ARKIVI:
25 Nëntor 2024

JO zgjedhjeve t’parakohshme pa dorëzimin dhe dorëheqjën klasike të Albin Kurtit

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Fatmir Bajraj

JO zgjedhjeve t’parakohshme pa dorëzimin dhe dorëheqjën klasike të Kryemnistrit deshtak, Albin Kurti ! JO shpërndarjes së Parlamentit me ndihmën e Opozitës !

PO dorëzimit të turpshëm të shumicës qeverisëse parlamentare para qytetarëve të Republikës. Kurti s’duhet të ikë, por duhet ta gëlltis, atë që ka bërë n’dialog, me të cilin ka dëmtuar projektin e lirisë dhe të 17 shkurtit 2008, me rastin e rikthimit të Rezolutes 1244 të KS të OKB-së, autonominë për serbët dhe humbjën e njohjës nga Serbia. Kurti e do mandatin qeverisës para 15 janarit, datës kur inaugurohet në Shtepinë e Bardhë Presidneti amerikan, ngase i frigohet rikthimit eventual të ish Presidentit Donald Trump n’pushtet.

Rikthimi i Trumpit në Shtepinë e Bardhë dhe i Adminstratës Republikane nën drejtimin e Tij, si një lider jo konvencional, do të ishte një ogur i zi për pushtetin e Kurtit dhe të VV-së, dhe për këtë LVV dhe Kurti janë të vetëdijshëm nëse i kanë dy fije mend n’kry ! Donald Trump nuk duron populistët, hipokritët dhe aq më pak nihilistët dhe prepotentët-rrahagjokës n’politikë, që n’realitet s’mund ta trembin as macën prej psheshi, e lere më t’i shesin mënd Amerikës, siq është Kryeministri mediokër i Kosovës, Albin Kurti.

Qytetarët e Kosovës duhet ta evitojnë mbajtjën në pushtet të Kurtit, ngase populizmi, arroganca dhe kryeneqësia e tij me alatët dhe n’veqanti me Administratën amerikane, në një rast të mundshëm me Trumpin në Shtepinë e Bardhë, do të ishte jo vetëm i rrezikshëm, por edhe i frikshëm për Qeverinë e Kosovës, dhe jo vetëm. Kurti, i do zgjedhjët e parakohshme me kurthin për opozitën (LDK-në), sepse i duhet kauzë elektorale pas të gjitha deshtimeve kardinale në lidership dhe n’qeverisjën e vendit. dhe një kauzë e tillë mashtrimi i’a ruan turmat si industri të votës.

JO zgjedhjeve sipas kutit të Kurtit, sepse ato s’janë zgedhje për zgjidhje të procesëve, por janë zgjedhje për ngatërrim dhe kompleksim të tyre. Kurti dhe Vuqiç janë kundër Perëndimit ! Pra kundër BE-së, NATO-së dhe SHBA-ve, dhe kjo është ajo që i njejtëson dhe i bënë identitik në agjendën e tyre n’politikbërje dhe n’lidership !

I vetmi dallim n’mes tyre mund të jetë vullneti dhe dëshira e përafrimit ndaj botës ruse, por caku mbetët gjithënjë i njëjtë ; sa ma larg perëndimit dhe influencës së SHBA-ve, dhe kjo provohet katercipërisht nga të dy liderët. Zgjedhjet sipas kutit të Kurtit, janë në interes të Serbisë dhe të Vuqiçit, dhe pse jo edhe në interes të botes ruse & serbe, dhe njëkohësisht kundër Perëndimit dhe Kosovës.

Z. Haradinaj është i nteresuar për pushtet, dhe këtë e ëndërron përmes Kurtit, duke mos i interesuar fare largimi i Kurtit nga pushteti si një e keqe kardinale për fatin e vendit. Ramushi, i tillë ishte dhe mbeti në gjithë historikun e tij në mbi qerek shekulli.

LDK nuk do bie në kurthin e Kurtit për shpërndarje të Parlamentit, sepse interesat e LDK-së janë edhe interesat e Kosovës, dhe të dya bashkë, janë interesa autentike dhe identitare të Republikës, derisa Kurti & LVV, janë antipod i tyre.

Ps!

Kurti në asnjë rrethanë, nuk do ta qoj mandatin qeverisës deri n’fund, për shkak të presionit të Perëndimit për zbatimin e Marrveshjes katastrofale për Kosovën, dhe për këtë do mandat të ri, dhe frikës nga rikthimi eventual i ish Presidentit Donald Trump në Shtepinë e Bardhë në anën tjetër.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu