ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Kah po shkojmë si popull?

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

Nga: Afrim Musliu

Kohëve të fundit po lexoj shumë artikuj e shumë shkrime të shumë shqiptarëve e po ndëgjoj debate të shumë individëve se si e kundërshtojnë investimin miliardësh dollarë të dhëndrit të Trumpit, Jered Kushner, që do të investojë në turizmin dhe bregdetin e bukur shqiptar. Madje edhe disa nga Kosova po i fusin hunët andej ku nuk i’u takon.

Të gjitha gjasat dhe anketimet po tregojnë se Trump prap do të rizgjedhet president në ShBA. Atëherë, pse të mos shfryzëzohet ky investim shumë i madh i familjarit të Trumpit që të sigurohet një mbështetje politike nga ShBA-të për të gjithë shqiptarët në rajon? Kush po i shtin ata zëra që të kundërshtojnë gjithëçka që vie nga perëndimi? Pse ata zëra kurrë nuk u ndëgjuan kundër investimeve të Turqisë së Erdoganit në xhamizimin e trojeve shqiptare? Për eksploatimin e resurseve ekonomike mbarëshqiptare nga Erdogani dhe familjarët e tij. Pse?

Gjatë vizitës së kryeministrit Kurti në Turqi vitin e kaluar, Erdogani kërkon kushte edhe më të volitshme për investitorët dhe nënshtetasit turq në Kosovë. Thotë se që nga viti 2008, Turqia ka investuar afro 400 milionë euro në Kosovë. Unë jam shumë kurioz me e pa një listë specifikacioni se ku dhe në çka janë investuar ato 400 milionë euro, kur asgjë nuk shihet sikurse që, për shembull, shihen 14 fabrika turke të hapura në Serbi e që i kanë krijuar mbi 10 mijë vende të punës për qytetarët serb. Poashtu, shteti serb përfiton edhe nga eksporti i atyre prodhimeve, edhe nga tatimet në paga nga të punësuarit, edhe nga tatimi në fitim dhe obligime tjera që kanë ato kompani turke ndaj shtetit serb.

Të vetmet investime turke që i shohim në Kosovë janë ato 734 xhami të reja të ndërtuara në Kosovë mes vitit 2011-2023, si dhe restaurimin dhe rindërtimin mes viteve 2000-2010 e afro 400 xhamive tjera ekzistuese që ishin në Kosovë e që u dëmtuan apo u shkatërruan gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999.

Poashtu, askush nga qeveria nuk del me një shpjegim se ç’farë marrëveshje është arritë me Turqinë e Erdoganit që gjatë këtyre dy-tri viteve të fundit janë vendosur me dhjetra mijëra turq në Kosovë. Kah të sillesh rrokesh në turq. Lagje të tëra të qyteteve të Kosovës janë populluar me turq. Pse askush nga ata “globalistë” që çarten kundër investimeve miliardëshe amerikane në Shqipëri, nuk e ngrisin zërin kundër këtijë rikolonizimi të Kosovës nga Turqia? Çfarë të mira materiale i sjellin ata Kosovës?

Kur u nda Mitrovica në dysh më 15 qershorë 1999, serbët e ndërtuan një kishë në Kodrën e Minatorëve e në truallin e shqiptarëve të dëbuar nga veriu. Menjëherë në jug u aktivizua BIK-u dhe rrymat tjera të islamit radikal, të cilët përhapën në opinion dokrrat se shqiptarët duhet t’iu kundërpërgjigjen serbëve , duke ndërtuar xhami. Me ç’rast, e rrënuan Xhaminë e Zallit që ishte te tregu i vjetër, e aty Diyaneti turk në vitin 2014 e ndërtuai një xhami gjigante prej 2500 metra katrorë e që i zë brenda 4200 persona, ndërtimi i të cilës ka kushtuar dy milionë euro, ku i tërë materiali ndërtimorë është importuar nga Turqia, përfshirë këtu edhe zallin. I’a hoqën emërtimin shqip dhe e zëvendëzuan me Bayram Pasha Isa Bey, një pushtues i egër otoman i Shek. XVII i cili ishte me origjinë ruse nga Armenia e i osmanizuar në atë kohë, të cilin Sulltan Murati IV e dërgon si vezir në Egjipt e që kurrëfarë lidhje nuk ka as me Kosovë, e aq më pak me shqiptarë. Kjo ishte një pjesë e atyre investimeve 400-milionëshe turke, nga të cilat as shteti i Kosovës e as ndërmarrësit kosovarë nuk kanë përfituar asnjë cent të vetëm nga ky “investim” 2-milionësh nga Turqia.

E jam mëse i bindur se shteti i Kosovës në asnjë mënyrë nuk ka përfituar asnjë cent të vetëm as nga atë 400 milionë euro investime në Kosovë e që në të madh i përmend Erdogani.

Mirëpo, askush asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër këtyre investimeve të vdekura nga Turqia..

Pra, derisa serbët krijonin Serbinë e vogël në veri, në jug dhe në pjesët tjera të Kosovës shqiptarët kundërpërgjigjeshin duke krijuar Turqi të vogla, që gjithnjë e më shumë do të sjellin pas sherre të mëdha! Kundër popullit shqiptar, parasëgjithash ! Në atë projekt, nuk kanë munguar as zhdukjet dhe margjinalizimet e gjurmëve shqiptare në Kosovë.

Ka filluar rrënimi i xhamisë më të vjetër të Mitrovicës, xhamia e Haxhi Veselit, e cila do të zëvendësohet me një xhami tjetër të re e gjigante që do të ndërtohet si gjithnjë nga Diyaneti turk!

Madje, derisa kërkesat e qarqeve islamiste që muaji i ramazanit të shpallet muaj i sabatës nga shteti laik i Kosovës, si dhe të premtet të bëhen ditë pushimi, njejtë sikurse që janë edhe nëpër vendet islamike, pikërisht në muajin e ramazanit këtë vit, ndërtohet edhe një xhami në fshatin Gllamnik të Llapit, ndërsa në Mitrovicë sot ka filluar rrënimi i xhamisë më të vjetër të Mitrovicës, xhamia e Haxhi Veselit, e cila do të zëvendësohet me një xhami tjetër të re e gjigante që do të ndërtohet nga Diyaneti turk si “investim” i Turqisë në Kosovë.

Kjo do të thotë se derisa armiqtë e kombit tonë duan të na vënë në gjumin islamik, ata punojnë ditë e natë, në shtatë ditët e javës, me ramazan e pa ramazan, në çkombtarizimin e shqiptarëve dhe në islamitimin e riosmanizimin total të tyre.

Në asimilimin e shqiptarëve në tokat e tyre të lira!

Memorandumi i SANU-s dhe Vasa Çubrilloviçit nga viti 1937 është kah zbatohet në përpikëri tani pas 25 viteve liri e 16 viteve pavarësi.

Sot Kosova ka një pushtet i cili që nga viti 2021 i bënë mbi dhjetë vizita të ndryshme Erdoganit dhe Turqisë, gjersa me vendet parëndimore i kanë acaruar aq shumë marëdhëniet, saqë edhe i humbën me qindra miliona euro investime në fusha të ndryshme në Kosovë nga vendet perëndimore, të cilat edhe vendosën sankcione ndaj Kosovës.

Pastaj, në një shtet ku përndjeken gazetarët e pavaruar dhe sulmohet e persekutohet çdo mendim ndryshe, e në anën tjetër, “atashetë e kulturës” pranë ambasadës turke qarkullojnë dhe veprojnë lirshëm në riosmanizimin dhe islamizimin e popullit më sekularë dhe më të vjetër të ruzullit tokësorë, atëherë shihet qartë që ky regjim proerdogan, po mundohen të krijojnë një shoqëri distopike në Kosovë.

Islami politik nuk ndalet…”Muslimanin” nuk e ndalin vështirësitë. “Iftar” politik nëpër shi në Prishtinë.

Ndërkaq, ky shtet që nga viti 2011, me para të tatimpaguesëve shqiptarë, i ka inkuraju shumë shqiptarë që të asimilohen në tokën e tyre të lirë duke dhënë benefite të mëdha dhe privilegje të shumta për popujt minoritarë. Me ç’rast, shumë shqiptarë janë ka shkojnë nëpër komunat respektive të Kosovës dhe po regjistrohen si turq pa qenë të tillë, ku po i deformojnë edhe emrat dhe mbiemrat e tyre, vetëm që t’i gëzojnë ato beneficione e privilegje që i’u ofron shteti i Kosovës me paratë e shqiptarëve.

“Humanistët” e shpifur veprojnë edhe si agjentura antishqiptare, qysh shihet edhe në këtë foto…! 

Për shembull Ministria për Kthim dhe Komunitete i’a japin 20000 euro para pa kthim një individi minoritar për të ndërtuar, blerë apo renovuar banim në Kosovë, si dhe i japin përparësi për punësim në sektorin publik. Gjersa në anën tjetër mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme e të papërballueshme dhe lihen në mëshirën e një islamisti tjetër siç është Halil Kastrati e plotë si ai që e shfrytëzojnë varfërinë e popullatës për qëllimet e errëta antishqiptare.

Në vitin 2022 është arritë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë gjatë vizitave të shpeshta të pushtetarëve “babës dovlet” me lehtësime të mëdha për nënshtetasit turq që të shpërngulen e të jetojnë e të punojnë në Kosovë. Poashtu, edhe bankave të Turqisë në Kosovë i’u është lejuar veprimi i pavarur.

Në të gjitha qytetet e Kosovës numri i turqëve të vendosur nga Turqia në Kosovë vetëm sa po rritet. Sidomos në Prishtinë. Poashtu ka edhe mbi 12 mijë të ardhur edhe nga Banglladeshi dhe Pakistani. Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ardhur mbi 7000. Mirëpo, as për këtë kurrë askush nuk e ngritë zërin.

Kurrë askush nuk ndëgjohet që të dalë a t’i kundëtshtojë sikurse që po bëjnë për investimet miliardëshe të Jered Kushnerit në Shqipëri, nga e cila Shqipëria dhe jo vetëm do të përfitojë shumë, si në rritjen e turizmit, por besa edhe në mbështetje të madhe politike nga administrata amerikane në ardhje me presidentin Trump në krye.

Siç po shihet, në zgjedhjet e ardhshne në BE që do të mbahen mes 6 dhe 9 qershorë 2024, partitë populliste të ekstremit të djathtë priten të kenë rritje shumë të madhe e me atë edhe ndikim shumë të madh në politikën e përgjithshme të BE-së. Ato parti, jo vetëm se janë kundër BE-së, por janë edhe kundër zgjërimit të BE-së. Sidomos të zgjërohet në Ballkanin Perëndimorë. Poashtu janë edhe kundër globalizmit të shpifur të Soroshit dhe kundër islamit si fe dhe zgjërimit të saj në kontinentin evropian.

Pikërisht në këtë aspekt ne shqiptarët rrezikojnë një izolim total nga BE-ja me këtë shfaqje të hapur të izlamizimit të trojeve tona, ku përveç xhamive të shumëta në çdo cep që për ditë po i islamizojnë shqiptarët, demonstrohet hapur edhe islami politik me iftare e rituale fetare nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve të Kosovës. Ndërkaq, shqiptarët e paktë, por të zhurmshëm që jetojnë nëpër vendet evropiane e që janë futur në rrymat ekstreme të islamit, e disa, besa, ishin edhe pjesëmarrës të disa akteve terroriste nëpër Evropë, natyrisht se shqiptarët do të trajtohen nga BE-ja sikurse edhe popujt nga Lindja e Mesme.

Ndërsa, kur e ndëgjojnë qeveritarin e Kosovës, Arbër Vokrrin, kur thotë se “roli i shqiptarëve është që ta zgjërojnë islamin në Evropë”, atëherë neve do të na shohin edhe si rrezik shumë të madh potencial ndaj sigurisë në Evropë e totalisht të padëshirueshëm.

Serbia e ngrohtë – si gjithmonë në histori, me “hoxhallarët e vet”. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me përzemërsi të madhe bisedon me dy hoxhallarë , që në mesin e shumë hoxhallarëve të tjerë angazhohen dhe punojnë për qëllime e synime serbomëdha.

Prandaj, me nguti edhe e aprovuan qyshë tani liberalizimin e vizave për nënshtetasit kosovarë, sepse pas qershorit 2024 as në shprehje nuk do të vije një gjë e tillë. Ndërsa Bosnjën dhe Hercegovinën me nguti e futën në bisedime për anëtarësim në BE. Jo që i plotëson kushtet dhe kriteret e parashtruara nga BE-ja, por për ta parandaluar një luftë të re atje mes dy entiteteve në atë vend, të cilën nuk besohet se do ta ndalonin forcat populliste të ekstremit të djathtë që pritet të kenë ndikim të madh në politikën e jashtme të BE-së pas zgjedhjeve të qershorit 2024. Për atë arsye bëhet edhe presion aq i madh edhe në dialogun Kosovë-Serbi që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme edhe në mes Kosovës dhe Serbisë. Jo ideale as për Kosovën nga këndvështrimi ynë, e as për Serbinë nga këndvështrimi i tyre, por gjithësesi i qëndrueshëm e që e garanton stabilitetin në rajon. Gjë që është absurde të pritet një angazhim aq i madh i BE-së në atë drejtim me ardhjen e forcave populliste të ekstremit të djathtë pas zgjedhjeve të BE-së tani në qershorë.

Poashtu, të gjitha anketimet dhe predispozitat po tregojnë se Donald Trump ka një avantazh të bindshëm kundër presidentit Joe Biden, e që Trump pritet të rizgjedhet president i ShBA-ve në zdjedhjet e 5 nëntorit 2024. Kjo na tregon qartë se viti 2025 do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha politile në mbarë globin. Për ne si komb që gjendemi në udhëkryqin mes Perëndimit dhe Lindjes, tani është momenti i fundit që të orientohemi se kah duam të shkojmë.

Dhe ta shpëtojmë parasëgjithash popullin shqiptar që i përkasim nga asimilimi islamik, tashmë legal !

Është momenti i fundit që të orientohemi kah vlerat perëndimore, pra kah vetja jonë shqiptare. Me kokën në Europë dhe të pasmet në Anadoll, nuk shkon më…! Europa këtë kurrë nuk e ka dashtë tek ne. Ndërsa, me ndikimin e partive të ekstremit të djathtë në BE, kur Turqia do të izolohet totalisht nga Evropa, një mendësi e tillë i cili është ka mbizotëron sot tek ne, vetëm sa do të na shpie edhe ne në izolim total nga Perëndimi, sepse do të na trajtojnë njejtë sikurse edhe Turqinë dhe vendet e ndryshme arabe.

Apo ndoshta edhe do të i copëtojnë trojet tona, njejtë siç i copëtuan në kohën e Haxhi Qamilit dhe xhonturqëve të tij.

Se një popull që nuk do të jetë vetvetja, nuk respektohet nga askush. Fatkeqësisht me të drejtë.

Është momenti i fundit që të përcaktohemi si komb se a do të jemi me Perëndimin, pra me vetën tonë si Shqiptar, apo me Lindjen si popull me identitet fetar që po punohet vazhdimisht që të na bëjnë!

Të vendosim qyshë tani, sepse nesër mundet me qenë vonë.

Madje, shumë vonë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. …!

    Qe ( ja) shoq po te kallxoj ( tregoj) une se kah dhe kund po shkojme, nese ke kohe me e lexua kete komente ose reagim timin?!

    Po shkojme n? rrote te sames, lume jarani!

    Kosova me duket se eshte i vetmi shtet ne bote qe nuk ka verzion te shtypur ose shpatilografuar te gazetave ditore ose pedriodike. Edhe Zambia, Kenia, Xhibuti dhe Banglladeshi kane gazeta dhe reviste te shtypura ditore( periodike), javore, mujore etj….por Kosova nuk ka! Per me kene (qene) me i afert, konkret dhe pragmatik me ty dhe te tjeret ketu: Revista “Drini” si duket do me u mbyllur ose falimentuar fare per shkak te mungeses finsiare, apo….?! Me shkrua dhe komentua ketu te gjithe kemi deshire, me dhene lek ose para per daljen e Drinit dhe gazetave ose revistave te tjera, askush!

    Keshtu ishte edhe gjate kohes se luftes se fundit clirimtare dhe heroike te UCk-se: Askush ose pakkush asokohe iu bashku lutes se UCk-se, nderkaq perfite shtohej zeri dhe numri i atyre qe e shanin, mohonin, kriminalizonin, demonizonin ( satamnizonin) dhe injoonin lufte e clirimtare dhe titanuike te USHTRISE CLIRIMTARE TE KOSOVES…!

    Te atille ka qe shkrujne dhe shisen callem, kopalla ose salltanet edhe ketu…ne Revisten ” Drini”…A e dine perse (Pse)´? Sepse, nuk po guxoj me u shprehur si kam deshire dhe si eshte e verteta!!!

    Nderkohe qe shpitaret shpirteshitur, kokebosh e faqezi, kane te holla te mjaftueshme me ndertua xhamia dhe mejtepe impozante te turqelive dhe te tjereve ne Kosove, apo me ua qitur defatoreve dhe kengetareve nga 5OO euro ose dollar ne def, harmonike, violine ose sharki. Allahile aaa !!!

    Me fjale tjera, nuk ka milet ( popull) me te poshter, me te lige dhe frikacak e dallaavergji se disa shqiptar. Nese jane vertete sahqiptar…?!

    mos me i dite tuten (friken): NUK lane gje te keqe pa ba!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu