ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Shqiptaria, dhe jo Feja, është zgjidhja!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Fatmir Bajraj, analist
____
Përsiatje …
Kuptojeni o ju të mallkuar :
Shqiptaria, dhe jo Feja, është zgjidhja !
Shpëtimi me Fe, është mëndësi robi, e ngulitur nga robëruesi, mëndësi kjo që të privon nga e drejta e natyrshme në jetë dhe të transferon në “amshimin” e destinuar.
Fetë, janë “produkte” të njerzve dhe jo të Zotit, madje edhe ky i fundit (profili i Tij sipas Fesë), është produkti më fantastik dhe spektakolar i njerzve përmes të cilit, shtypësi ka legjitimuar e justifikuar shtypjën.
Fati ndertohët duke bërë atë që beson dhe jo duke besuar në atë që është “fat” i gaditur dhe i “kurdisur” për ty.
Feja nuk është shpëtimi, por iluzioni që nënshtrimi shpaguhet në botën e “amshuar”, duke i shtri qafën sunduesit !
Sikur të ishte Feja shpëtimi, shqiptarët do të ishin në qiellin e shtatë të parajsës, sepse i provuam me apo pa dëshirë, të gjitha Fetë e huaja, por kurrë tonën-shqiptarinë.
Shqiptarët kanë nevojë për besim, dhe besimi i munguar i shqiptarëve është besimi në vete dhe jo në Fe.
Feja ishte instrument i sundimit, nënshtrimit dhe i poshtërimit të shqiptarëve nga armiqët tanë ndër shekuj, për pasojë kemi humbur pjesë të dhimbshme të atdheut, kemi dëmtuar kombin dhe s’kemi shtet kombëtar dhe kështu si jemi, s’do ta kemi kurrë një të tillë.
Kombet nuk respektohën nga dimensioni dhe thellësia e besimeve religjioze, por nga fuqia ushtarake & luftarake si rezultat i ekonomisë së zhvilluar dhe politikes largëpamëse.
Atëherë, ta bëjmë kombin e fuqishëm si prelud që imponon respektin e tjerëve për neve.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. …><AS mish, as peshk.

    Po qe paske ba cesrivish ose kaqamak krejt o analist!

    Kulloshter krejt.

    Nuk bahet dhe s´mbahet shqiptaria me xhamia, mejtepe, sedefe, rruza, hajmelia dhe hamame te turkut o zemljak!

    Shqipnia dhe shkqiptaria bahet dhe mbahet me laps, me pushke, me, gjak dhe gjene te pastra shqiptari, e jo me "vellezerit dhe miqte" e Turkise., o kapsoll…!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu