ARKIVI:
5 Nëntor 2024

Kosova sot është e atakuar nga regjimi fashist i Milosheviqit dhe zëdhënësit të tij Vuçiq

Shkrime relevante

Ragmi Mustafi paralajmëron ta dërgojë padinë ndaj Vulinit edhe në Strasburg

Sh.Ç/RTKlive Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi...

Kongjuzi i ujkut dhe asociacioni i Stanos

Gani I. Mehmeti Kishin zënë ujkun një ditë. Kishin thirrur hoxhën dhe...

“E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk ishte hedhur si duhej në trup…!”

Maurizio Stefanelli “E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk...

Zgjedhjet në SHBA dhe  shtegut historik i shqiptarëve

Sadri Ramabaja, Prishtinë Bota ndodhet mes dy të këqijave të mëdha: të...

Islamizmi politik rrezik për Kosovën dhe Shqiptarinë

Terroristi i madh Lavdërim Muhaxheri me një "vëlla musliman" të tij,...

Shpërndaj

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë

Për gazetën  KOSOVA SOT, e kaluara dhe e tashmja e saj , ndërlidhet me sfidat e sulmeve që i bëheshin nga regjimi okupues serb ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Pas suspendimit të autonomisë së Kosovës , dhe shpalljen  e deklaratës kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, KOSOVA SOT ishte dhe mbeti mediumi kryesor ku demaskonte, diskriminimin dhe dhunën e ushtruar nga regjimi shtetëror okupues serb. 

Gazeta KOSOVA SOT gjatë tërë kohës së okupimit serb, përmes shkrimeve të saja, ndriçonte, lartësonte dhe afirmonte lëvizjen kombëtare për çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës, që po formoheshin  institucionet e saja të pavarura të Republikës së Kosovës. Kur terrori shtetëror serb po përhapej mbi elitën intelektuale, politike e mbi popullatën civile shqiptare, lindi UÇK – Ushtria Clirimtare e Kosovës – e cila organizoi formacionet e saja çlirimtare, që po i kundërvihej formacioneve policore, paramilitare dhe ushtarake serbe.

KOSOVA SOT  u shndërrua në mekanizmin informues dhe përçues të zërit çlirimtare të UÇK-së, e cila  po zhvillonte beteja sublime ndaj forcave okupuese serbe duke e mbrojtur popullatën dhe jetesën e përgjithshme.

Dhe, krimineli serb Millosheviq , përmes zëdhënësit të tij Vuçiq, po zhvillonte dhe udhëheqte fushatën kundër gazetës KOSOVA SOT edhe përmes TV RTS, dhe gazeta u sulmua nga forcat okupuese serbe, ku u djegën objektet e gazetës  KOSOVA SOT u shkatërruan mjetet teknike ,dhe editoriali, gazetarët e stafi redaktues, vetëm se po e pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve nga dhuna serbe mbi popullatën dhe institucionet që ishin krijuar të Republikës së Kosovës, dhe aktivitetet të lavdishme çlirimtare të UÇK-së.

Edhe në kohën e pas luftës, gazeta KOSOVA SOT , shpejt u konsolidua, dhe u vë fuqishëm në shërbim të kauzës së lirisë, demokracisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës, si asnjë tjetër.

Sot Gazeta KOSOVA SOT Online  është i vetmi medium, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, që afirmon mendimin e lirë, nxitë dhe përkrah mendimin kritik, pasqyron realitete të ndryshme të zhvillimeve aktuale në vend dhe më gjerë.

Ajo u jep hapësirë pa ndërhyrje  ‘elitës intelektuale’ aktuale, të shprehin mendimet e tyre, qoftë përmes këndvështrimit kritik, apo të argumentimit të temave nga më të ndryshme , te cilat ndërlidhen ,me zhvillimet e sotme dhe për të ardhmen e shoqërisë, vendit dhe më gjerë .

KOSOVA SOT online   ka arrit të ndërton përmes editimeve të shkrimeve, në vetëdijesimin e qytetarëve, për angazhim në  marrjen e përgjegjësisë qytetare, në kontrollin dhe shtyrjen e qeverisjes së mirë në vend, angazhimin në avancimin e sundimit të ligjit, dhe bërjen e demokracisë funksionale në shoqërinë kosovare.

Angazhimi shumë profesional i KOSOVA SOT, dje dhe sot, dhe qëndresa e saj ndaj sfidave të ndryshme, e ka forcuar, gazetën KOSOVA SOT profesionalisht, ku sot në të janë të angazhuar një elitë e mrekulluar e gazetarëve, editorëve dhe kolumnistëve që përmes shkrimeve ,dhe analizave të tyre, po ndriçojnë  vetëdijen e përgjithshme qytetare, drejt kauzës për një shoqëri funksionale, transformuese, për gjatë zhvillimeve të epokës së industrisë dixhitale.

Për KOSOVËN SOT, e stafin e saj, dhe bashkëpunëtorët e saj, më mbetet t’u uroj suksese të mëtejshme, që po e bëjnë më të mirën për shoqërinë kosovare përgjatë këtyre zhvillime delikate globale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu