ARKIVI:
23 Nëntor 2024

“Kauza fetare”, si i vetmi adut për fitimin e zgjedhjeve…!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Shpërndaj

Në Tetovë, para një viti, “në një atmosferë impozante me prezencë masovike”, me nismën e veteranëve të UÇK-së , u organizua iftar për ish ushtarët e Brigadës 112 “Mujdin Aliu” (Tetova Sot).
Diana Toska, Shkup
___
Kauza fetare parazgjedhore!
___
Kjo frymë parazgjedhore politiko fetare me moton “ Jo Rusisë” e “ Ndryshimi po vjen” në fakt më shumë i gjason një beteje për Reis Ulema të Bashkësisë Islame dhe imamëve të xhamive se një gare zgjedhore demokratike presidenciale e parlamentare.
Muaji i shenjt i Ramazanit rastësisht u përputh me kohën e zgjedhjeve dhe po e shpërfaq me tërë arsenalin e saj fenë si të vetmin adut për fitimin e zgjedhjeve.
Shetitja e partive politike prej një tempulli fetar në një tjetër tempull të qytetit tjetër, shtruarja për çdo natë e iftareve nëpër lokale të ndryshme të qyteteve me militant partiak duke ndarë e përçarë njerëzit midis veti, jo vetëm që është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut por edhe një blasfemi e llojit të posaçëm e cila jo vetëm degradon fenë, por, nënçmon besimin në Zot.
Në këtë Ramazan të privilegjuarit e Zotit qenkan vetëm militantët partiak, vetëm ata kanë mundësinë që ta shijojnë luksin e të shijuarit të iftarit bashkë me mendjendriturit e politikës, ndërsa ne të tjerët që vazhdojmë tradicionalisht ta presim Iftarin në gjirin familjar pa e reklamuar Zotin me lloj lloj selfie e fotografi ne mediume partiake, pastaj një shtresë tjetër e cila nuk agjëron, pastaj një shtresë tjetër e kombit shiptar që i takon religjioneve të tjera e që Zotin e mbajnë për vete në ndërgjegjjen e vet, a thua ku jemi Ne, në hesapet e llogarive partiake, apo nuk konsiderohemi njerëz dhe kandidat potencial për të votuar në këto zgjedhje?.
Kjo frymë parazgjedhore e koalicionimeve johomogjene programore por e ndërtuar vetëm e vetëm për interese të ngushta partiake e personale, ku përherë të parë në historinë e zgjedhjeve në trojet shqiptare i ipet përparësi Fesë para vlerave kombëtare është një sinjal ogurzi për përcaktimin tonë të përgjithshëm strategjik kombëtar euroatlantik.
Liria fetare është një nga të drejtat më themelore të njeriut, që për t’u realizuar, kërkon ndarjen e shtetit nga institucionet fetare. Mirëpo, shkalla në të cilën liria fetare është e mbrojtur dhe e garantuar ndërkohë zbulon gjithmonë diçka rreth karakterit të shoqërisë dhe shtetit.
Pushteti shtetëror është i ndarë nga organizatat fetare, dhe se parimi i shekullarizmit pranohet si parim i mosndërhyrjes së institucioneve shtetërore në kompetencat e organizatave fetare, dhe anasjelltas. Shekullarizmi shprehet edhe përmes ndalimit kushtetues për përfshirjen dhe ndërhyrjen thelbësore të organizatave dhe komuniteteve fetare në çështje që janë në kompetencën e shtetit këto janë stantarte universale dhe euro-perëndimore.
Bixhozi ka qenë gjithmonë vlerë e shtuar e të bërit politikë në këtë shtet të padefinuar mirë as me kushtetutë e as me përcaktim strategjik nga të dyja palët, si ajo maqedone edhe ajo shqiptare. Herë nga perendimi e herë nga lindja, herë nga Bullgaria e herë nga Srbija në të cilën fituesi i lojës merr nga humbësi pushtetin dhe parat.
Prandaj, ky imazh i juaji parazgjedhor cënon rëndë lirinë e fesë në një shtet laik, dëmton rëndë vlerat kombëtare dhe moralin shoqëror është një lojë fati ku po luhet bixhoz me ndjenjat fetare e kombëtare.
Edhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mesin e të cilëve edhe deputeti i AAK-ës, Pal Lekaj, e ndihmojnë agjendën e islamit politik…!
Nëse përmes Ramazanit po kërkoni ryshfet nga Zoti dhe kërkoni fatin e juaj në zgjedhje atëherë të ju përkujtoj se me Sheriat të gjitha lojërat e fatit janë të rrezikshme për individin dhe shoqërinë, ato janë vetvetiu krim dhe hyrje për shumë krime të tjera.
Paçi mëshirën e Zotit!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. …E kane “liderin e madh” dhe “shqiptarin e paperseritshem”mullah Ali Ahmetin shqiptaret e Maqedonise se veriut….Kiro Gligorovin ose Vasil Tupurkovskin e shqiptareve nw Maqedonine e Veriut, i cili per t´ua mbrojtur identetitetin dhe ruajtur ose mbrojtur kufinjt sllavo-mekedoneve, i con ned biruc jo vec ata te “Grupit te Kumanoves”, por si duket edhe krejt shqiptaret!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu