ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Lëvizja e Deçanit- islami politik dhe shqiptarët përballë ndryshimit historik

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ju lumtë motra e jonë, për këtë artikull shumë argumentues!. Nëse islami politik vazhdon kështu siq është duke punuar në asimilimin e kombit shqiptar, dhe shëndrrimin në “komb musliman”!, atëhere lufta mes vedi nuk është larg !. BIKU, i Kosovës po i kryen projekte e ASHA. të Serbisë!.

  2. Për festën e madhe tës Pashkës ose Ringjalljes….

    Ndodhën në vlug të Fsstës madhe të Pashkes, Ringjalljes…

    Jemi në Muajin e Shënjt të Agjerimit ose Ramazanit…Festa e madhe e Bajramit, ndodhët në prag.

    Koha të mendojmë dhe reflektojmë…

    Historia e famshme dhe e lavdishme e Jezu Krishtit, pos tjerash na spjegon me shembëlltyren e të birit plangprishës kur i tha vëllaut të tij me të madh: ” Ky im birë, pati vdekur dikur e u ngjallë,përseri, pati humbur e u gjet prap: ( Luka 15, 24)

    Shënoni dhe shënjonI edhe këto fjalë:” Mendo dhe reflekto në fundin ose mbarimin tënd, e kurrë s´do të mëkatosh. (Sirianëve 7, 36); ” Mëkati është vdekja e shpirtit, por kthimi nga rruga e keqe eshtë ringjallja e tij. ( Sir. 14, 13)

    Apo, “Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet.” (H. Bergson & E. Fromm)

    Ndryshe nga kjo, sipas dialektikës jetësore ose filozofisë së njohur gjermane dhe asaj italiane, angleze ose britanike, ne jemi vetëm një grusht ëndërrash ose iluzionesh utopike, imagjinare ose fiktive, aty dhe atëherë kur jetën, kohën, vitët dhe ditët tona, i kalojmë fare bosh.

    Se këndejmi, besimi i krishterë ose katolik na mëson dhe udhërrefen se Jezu Krishti është vet Dija, Drita dhe Fuqia e Hyjit (Zotit):

    Ndërkaq, Kungimi (në latinish “comunicare”, dialog ose komunikim) është një sakrament, dekalog dhe testament i madh, të cilin e themeloi Jezu Krishti.

    Bile, Shën Augustini në një rast thotë: ” E shqetësuar është zemra e njeriut, e cila nuk mund të qetësohet fare, derisa nuk banon dhe jeton në Ty o Zot!”

    “Është e vërtetë se ne shqiptarët i kremtojmë (festojmë) Bajram e Pashkë,por Shqipërinë dhe shqiptarinë i kemi bashkë.” ( me fjalët tjera të At Gjergj Fishtës).

    Ndryshe nga kjo, eshatologjia e cila në greqisht( eshtatom ose eshatos) e ka kuptimin e hapësirës së pakufijshme fetare, jetësore, kulturore, historike, gjeografike, gjenealogjike, panteiste dhe kozmike (qiellore) të qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës njerëzore.

    Në teologjinë, holistikën dhe filozofinë kristiane ose katoloike: Eshatologjia i ravijezon, konturon, konvencionalizon, harmonizon dhe rregullon të gjitha procesët dhe fenomenët e mundshme natyrore dhe mbinatyrore -para vdekjës dhe pas ringjalljes së Jezu Krishitit . Respektivisht, të djeshmën, të sotmën, të nesërmen, apo historinë dhe ardhmerinë e botës, jetës, tokës, qiellit, si dhe të të gjitha qenjeve, kriesave, ekzistencave dhe ardhmërive të tjera.

    Ç’është e vërteta,ritmi dhe rituali i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, fetare,kulturore, intelektuale, politike, diplomatike, patriotike etj.. i ngjan nje metastaze ose maratone…. Në vijën e startit rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush arrine në cak.

    Në këtë rrerth vicioz ose biocenozë absurde ose abstrakte dhe obsukre, deshe a s’deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmeti

    Atdhetarizmi është profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, sikurse besimi për njerëzit e civilizuar dhe të kulturuar. Edhe për njerëzit (heronjt) e luftës dhe politikës-gjithashtu.

    Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të krishterimit.

    Krishtërimi në realitet, plotësoi një detyrë të madhe për iliroshqiptarët. Ai la gjur­më të thella e të pashlyera në analet e historisë sonë kombtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut dhe popullit (kombit) shqiptar.

    Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

    Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesanses shqiptare..

    .Frymëzim i orvatjeve ose përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Vendin e Shqipëve, i cili gjatë sundimit (pushtimit) të egër turko-otoman, ishte në një gjumë ose agoni të thellë.

    Ndaj, a ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime sublime dhe kaq të shënjta?! Unë thëm: Nuk ka.

    Ndryshe nga kjo, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë.

    Kur e tërë lënda e pasur e librave fetare, kulturore dhe historike, do të dalë në dri­të, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

    Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozo­finë kombtare, çlirimtare dhe patriotike me teologjinë etj

    “Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!”, do thoshte dikur H. Charles Woodsi.

    Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike.

    Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë, e lërë më vëllezërve të vet shqiptar të fesë kristiane ose katolike.

    Se këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose nuk e shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë.

    Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo!

    Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

    Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

    Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e njohur të Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

    Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin “figura supreme” ose “madhështore” që i “zotërojnë” ose “komandojnë” edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s’i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

    Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombtare.

    Në të kundërten, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, paranojak, diabolik, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

    Ndonëse, dikush duke u munduar ose përpjekur për t’i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, ose artin e tij vizatimor, letrar, fetar, kulturor, politik, diplomatik, analitik, gazetaresk ose publicistik, si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë!

    Si pjesën më të shkëlqyer, monumentale dhe emblematike të shpirtit, trupit (trungut), kulturës, traditës dhe historisë sonë të lashtë dhe aq të lavdishme, që na përcjellin, shoqërojnë, nderojnë dhe bëjnë dritë në të gjitha etapat, periudhet, portat ose hyrje-daljet e mundshme holistike, primatologjike, kulturore, historike, shtetrore, nacionale, patriotike dhe të tjera, i kemi vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të religjionit kristian ose katolik që na i ka falur (blatuar) dhe ruajtur Zoti nepër udhëkryqet e ndryshme të ndryshme të shekujve dhe historisë…Si udhërrefyes të përjetshem, dekalog, amanet të madh dhe testament, i kemi Shë Florin e Laurin, Shën Jeronimin, Albanin, Niketë Dardanin, kryetrimin dhe kryeheroin tonë legjendarë, Gjergj Kastriot-Skënderbeun, si Atlet të Madh të Jezu Krishtit, Ipeshkvë të Shkodrës, Lezhës e Durrësit dhe Kardinal. I kemi Shën Terezën, Pjetër Bogdanin, At Gjergj Fishtën dhe shumë të tjerë. I kemi kishat tona së bashku me famulltarët ose misionarët tanë shqiptarë që na i hartuan dhe ruajtën gjuhë, shpirtë, alfabet dhe kulturë. I kemi me tepër se 2OOO vjet traditë, kulturë dhe histori të Krishtërimit ndër iliro-shqiptarët. Në anën tonë i kemi edhe shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit që në shumicë i përkasin hemisifrerës oksidentale ose kristianiste. Ciceroni tha dikur se “Sokrati e ka zbritur filosofinë në tokë, ndërsa Herodoti -Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshem në ate mënyrë që mëpastaj t´i njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën; natyrën, njeri tjetrrin, të kaluarën, historinë, origjinën dhe vetetën e tyre. Jeta, bota, natyra dhe filosofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të cekët, unilaterale, monologjike ose egocentrike, të largojnë nga Zoti, përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thllësi, të shpiejnë dhe afrojnë pranë Tij. Pranë Zotit. Se këndejmi, konceptimi, përceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithëshme mbi “shtatë ditët e formimit të botës” sipas ligjeve ose ‘parabollave’ të njohura biblike, si dhe mbi mësimin e njohur mbi “katër mbretërit e botës” në bazë të ‘dëftesave’ dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në ‘dy pjesë’ ose në dy etapa te medha “post- quem” dhe ” ante- quem”; respektivisht, para dhe pas lindjes së Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore, të aplikohet dhe futet në përdorim ‘kalendari’ i njohur Gregorian së bashku me të famshmin “DIONYSIUS EXIGUUS” dhe vitët njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë “vitet e hënës” dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, rusëve dhe te tjereve së bashku me ‘kalendarin’ e njohur (julian) të Ptolomeut, Jul Cezarit dhe kështu me radhë… Për t’a aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin e sotëm Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit, të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e popujve, vendeve, kulturave ose ´botës tjetër sekulare’ ose jokristianiste gjithandej globit. U mor vesh se në bazë të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe ‘historive’ të ndryshme ‘kontemporane’, protekcioniste dhe egocentriste të popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetkë: Gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur “kalendarë paralel” të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës. Kjo edhe përkundër faktit të njohur se ‘Kalendarin’ e sotëm Gregorian ose Kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gerguri XIII-të , me ‘Dekret special’ në bazë të ‘projektit’ dhe ideve të njohura të Nicolaus Cusanusit dhe Nikolla Kopernikut etj. Ndaj, si një ‘copë e madhe’ ,respektivisht, si pjesë e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët, të cilët të parët ose ndër të parët atëbotë e patëm përhapur dhe përqafuar Fjalën e Shëlbyesit dhe Ungjillin e Krishtit në kontinentin e vjetër evropian. Pa i harruar këtu edhe faktet dhe legjendat e lartëcekura mbi Prelatët dhe Martirët e famshëm (iliro-shqiptar) të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë… Deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe shqiptare- Shën Tereza. Në qoftë se Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin, ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe Shqiptarizmës, i mbrojti dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota)- e mbrojtën Kosovën dhe civilizimin e lashtë euro-perëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.

    Përçarjet ose dilemat e ndryshme rreth asaj të jesh katolik, ortodoks, protestant ose musliman: Do i pengojnë shumicën absolute të shqiptarëve për t’i dëgjuar dhe kuptuar fjalët dhe mësimet e njohura të Jezu Krishtit kur tha: Duajeni njëri tjetrin, ashtu siç u u deshta unë ju!

    Ndonëse, një ditë jo të largët, ndoshta pa vullnetin ose dëshirën e shumicës absolute të shqiptarëve, do mund të na shfaqen dhe kthehen si hakmarrje apo si një ‘ves i ligë’ dhe bumerang i madh historikë dhe politikë. Për të mos thënë këtu si një ‘hakmarrje e madhe’ historike dhe politike, në fund të së cilës, përveç kalvarit dhe golgotës së njohur shqiptare, si ‘imazhe’ ose fragmente të ç´akordura, stivosura dhe rimuara…Apo, si ‘relikte’ të kohës dhe historisë, do na ngelin (mbesin) vetëm hijet, fosilet, skeletet, permendoret (lapidaret) ose varrezat tona individuale dhe kolektive, pranë te të cilave, të tjerët, pa prezencën e heronjëve, atktereve dhe protagonistëve të vertete, në sytë e botës, do e paraqesin (prezantojne) dhe ‘fotografojnë’ per të keq një pjesë të rëndësishme dhe kaq vitale, sublime dhe relevante të historisë sonë më të re – siç ishte lufta e fundit çlirimtare dhe heroike e UÇK-së në Kosovë! (…)

    Për lirinë e përgjithshme individuale dhe kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, luftuan, u përpoçen, vetflijuar ose sakrifikuan bashkë si ´Një´dhe të pandarë kurrë, edhe shqiptarët e religjionit musliman, edhe vëllezërit e tyre shqiptar të religjionit kristian e ortodoks ose protestant. Nën qiellin e flamurit të lavdishem të Gjergj Kastriot-Skernderbeut si dhe nën Emblemën e njohur të UÇK-së!

    Per shume jete e mot: Gezuar Pashken (Ringjalljen)-vellezer e motra!

  3. Fale Zotit, gjanat me te bukura, me te dashtuna, me te vlereshme dhe me te cmuara, i kemi falas ose gratis…ajrin, ujin, natyren, mendjen (logjiken), gruan, dashurine, bukurine, traditen, gjuhen, gjakun, gjenet, zemren, shpirtin…e nuk i cmojme sa e si duhet.

    Askush nuk eshte kunder muslimanizmit auteqefal dhe autentik te shqiptareve, por kunder atij islamizmit tjeter, te importuar ose trafikuar (kontrabanduar) ne token dhe faren tone, he medet!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu