ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Nail Draga – studiues dhe intelektual i guximshëm

Shkrime relevante

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Shkruan: Esat Mehmeti    
___                             
Tridhjetë vite me parë studiuesi,Nail Draga ka botuar librin „Shqiptarët në Mal të Zi“(1994), duke vazhduar me pas edhe me botime tjera, si nga fusha e gjeografisë në veçanti dhe te publicitikës e cila është pasioni i tij duke u veçuar me qasje profesionale, analitike e intelektuale që janë mirëpritur nga opinioni shkencor e kulturor në hapësirën shqiptare

Sfidat e shkollimit                        

Nail Draga u lind në vitin 1957 në fshatin Draginë në Anë të Malit. Në Katërkollë ka kryer shkollën fillore, të mesmen në Ulqin, ndërsa ka studiuar gjeografinë në FSHMN të Universitetit të Prishtinës (1976-1980). Pas përfundimit të studimeve, ku ka qenë student i gjeneratës dhe bursist i UP-së, punësohet në Fakultetitin e Shkencave matematike-natyrore të Unversitetit te Prishtinës, në degën e gjeografisë, fillimisht si asistent e më pas ligjërues. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka magjistruar (1988), ndërsa disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës (1999). Edhe pas masave të dhunshme që ndërmori Serbia në Kosovë, ndaj punonjësve të arsimit, ai ka vazhduar të mbajë leksione në fakultet deri në vitin 1998.Më pas kthehet në vendlindje ku  punësohet në shkollën fillore” Bedri Elezaga” në Katërkollë, drejtor i shkollës, i cili me sukses udhëhoqi për dy mandate (1998-2003, 2007-2011).Nga viti 2011 ka qenë drejtor e më pas nëndrejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.  

Dr.Draga ka qenë anëtar i Këshillit të përgjithshëm të arsimit (2003–2008), subjektit me të lartë arsimor në Mal të Zi. Me ftesë të kongresmenit Tom Lantos, me datën 30 tetor 2003, në Kongresin Amerikan në Uashington ka dëshmuar në një seancë dëgjimore në lidhje me Poziten dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme me kumtesa nga fusha e gjeografisë dhe tema të tjera.

Deri më tash ka botuar 14 botime të veçanta si dhe rreth 400 artikuj, studime, recensione, vështrime  nga fusha e gjeografisë dhe e publicistikës, në botime të veçanta, revista dhe gazeta te ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

Draga është një ndër themeluesit e Shoqatës së Artistve dhe Inelektualëve”Art Club” në Ulqin, si dhe kryetar i tij në vitet 1995–2002. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës Lemba (1998-2018). Është redaktor e recenzent i shumë botimeve të veçanta si dhe organizator i shumë veprimtarive kulturore në këtë mjedis. Me plot gojë mund të themi se, nuk ka manifestim i cili është mbajtur dhe mbahet, kryesisht, në Ulqin, Anë të Malit, Krajë e Shkodër, pa pjesëmarrjen e tij.

Profesioni dhe pasioni

Me shkrime Draga ka filluar të paraqitet nga koha e studimeve, ndërsa  në mënyrë të rregullt me artikuj, studime, ese, recensione e vështrime nga viti 1983 e më pas, në gazeta e revista shkencore të kohës.

Veprimtaria botuese përbëhet nga dy fusha; në gjeografi si profesion dhe në publicistikë si pasion. Në botimet gjeografike janë trajtuar çështje me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi, si pjesë e popullit shqiptar të ndarë padrejtësisht nga shteti amë, por, nuk mungon qasja edhe për hapësirën etnogjeografike shqiptare.

Ndërsa në fushën e publicitikës përmes artikujve trajton në mënyrë analitike pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, si në të kalurën dhe tash në pluralizëm, duke ofruar ide dhe propozime për avancimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, sipas standardëve ndërkombetare.

Deri tani  ka botuar 14 vepra, duke filluar nga “Shqiptarët në Mal të Zi ”(1994) dhe kjo e fundit “Koha e mediokrëve”(2023) në botim të “Art Club”, Ulqin.  Në këto tri dekada të veprimtarisë botuese,del qartë se kemi të bëjmë me autor i cili çështjeve jo vetëm nga fusha e gjeografisë i ka trajtuar në mënyrë profesionale. Pjesëmarrja ne sesione e konferenca të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme dëshmojnë bindshëm një konstatim të tillë.

Sipas informacioneve qe kemi regjistrit të tyre botimeve së shpejti do t’iu shtohen edhe tri botime tjera, të cilat presin të mbeshtetën financiarisht.

Mungon subjekti kulturor i shqiptarëve

Ne këtë aspekt çështje preokupuese e Dragës paraqet mungesa e një subjekti kulturor i shqiptarëve me buxhet shtetëror qe do të financionte veprimtaritë e ndryshme kulturore si dhe botimin e librit shqip. Sepse në mungesë të një subjekti të tillë autorët shqiptarë janë në pozitë të pavolitshme, se duhet të angazhohen vet për të siguruar mbulimin e shpenzimeve të botimit.Një gjendje e tillë mund të zgjidhet vetëm kur shqiptarët të kenë subjektët autonome në fushën e kulturës dhe të arsimit, duke eliminuar pabarazinë praktike te identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.

Modeli i intelektualit

Kontributi i tij është i madh në fushën e studimeve jo vetëm gjeografike, kulturës, dhe të publicistikës.Ky personalitet në vetvete mishëron modelin e shumanshëm të një intelektuali dhe të një krijuesi me përgatitje enciklopedike, i cili bie në sy për zgjuarsinë e tij.

Si një personalitet me një gamë të gjerë krijimesh në disa fusha të dijes, është i pajisur me një kulturë profesionale dhe me një horizont të gjerë kulturor. Ka botuar disa libra të fushave të ndryshme, artikuj, vështrime, recensione e analiza kritike për vepra të autorëve të tjerë. Për veprimtarinë e tij në shumë fusha  është vlerësuar lart nga autor të ndryshëm.

Draga në këto vepra, duke pasur për subjekt gjithmonë qenien tonë kombëtare, na tregon për të kaluarën tonë të hidhur, për të tanishmën, për diskursin politik dhe duke vënë përballë alternativën si zgjidhje. E tërë krijimtaria e tij shkon drejt një qëllimi, që janë në kërkim të zgjidhjeve, sipas standardëve ndërkombetare.

Po të lexojmë me vemendje veprimtarinë e Dragës do të thotë të njihesh me mendimet dhe idetë e një projekti të madh kombëtar. Kështu, pasi mbaron së lexuari, të çdo libri të tij, lexuesi mediton në qetësi dhe e kupton se a duhet lexuar, apo të rilexohet një tekst i tij, që do të thotë të kuptosh autorin dhe çështjen e tij, e cila është çështje e të gjithëve, që ka të bëj me çeshtje madhore, çeshtjen kombetare shqiptare.

Me veprimtarinë e tij krijuese shkencore Draga pa dyshim mbetet një figurë e nderuar dhe e rëndësishme e kulturës shqiptare.Është një personalitet i respektuar i shkencës dhe kulturës, i cili po lë gjurmë edhe në fushën e publicistikës.

Kontribut në avancimin e çështjes kombëtare

Nga miratimi i pluralizmit politik në Mal të Zi (1990), ka mbeshtetur subjektet politike të shqiptarëve, duke dhënë kontribut në avancimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Ai nuk ka qendruar statik por ka qenë aktiv, që dëshmohet se ai është autor i tekstit të Memorandumit për status special të shqiptarëve në Mal të Zi, miratuar më 12 shtator 1992, nga Forumi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi. Në lidhje me pabarazinë qytetare e kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi, si në monizëm edhe tash në pluralizëm ka paraqitur pikëpamjet e tija në takime, tryeza e konferenca të ndryshme që janë botuar në mediat e shkruara duke qenë dëshmi autentike të kohës.Ndonëse pikëpamjet dhe propozimet kanë mbeshtetje sipas standardëve ndërkombetare, por vazhdimisht ka munguar vullneti politik i pushtetit për barazi edhe për popujt e ndarë, që këtu quhen pakica kombëtare, që është dëshmi se në Mal të Zi si mjedis multinacional e multikulturor vazhdon qasja unitariste, që është në kundërshtim me këtë mjedis heterogjen nacional e kulturor.

I tërë angazhimi profesional e intelektual dëshmon se i është përkushtuar avancimit të çështjes shqiptare në Mal të Zi ku librat e botuara e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë. Ne këtë aspekt është kritik ndaj subjekteve politike shqiptare si përfaqësues autentik sepse nuk kanë qenë në nivelin e duhur në mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar, sidomos në fushën e arsimit dhe të kulturës. Nga një mos angazhim konkret në fushën e arsimit nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe nuk mësojnë asgjë nga lendët e identitet kombëtar, veprim që nuk mund të arsyetohet në pluralizëm.

Apologjia e qenësisë shqiptare

Veprimtaria e tij si një tërësi, paraqet një vazhdimësi idesh me qasje gjeografike,historike, politike, eseistike e publicistike  të cilat janë të gërshetuara në indin kombëtar, si një apologji e qenësisë shqiptare, rreth idesë së mbrojtjës së identitetit dhe bashkimit të shqiptarëve, që mbetet kurora më e artë në thesarin e mendimit kombëtar. Tërë veprimtaria e tij është përcaktuar, për të avancuar çështjet që janë jetike për shqiptarët kudo në hapësirën e tyre etnogjeografike.

Gjatë veprimtarisë Draga është veçuar si pedagog universitar, drejtues i institucioneve, e sidomos si studiues, publicist, analist, eseist, moderator e intelektual i guximshëm që dëshmohet me shkrimet dhe veprat e botuara që janë vlerësuar nga opinioni shkencor e kulturor në hapësirën shqiptare.

Në sajë të veprave dhe qendrimit, Draga ka bërë emër si studiues e intelektual i shquar, ku  figura e tij paraqet një vlerë kombëtare, e cila në thelbin e saj paraqet denjësisht kulturën  dhe traditën tonë shqiptare.

Po e mbyll këtë prezantim me një konstatim të prof.dr.Begzad Baliut i cili në lidhje me veprimtarinë botuese të Dragës thot se “ kjo varet edhe nga një premisë e re, që quhet guxim intelektual. Ne besojmë se kjo nuk i ka munguar as më parë dhe nuk do t´i mungojë edhe në të ardhmën. Nail Draga është sot njeri me përgjegjësi  shumëdimensionale, që di t´u përgjigjet  në mënyrën më të mirë kohës dhe bashkëkombësve”.

(Mars 2024, bituar në “ Kohën javore “)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu