ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Rugova, bashkë me intelektualë të tjerë, ishin forca e mendjes që e menaxhoi pafuqinë e një kombi të frustruar e të rënë përtokë

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Sërish dalin në skenë mohuesit e historisë, të cilët tentojnë të rrënojnë edhe atë pak dinjitet e kulturë shtetërore që ka mbetur në këtë vend.
Në Psessing/T7, Xhavit Haliti gënjen publikisht sikur më 1998 LDK paska punuar kundër UÇK-së. Gënjen dhe syri nuk i trembët, sepse në dhjamin e gënjeshtrës ka jetuar dhe vazhdon të jetojë ky hero i epopeve.
Dhe, shih ti, pas Xhavitit doli Baton Haxhiu dhe “verifikoi” historinë e trilluar nga Xhaviti, duke dhënë emrat e atyre që paskan kërkuar nga president Klinton që ky “mos ta njihte UÇK-në”.
Dikur moti e kuptoja Batonin pse notonte moçaleve të Xhavitit&CO. Ishin kohëra emocionesh dhe mendja bënte gjumin e vet nga zhurma e euforive të kohës. Mirëpo tani, kur koha ka dëshmuar për secilin kush ishte dhe çfarë kishte bërë nga vitet 1989-1999, pse Batoni tund “argumentet” e njeriut i cili gënjeshtrën e ka argument, luftë, çlirim dhe pasçlirim? Këtë, vërtet nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj, sepse Batoni megjithatë ka një bazë qytetare dhe intelektuale – jo si këta bosat, të cilët as librat e Enver Hoxhës nuk i kanë lexuar, pale ndonjë tjetër.
Dy dëshmi
1. Dy, prej pesë “tradhtarëve” që paskan kërkuar mosnjohjen e UCK-së në Uashington, ende janë të gjallë, të cilët nuk ishin miq politik të Ibrahim Rugovës: Veton Surroi dhe Bujar Bukoshi. As prej dëshmisë së këtyre dy dëshmitarëve nuk tremben trilluesit!
2. Dëshmia e dytë është dokumenti i deklasifikuar amerikan, të cilin vet e sollën si “fakt”, e që në fakt, po ky dokument tregon sasinë dhe cilësinë e gënjeshtrave të Xhavitit. Ja ç’thotë dokumenti:
“Rugova e përshkroi situatën në terren si ‘shumë të rrezikshme dhe tha se disa ‘veprime parandaluese’ janë kritike. Ai luti SHBA-të që ‘të marrin rol udhëheqës në Kosovë, ta marrin Kosovën’, në mënyrë që të parandalojnë katastrofën. Në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës tha se ka shumë grupe të frustruarish në Kosovë që aksionet e tyre po përdoren si pretekst nga Millosheviç-i për të kryer masakra. ‘Jemi të vegjël dhe s’mund të ofrojmë më shumë politika’, vazhdoi. ‘Ju lutemi që të na mbështesni për pavarësi. Ky është vullneti im dhe vullneti i popullit’”
Pra, sipas Xhavit Halitit, të flisje sinqerisht me Presidentin Klinton dhe t’i tregoje se njerëzit e dalë në mal janë të frustruar, si i gjithë kombi shqiptar, na qenka thirrje për mosnjohje të UÇK-së. Këtu, sinqerisht, as neuropsikiatri nuk ndihmon në këtë përkthim makabër.
Pse gjithë këto gënjeshtra?
E njoh këtë soj të LPK-së. Ndoshta i njoh më mirë se ata veten e tyre. Nuk munden suksesin e përbashkët kombëtar e ndërkombëtar ta shohin si të përbashkët. Nuk munden pa gënjeshtra. Duke prodhuar politika të pa mençura, prej 1980 e deri sot, ky soj ka nevojë të ngritët përmes mohimit të vlerave të tjerëve, në këtë rast duke gënjyer për Rugovën dhe intelektualët që e pasonin. Vetëm duke sharë, gënjyer e denigruar, këta mund të mbesin në skenë, ndryshe, për dy-tre vjet i ha ndryshku i kohës. Ky soj, shkaku i hijeve të mëdha, kërkojnë prerjen e lisave!
Për Veton Surroin
Që kur kam dhënë dorëheqje nga Kryesia e Partisë Parlamentare (1992), me Vetonin rrallë jam pajtuar politikisht. Kjo mund të konsiderohet edhe si çështje shijesh, karakteresh dhe bindjesh individuale. Mirëpo, një gjë duhet ta dinë ata që e sulmojnë nën brez, Vetoni asnjëherë nuk ka qenë në pozicione politike, të cilat kanë mundur të shihen si pozicione kundër interesave të këtij vendi. Siç thash, me Vetonin mund të dallonim për udhët dhe metodat e arritjes së qëllimit sublim kombëtar, por jo në qëllimin si të tillë. Me këtë shpjegim dua të them se nuk kam asnjë motiv për t’i dhënë krah Vetonit. Motiv e kam të vërtetën, të cilën Lëpëkëistët duan ta deformojnë me çdo kusht dhe mjet.
Rugova
Rugova, bashkë me plejadën e intelektualëve shqiptarë, ishin forca e mendjes dhe urtisë, të cilët arritën të menaxhonin pafuqinë totale të një kombi të frustruar e të rënë përtokë. Me dashuri, kujdes e përgjegjësi të paparë në historinë tonë, kjo plejadë, në krye me Ibrahim Rugovën, pafuqinë e kthyen në qëndrueshmëri dhe urti, duke bërë Amerikën mike, e cila bashkë me aleatët, çliruan çdo pëllëmbë të kësaj toke. Çdo pëllëmbë, pos Rognerit në Tiranë.
Prandaj, sot nuk ka nevojë të mbrohet Rugova e as ajo pjesë e historisë. Sot duhet të mbrohen të rinjtë nga gënjeshtrat e burrave, të cilët luftën e shfrytëzuan për sajim historish të paqena dhe pasurim marramendës.
_______________

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Allahile, mos e fusni Veton Surroin, XhavitHalitin e dikend tjeter, ne rangun ose nivelin e Dr. Rugoves!

    Lerini Hajgaret dhe muhalifet!

    Te matesh ose krahasosh Ibrahim Rugoven me Veton Surroin, Jusuf Buxhovin e ate tjetrin, eshte e njejte sikur te krahasosh Jezu krishtin me ate “judeun ( cifutin) apostul” etj…

    kush k…jane Surroi, Buxhovi e disa te tjere pashe besen!

    pickin dim.

  2. Per autorin e nderuar te ketij shkrimi ose veshtrimi analitik, z. Pal Shtufi:

    I dashtun Pal,

    Kurre mos harro se asgje ne kete bote ose plenete tonen, nuk behet ose nuk ndodh pa dijenine dhe kujdestarine paraprake te SHBA-s ose Perendimit..

    Kjo do thote se Dr. Rugova si duket ka qene nje ekuacion i madh dhe teper kompleks ne sfond…Institucion me vete…formule e pazberthyer dhe deshifruar deri ne fund per SHBA-se dhe Perendimin.

    Qe ( ja) pse une mendoj keshtu?

    Ne kohen e pushtetit dhe autoritetit suprem ose absolut te Dr. Ibrahim Rugoves; krahas traditave fetare, kulturore, historike, shtetrore, nacionale dhe patriotike te shqiptareve, jane mbrojtur, kultivuar, trasuar dhe avansuar edhe lidhja, miqesia, aleanca, besimi dhe respekti tradicional, historik dhe empirik i shqiptareve me vlerat e njohura kristiane, oksidentale ose perendimore.

    Ne kohen e Rugoveds nuk kishte turqizii m ose fliotuqizem enorm dhe aq masiv ne Kosove.

    Nuk kishte aq shume xhamia, mejtepe, dokerra dhe dogma fetare ose teologjike.

    Kishte shiqiptar dhe perkujdesje e respekt maksimal per vellezerit dhe motrat tona shqiptare te fese katolike.

    Thaci, Haliti, Surroi, Enver Hoxhaj,Jsuf bzuxhovi e ai tjetri…Kush jane ata pashe neren…?!

    Nje cast ose moment i caktuar i ka nxjerrur ne siperfaqe. Aty ka perfunduar gjithecka tjeter.

    nuk i njeh kush pervec disa gazetave ose portaleve te ndrxysgme ne shqip. Me beso te lutem!

    E dyta: Sadam Huseini i Irakut se bashku me Mohamer el Gadafin e Libise dhe disa lider te tjere te botes arabe ose muslimane, u vrane ose u debuan nga pushteti me ndimen e amerikaneve, francezeve, anglezeve etj… Dhe, cka ( cfare) ndodhi me vone me pasardhesit ose trashegimtaret e tyre?!

    E mbushen boten arabe ose muslimane me xhihadizma, ekstremizma dhe fundamentalizma fetare; islamike ose eshatologjike, qe nuk kane dekzistuar kurre ne kohen e sundimit ose pushteteve te Husseinit, Gadafi, Assadit te vjeter etj…

    E treta: kush mundet sot me ia spjeguar ose definuar qarte dhe konkretisht popullit ose profanit-epilogun ose perfundimin e luftes se pergjashme, shkaterrimtare, imperiale dhe apokaliptike te Rusise-kunder Ukraines….´?! Askush, po them une.

    Kush garanton mbi mbijetesen ose ekzistencen e perjetshme te Natos, Be-s, OKB-s dhe organizatave te tjera kontinentale dhe interkontinentale-pas perfundimit te luftes ne Ukraine. Mos harro (ni) se ruset dhe ukrainasit, flasin dhe shkruajne peraferesisht te njejten gjuhe, kane fe dhe kulture te njejte ose identike mes veti, martesa te shumeta ne mes veti, kisha te njejta pravosllave ose ortodokse etj…

    Gjithecka ne kembe te akullta ose te qelqeta i dashur Pal!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu