ARKIVI:
22 Tetor 2024

Kisha në Rakinicë të Podujevës, shkas i akuzës nga prokuroria e Shtetit të Kosovës, ndaj priftit ortodoks At Nikolla Xhufka

Shkrime relevante

Shënim me rastin e një vjetorit të Lëvizjes së Deçanit

Lëvizja E Deçanit Prishtinë, 20 tetor 2024 ___ Të dielën e datës 20 tetor...

Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve

Nga: Nue Oroshi ___ Lëvizjet politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i...

Ti & Poezi nga Argjira Ukimeri

Argjira Ukimeri Poezi TI Parajsê Hyjnore e frym'zimit Qì l'edhaton vitet e mia N'pritjet t'mia t'mallëngjmit   TI N'agoni...

Miti se në Perëndim pasurohesh

Nga Aurel Dasareti Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë...

Shoqata “Vatra” në SHBA organizon mbrëmje me bashkatdhetarët, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj

Në kuadër të aktiviteve në të mirë të komunitetit shqiptaro-amerikan, por...

Shpërndaj

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë

KISHA NË RAKINICË TË PODUJEVËS,SHKAS, I AKUZËS NGA PROKURORIA E SHTETIT E KOSOVËS, NDAJ PRIFTIT ORTODOKS SHQIPTAR I CILI PËRFAQËSON KISHËN ORTODOKSE FAN NOLI NË SHQIPËRI? E verteta historike shqiptare dëshmohet në vazhdimësi nga studiues e ndryshëm botëror, e sidomos të atyre studiuesve gjerman dhe së fundit edhe nga studiuesit francez , se shqiptarët i takojnë popullit më të vjetër pellg, dhe nga të gjeturat e fakteve të dokumentuara biblike dëshmohet origjina e shqiptarëve nga përmbytja biblike e Noeut.

Dhe pse sulmohen egërsisht shqiptarët dhe lashtësia e tyre nga barbarët sllav serb, kur secili që e dëshmon ,e paraqet dhe shpreh mendimin rreth shqiptarëve, se janë populli i historisë biblike ,kur kjo dëshmohet edhe nga faktet historike të arkivave në Vatikan,serbët tërbohen ngase historia e falsifikuar dhe e miteve të tyre i bënë si popull rrenacak ,pushtues dhe i ndertuar në trojet dhe kulturën shqiptare.

Fakti tjetër historik për të gjithë ata/ato studiues të Biblës ,paraqitet,se apostujet e Jezusit e kanë predikuar lajmin e mirë krishterë në gadishullin Ilirik tek populli shqiptar, dhe sipas Biblës ,apostujet e Jezusit gjatë predikimet të UNGJILLIT kanë folur shqip. Edhe sot shumë hulumtues shkencor po konstatojnë ,se gjuha shqipe është ndër gjuhët e para edhe para hebreishtes . Edhe Konstadini në Kosovë në kohën antike ARBËRIA ka krijuar kodin e Justinianit , i cili dëshmon se i takonte popullit Arbnor.

Dhe nga të gjitha këto fakte ,prifti ortodoks shqiptar At Nikola i cili përfaqëson kishën ortodokse shqiptare të Fan Nolit e ka shpreh mendimin e vetë krishter, se kishat dhe kultura krishtere, është burim i popullit Iliro- Arbnoro-shqiptar, që vonë u përhap edhe tek popujt sllav ardhacak në trojet dhe kulturën e stërgjyshërve të shqiptarëve. Dhe At Nikolla, duke bërë paraqitje publike në studiot e televizioneve të Kosovës, dhe me shfaqjen e mendimit të tij krishter, e të argumentuar, kur në vazhdimësi e ka potencuar , se kishat dhe kultura krishtere në përgjithësi i sidomos në Evropë, e ka origjinën tek shqiptarët , dhe për tu përhapur më vonë tek popujt tjerë.

Madje, Ati Nikolla nga kureshtja e studimit krishter ka vizituar kishën antike në fshatin Rakinicë të Podujevës, e cila Kishë , e ka burimin e kulturës dhe besimit shqiptar të Konstandinit të madh shqiptarë të Arbërisë së atëhershme, dhe vendlindja e të cilit ishte Turuqica, vetëm një kilometër nga Kisha , të cilën e vizituar At Nikolla, ku prokuroria e shtetit të Kosovës, po e akuzon , ” për përhapje të urrejtjes dhe mos durimit” dhe ia ndalon përmes masës së sigurisë ofrimit të Kishës së Rakinicës , dhe pse,vetëm se po e paraqet një të vertetë historike, për historinë,kulturën dhe besimin e shqiptarëve dhe të popujve ballkanas. At Nikola ,mund edhe mos te dinë ,por Kisha në Rakinicë të Podujevës, është ruajtur dhe mbrojtur nga banoret shqiptarë të atyre lokaliteteve, vetëm nga dashuria e tyre, se Kisha i takon të njëjtës kulturë shqiptare.

Edhe autori i këtij shkrimi, në koordinim me ‘rrjetin e krishterëve evropian’ për evropën juglindore , dhe nën patronazhin e komunës së Podujevës ,dhe Ministrisë së Kulturës gjatë vitit 2007, kur kisha në Rakinicë të Podujevës është restauruar , ngase , ka qenë e dëmtuar nga të reshurat dhe kushtet atmosferike ,dhe sot e njëjta KISHË është nën mbrojtje e shtetit si monument i kulturës dhe historisë së shtetit të Kosovës.

Dhe pse të akuzohej At Nikola nga prokuroria e shtetit të Kosovës ,për arsyen e vetëm, se e ka paraqitë të vërtetën për historinë,kulturën dhe traditën shqiptare,ndërsa prokuroria e shtetit e ndjek për këtë të vërtetë…?

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Se pari ky i vetquejtuni At Nikolla nuk asht i emnume nga kerkush si prift. Ky asht vetshpalle prift, pra nuk asht prift i njohtun zyrtarisht. Ky asht i futun nga disa rryma proserbe te Tiranes per te fute herrin n’sheriat ne Kosove.
    Se dyti, Pse Prokuroria e Kosoves nuk merret me hoxhallart e Kosoves qe ofendojne Heroin tone Kombetar Gjergj Kstriotin dhe vjellin vner vazhdimisht kundra vlerave dhe personaliteteve kombetare vetem e vetem se nuk jan emusliman?

  2. Sa i përket hetmit të At Nikolës mbi faktin se ka vizituar një kishë të boshatisur në Rakinicë të Podujevës dhe mbajtjen e meshës atje me ish banorët e interesuar,në aspektin juridik nuk përmban në veti vepër penale dhe as hyrje me dhunë në Kishën antike nën mbrojtjen e shtetit.Të tjerat që ju thoni ,se kënë e përfaqëson,mund të dini më mirë,por në paraqitjet e tija publike mua më lë përshtypje se në radhë të parë e ka kombin dhe kulturën antike shqiptare dhe më pastaj besimin religjioz krishter.Kam përshtypjen se prifti At Nikola është përfaqësuesi ortodoks i kishës ku shërben më i moderuari se sa priftërinjtë tjerë në Shqipëri të cilët ndjekin reliktet fetare konservative që nuk janë në përputhje me zhvillimet e kohës.
    Dhe pse prokurori i shtetit të Kosovës nuk i ndjek hoxhollaret të cilët edhe unë pajtohna plotësisht të cilët ndjekin aktivitete islame kundër ,historisë,kulturës dhe prejardhjes shqiptare.Madje hoxhollaret në Kosovë por edhe në Shqipëri kanë për mision ruso -serb ndërrimin e identitetit shqiptar në arab…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu