Ushtrimet e vazhdueshme të Ushtrisë së Serbisë, (siç shihet në këtë foto propaganduese të Ushtrisë së Serbisë) që bëhen gjithkah në Kufi me Kosovën, janë një shenjë mëse alarmante që shteti i Kosovës gjithmonë duhet t’i mbajë sytë dhe mendjen tek synimet e tilla ripushtuese serbe, duke e pritur pushtuesin serbomadh në KUFI.
Nga : Gjergj Kabashi
___
Për aq sa dihet 48 baza ushtarake të Ushtrisë dhe të Xhandarmërisë së Serbisë , ka kohë që janë duke operuar përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës.
Ato baza ushtarake në kohën kur KFOR-i vazhdon të mbetët në Kosovës dhe të kujdeset për sigurinë e të gjithëve, siç dëshirojnë ta theksojnë, nuk janë për asgjë tjetër përpos për ripushtimin e shtetit të Kosovës.
Ushtrimet e njësive speciale të ushtrisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, deri pak metra nga KUFINI me Kosovën , që ata se njohin, duhet ta bëjë sy e vesh jo vetëm Focën e Sigurisë së Kosovës, por mbarë popullin shqiptar, që vazhdon të jetë gjithë kohën i mashtruar dhe i zënë me praktika të llojllojshme të “islamit famëlartë”.
Që ia sollën për ta vënë në gjumë dhe bërë që të jetoj me fantazira të kota e pallavra religjioze që e synojnë “në emër të hyjnorea” asimilimin e popullit Shqiptar në Musliman!
Kurrë nuk duhet hequr prej mendjes se kështu me javë të tëra Federata Ruse “ushtronte” në KUFIRIN e Ukrainës, por përpos SHBA-ve që shpreheshin të shqetësuara, ukrainasit të thuash nuk besonin se do të ketë sulme të paprovokuara pushtuese të Rusisë.
Por, ndërhyrja ushtarake e Ushtrisë së Federatës Ruse ndodhi dhe sulmet mizore të asaj ushtrie po vazhdojnë edhe në këto çaste, ku më së shumti mish për top i përdor ushtarët e sjellur në fronte me dhunë nga të ashtuquajturat republika autonome të banuara me popullatë të besimit islam.
Kosova e ka pasur një problem të madh këto 25 vite, qyshkur vendin e çliruan NATO e UÇK, se një dreq i zi, punoj shumë dhe të thuash arriti ta shndërronte në preokupim kryesor të popullatës së varfër islamin dhe islamizimin e saj.
Në kohën kur asnjë herë nuk bjen prej rendit të ditës së qarqeve serbomëdha ripushtimi i Kosovës, në anën tjetër qarqe të tjera antishqiptare ia imponuan këtij populli xhamizimin dhe islamizimin e pandërprerë.
Për secilën ditë që e jtojmë në vend se të forcohen organat për mbrojtjen ushtarake të vendit, ndërtohen xhami disa milionëshe për islamizimin e popullit Shqiptar, kur në “gëzimet” e tilla merr pjesë edhe politika e shtetit , pavarësisht se bënë veprime të qarta antikushtetuese!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht këtyre ditëve Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.
Nëse shqiptarët bazohen në fjalët e mendimet e kota të disa analistëve, që vazhdimisht thërrasin për gjumë dhe jobrengosje, Kosova mund të pësoj pa pritë e kujtue , sepse ata si mendje të ngujuara , nuk e njohin as analizën e duhur dhe as realitetin historik me serbët përgjat historisë.
Prandaj, secilit banorë të Republikës së Kosovës i takon që të mendoj vetëm për KUFININ se fjalët e presidentit aktual serb nuk janë të kota, por mendime me vazhdimësi historike serbomëdhenjsh për shqiptarët, që janë të njohura përgjat gjithë historisë sonë me serbët, qysh me dëbimin dhe gjenocidin e madh ndaj shqiptarëve prej Sanxhakut të Nishit e Pirotit, gjatë kohës të së ashtuquajturës Kriza Lindore, para e pas Lidhjes së Prizrenit më 1878.
Asnjë centimetër e KUFINIT të Kosovës me Serbinë , jo vetëm tash , por kurrë nuk bënë të mbetët e pa mbrojtur dhe e vëzhguar pandërpre, natën e ditën, pasi pabesia dhe mashtrimet serbomëdha mbetën gjithmonë aktuale dhe të gatshme për të na zhbërë .
Eshtë fakt që KFOR është aty, se SHBA ia përkujton gjithë kohën Serbisë pasojat e sulmit ndaj Kosovës, ku e theksojnë se “mund të rrezikohen edhe ushtarët e kësaj aleance”, por nuk duhet hequr nga mendja për asnjë çast se faktori vendimtar mbrojtës është vet populli i Republikës së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Dhe parasëgjithash ti, une, tjetra e tjetri si Shqiptar, duhet të mendojmë gjithnjë se nuk është tjetri që vazhdimisht u dashka të kujdeset e të sakrifikoj për ne, për ty e tjetrin, janë të tjerët që të kanë vënë në gjumë, duke ta kanë futur kokën njejt “si strucit” në praktika të pafundme religjioze-asimiluese Muslimane.
Turkomëdhenjt, serbët dhe soroasianët e rinj, po bëjnë eksperimente antinjerëzore me neve, duke dashur që të mos ndihemi me ndërgjegje e vetëdije si Shqiptar/e, por si Musliman.
Duan ta shndërrojnë pjesën e Gadishullit Ilirik ku jetojnë Shqiptarët si një “rezervat” ku i zbrazin banorët e varfër apo apatrid të botës, kryesisht ato nga vendet e së ashtuquajtur “botës muslimane”.
Joshjet me xhami në vendin e shndërruar në Xhamistan e krijuan, ndërsa tash su ka mbetur gjë tjetër pos që t’i sjellin pandërpre “në tokën e premtuar muslimane” të pellazgëve, ilirëve dhe dardanëve të lashtë…!
Me këtë islamizim që nuk po ndalet, dikush prej nesh është vënë në shërbim të së keqës e të veprimit antikombëtar, ku “udhëheqësit tanë” po bëjnë aso dëmesh, qofshin ato edhe të pavetëdijshme, që as Akademiku serb Vasa Çubriloviq nuk ka mundur t’i paramendonte sa ishte gjallë.
Duhet ta kuptojmë se kjo është jo vetëm vetvrasje kombëtare, por parasëgjithash është mercenarizëm i padurueshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Pikësëpari ky pushtim-vetpushtim i brendshëm , është armiqësia më e madhe ndaj vetvetës, ndaj popullit dhe tokës shqiptare për interesa turkomëdha e serbomëdha, që janë njëherit edhe interesa rusomëdha.