kane nevoje, etje dhe uri te madhe per “trima dhe guxmtar” te ri si ti etj..Per gjak te fresket dhe gjak te ri….
Pushteti i atjeshem kosovar, ngjane ne konklaven ose encikliken e njohur te kardinaleve te Vatikanit para zgjedhjes ose emrimit te atit te shenjt ( papes) se dekretuar me heret nga nje “fuqi e larte” qiellore ose mbiqielllore…Nuk bejne me pune as prediktet dhe mesimet e njiohura te Eties dhe Dokrimes se Krishtere etj. Gjithecka eshte kurdisur dhe vendosur pa audience ose prezencen paraprake te “konklaves” politike ne Kosove!
Vetem nje Zot i Madh dhe te”deleguarit e tij” ne partite e ndryshme politike dhe parapolitike, si dhe ne shtetin, pushtetin politiken dhe diplomacikne kosovare, dijnne me i ra ne fije asaj situate.
Shoq, e ke gabua adresen. Shkoi dashi me i nxjerrur brinat ( burjenat) dhe i lyaede veset dhe syte”, thoshte dikur populli yne i mencur dhe i urte.
Shkrim qe fare nuk perkon me realitetin.
Hallakame nuk beri opozita. Hallakame beri pozita qe e leshoi seancen sepse nuk kish force te perballet me te verteten. Znj. Bajrami shume qarte e tha se tendere njeburimore kishte edhe ne qeverite e kaluara, por tendere njeburimor ka edhe gjate qeverise Kurti. Dhe ato nuk jane pak por rrumbullak 781 tendere njeburimor. Dhe tjetra, qe ka shume rendesi eshte se kjo qeveri fitoi besimin pikerisht sepse propagandoi nje qeverisje tjeter, nje qeverisje te pakorruptuar. Pra keta na genjyen per ndryshimin, qe ne fakt fare nuk ka te beje me ndryshim sepse jane te njejte me te mehershmit, nese jo biles edhe me te keqinj.