ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Feja, kjo sëmundje e shoqërisë dhe e kombit tonë

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Januz Januzaj, Istog
___
,,Feja është psherëtima e krijesës së pushtuar nga fatkeqësia, ndjenja, mendje e një bote pa zemër dhe shpirti i kushteve pa shpirt. Është opiumi i njerëzve’’.
Kur veç kemi kaluar periudha të vështira si njerëz e si komb, e tashmë e kemi arritur nivelin e popullit të pjekur, të shoqërisë e cila nuk ka nevojë t’u qepet të tjerëve, sepse në mënyrë intelektuale e kulturore e përqafon dhe e zotëron botën dhe gjërat përreth saj, në sipërfaqen e atdheut tonë të çliruar kanë dalë, vrazhdë, një numër i madh i atyre që fenë po e shfrytëzojnë si rit për interesa të huaja, për qëllime të caktuara e synime të tjera, si njerëz të paaftë për t’u mbështetur në vetvete, për ta jetuar lirinë dhe për të qenë të pavarur.
Jeta është një grimcë e kohës, hapësirë ku përpëlitemi për njohuri e për mirësjellje ndaj qenies njerëzore e natyrore, një pyll i egër, një pështjellim ku edhe humbim, por nuk ndalemi për ta gjetur ,,rrugën”, dalje, ide të ndryshme mbi Gjithësinë, mendime të mira mbi atë se çka janë dukuritë dhe çka është bota. Zhvillimi i njerëzimit, shkenca e kultura janë ato që e mbajnë mendjen e qenies njeri, ato që e drejtojnë në realitet e arsye. ,,E gjatë është nata që kurrë nuk e gjen ditën”.
Njeriu apo grupet e njerëzve, të cilët janë të lidhur me ,,të vërtetat e përhershme’’ janë ata që i mohojnë të arriturat e qytetërimit, nuk kanë mirëkuptim për të tjerët dhe as nuk e duan e as nuk e përdorin arsyen. Janë, skajshmërisht, të ngujuar në nënshtrim, të kapluar nga një frikë për ,,jetën në botën tjetër’’. Ngarendin të krijojnë lidhje e cila nuk pranon edukim, kulturë e arsim. Këto qenie të ngujuara të servituteve të pamëshirshme të një sekti fetar, me mendjen dogmë, si neurozë grupore, e nëpërkëmbin përkatësinë deri në mohim të identitetit me përbuzje ndaj atyre që nuk rreshtohen me ta.
Këta militantë të përçart e të zbrazët duken të fortë pasi ndjehen si një pjesë e vogël por e futur në një organizëm më të madh. Si relikte që nuk e pranojnë tokën tonë, frikohen ta shohin realitetin dhe me idhujtari mesjetare, sikur përpiqen të lidhen me të ,,dërguarin e zotit ‘’ e ta rikthejnë mbijetesën pesëqind vjeçare të një Perandorie komb shkatërruese. Zotit i luten në rrugë, të përkulur në gjunjë, me fytyrën kah Meka dhe nuk kanë atdhe. Sidoqoftë, pamja është mashtruese me shenja patologjike.
Ndarja e parë vendimtare është bërë për çështjen e trashëgimisë së Muhamedit; suni dhe shii.
Katërmbëdhjetë shekuj më vonë, këto dy fraksione udhëhiqen nga Arabia Saudite sunite, në njërën anë, si dhe nga Irani shiit, në anën tjetër, të karakterizuar si ,,mbretër arabë të veshur me kefije” dhe si ,,ajatollahë me çallmë të zezë”.
Po muhamedanët ( islamistë arabë e turqë ) e Republikës sonë laike, ku feja është e ndarë e jashtë institucioneve shtetërore e shoqërore, kush janë e kah po shkojnë në këtë udhëtim marramendës?
Ata i përmbahen verbërisht librit të tyre të shenjtë që duhet ta mësojnë përmendësh, pa ditur se çka po flasin, por me detyrim, i cili për ta është logjikë, matematikë, fizikë, kimi, biologji, letërsi.
Gjuha shqipe fillon e mbaron me Allah Akbar, si një nevojë e domosdoshme për zhvillimin dhe drejtimin të ,,pafeve” të Kosovës.
Prandaj, në vendin tonë të çliruar, më shumë ka xhami sesa shkolla!
Është për habi se si një numër i qytetarëve iu kanë bashkëngjitur dhe shkojnë pas tribalëve të kthimit në errësirë, kësaj rryme prapambetëse, përçarëse e mohuese me petk fetar!
Islamistë dogmatikë që kryejnë rite fetare nëpër zyre e dhoma të Institucioneve shtetërore; në Kuvendin e Kosovës, në Kryeministri e nëpër Ministri, në ndërtesa të Komunave, në Ushtrinë e Kosovës, në Polici, nëpër Gjykata e Prokurori, në Institucione arsimore e nuk di se ku tjetër.
Çfarë lirie?!
Kur në Kuvendin e Kosovës e shoh deputeten me shami e ndjej se po shkelen liritë dhe të drejtat elementare njerëzore e kombëtare: si, neve të pa fe, na përfaqëson një arabe a turke!
Veshja e mbulesat e ndryshme fetare nuk tregojnë as besim as përkushtim, por rënie kombëtare përballë përkatësisë nënshtruese, synim të caktuar politik me ideologji të skajshme. ,,Njeriu e krijon fenë, jo feja njeriun’’.
Si ta kuptojmë disiplinën në orarin e punës kur të punësuarit nëpër Ministri, në ndërtesa komunale, nëpër shkolla e Universitete falen apo ikin në vende të caktuara?!
Sa mund të kemi siguri tek ushtarët dhe në policët e shtetit kur ata, në orar pune, i lënë detyrat me të cilat janë të ngarkuar zyrtarisht dhe për të cilat edhe janë betuar, duke u ngujuar nëpër dhoma të veçanta për rite fetare?!
A mund t’i besojmë një gjykatësi që falet kur ai e ka para vetes një të pandehur, i cili nuk falet?
E çfarë hetimi mund të urdhërojë një prokuror pasi ta ketë kryer iftarin, në restorantin në të cilin qytetarëve që nuk agjërojnë nuk u shërbejnë para iftarit, ndaj një personi që nuk agjëron, apo si do të ngrihet aktpadia ndaj atij që falet pesë herë në ditë prej një prokurori, i cili falet një herë në ditë?!
Praktikat politike të këtilla e nëpërkëmbin, e degradojnë dhe e zhvlerësojnë shtetin e institucionet e tij, në njërën anë, dhe i shkelin të drejtat elementare njerëzore e kombëtare të pjesës tjetër të popullit, me fe e të pa fe, në anën tjetër. Po ashtu, në fushëveprimin e gjerë të kësaj rryme verbuese në vendin tonë, legjitimohen idetë e veprimtaria e skajshme përjashtuese deri në rrezik të sigurisë së përgjithshme. Ata që demonstrojnë rite fetare nëpër rrugë e sheshe, me britma prej minareve të xhamive, me darka bulevardeve duke i penguar jetën normale, lëvizjen e lirë e qetësinë e qytetarëve, nuk tregojnë përkushtim fetar, por me fanatizëm e vrazhdësi synojnë zgjerim, pushtim e mbështetje politike.
Besimi është i ndarë prej fesë. Ka besimtar realistë dhe aspak spiritualistë apo nënshtrues e mohues dogmatikë. Të gjithë njerëzit besojnë në diçka; disa e quajnë gjithësi, një pjesë tjetër e shpjegojnë me materie, të tjerët e lidhin me energjinë e vrimave të zeza, e ndërsa një grup i njerëzimit mbështeten te një fuqi e padukshme e quajtur Zot. Pra, në këtë barabarësi natyrore, secili e ka ,,Zotin’’ e vet.
Këta fetarë vulgarë e mesjetarë nuk e kanë e nuk e pranojnë kufirin midis islamizmit ekstrem dhe shtetit, midis demokracisë dhe fesë së tyre, e cila duhet të jetë e vetmja në këtë botë. Teokracia e tyre është shtrembërim dhe përkrahësit e saj nuk e pranojnë tjetrin, përveç vetes me uzurpime të të gjitha fushave të zhvillimit njerëzor, duke u ngritur në zvetënim e fanatizëm, një themel metafizik; ,,lufta e shenjtë është shprehja më e frikshme e një shfrytëzimi gjakësor të ndjenjës fetare’’.
Ajo që nuk shkon me sjelljen e politikanëve në pushtet dhe të atyre jashtë pushtetit, prej kryetarit, krye kuvendarit, kryeministrit, kryetarëve të partive etj., është se si shihen në ditë të caktuara fetare, apo në festa fetare kuturisën, lavdërojnë e urojnë në anën e fetarëve fanatikë e mohues, të cilët në fillim e në fund e shikojnë tokën e popullin e Kosovës të mohuar me një mendje dogme metafizike, fare pa mendje, të pamundur për njeriun, qytetarin e këtij mjedisi, më në fund të çliruar.
Feja, në vendet e zhvilluara bashkëkohore, është thellësisht një çështje private. Shumë sociologë e filozofë e shohin si një dukuri 𝙚 𝙢𝙗𝙞𝙟𝙚𝙩𝙪𝙖𝙧 prej një epoke të kaluar. Kështu, zhvillimi njerëzor, liria dhe emancipimi merren si fusha shekullare, përderisa shtjellimet logjike mbi besimin dhe të mirat publike janë larg njëra tjetrës. Po ashtu, ka vende në të cilat feja, me pikëpamjet, me pozitën dhe me praktikat e vrazhda e me varfërinë morale ( p.sh. lejohet poligamia ) përpiqet të ndërhyjë në politikën bashkëkohore.
Rrjedhat kanë shkuar deri aty sa shqiptarin e vdekur e dërgojnë në varr të mbuluar me një copë pëlhure të gjelbër me shkrim arab, pra shqiptari përcillet në varr me shkrim e me fjalë arabe, të gjithë aty, edhe pa ditur se çka po thonë, sikur të kishte lindur, të ishte rritur e të përfundonte në një vend arab. Sa nuk kemi arritur tek ajo dita ferr e të përballemi, jo vetëm në restorant, por edhe në ndonjë objekt publik ku të jetë mbishkrimi: – ndalohet hyrja për shqiptarë!
Kur nëpër institucione shtetërore, në politikë, në mjete të informimit, në shkolla, në mjedisin shoqëror përdorën e përhapen gjuhë, sjellje, rite e veshje arabe e turke, shterpësi, ekstremizëm e padituri, këto rryma helmuese, shtetin do ta therin në palcë e kombin do ta ndajnë me djerrinën e zgjeruar mendore, shpirtërore e kulturore. Institucionet shtetërore nuk janë dhe nuk duhet të jenë vende ku persona a grupe të caktuara kryejnë e përhapin praktika të huaja e të rrezikshme, anakronizma e politika private të çfarëdo feje qofshin. Jeta njerëzore e kombëtare errësohet e perëndon aty ku fillon ,,mbretëria e islamizmit fanatik”.
Nuk mund të ketë arsye të përgjithshme, as nuk mund të shkojmë përpara, nëse i lejojmë veprimet kundër kombit, pikëpamjet dogmatike e sjelljet ekstremiste, por vetëm përmes mendjes së lirë, mirëkuptimit të të ndryshmeve dhe lartësimit njerëzor. Liria është ideali më i lartë, që si njerëz e si vend e kemi arritur dhe, që shteti e ne të gjithë, të mos mbetemi fajtorë kryesorë të rrezikimit shoqëror e kombëtar, të rënies kulturore, të vrazhdësisë njerëzore, të ryshfetit e gërryerjes morale, të shtrembërimit e shkatërrimit mendor në edukimin e brezave të rinj, duhet që Institucionet shtetërore ta zbatojnë detyrimin kushtetues me të cilin jemi Republikë laike. Ato janë objekte, mjedise e hapësira ku të punësuarit duhet t’i kryejnë detyrat në shërbim të vendit e të taksapaguesve, ndërsa qytetarët detyrimet dhe të drejtat e veta.

K O M E N T E

2 KOMENTE

    • Artë e nderuar, më duket se eshte teprua per e kunder fesë. ”Kur ato përzihen e bëhen bashkë… ” më thonte nje mesues suede, qe ishte mdihmedi (asistenti) im, punet shkojne mbrspshte.
      Pra, çdo gjë eshte perzi e politizua ne Kosove. Edhe kur diskutohej futja e mesimit fetar, kishte teprime te skajshme sidomos nga disa klerike fetare, fatkeqedisht te besimit islam.
      Une e di qe me keto pake fjale e rreshta nuk e kam thene ate qe mendoj, por besimi nuk duhet perzie ne politike. Artë, kengetari popullor ne kohen e LSHP, i bene thirrje popullit ne lufte per mbrojtjen e tokave shqiptare ne Mal te Zi, Tivarit, Ulqinit, Plaves, Gucise etj.
      ”Me bismele, Allah n’selamet
      Shqiptarizmi a qu ne kâm
      Kush te don me iman me dek
      N’Karadak bâhet beja”.
      Faleminderit Artë e diten!
      Sinani

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu