ARKIVI:
22 Tetor 2024

Një koment tjetër shqiptarit me nofkën “Mërgimtari”

Shkrime relevante

Ja pse e dua fshatin

Irsa Shore, Tiranë ___ °• 𝙅𝙖 𝙥𝙨𝙚 𝙚 𝙙𝙪𝙖 𝙛𝙨𝙝𝙖𝙩𝙞𝙣?! •° Për këto ngjyra,...

Shënim me rastin e një vjetorit të Lëvizjes së Deçanit

Lëvizja E Deçanit Prishtinë, 20 tetor 2024 ___ Të dielën e datës 20 tetor...

Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve

Nga: Nue Oroshi ___ Lëvizjet politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i...

Ti & Poezi nga Argjira Ukimeri

Argjira Ukimeri Poezi TI Parajsê Hyjnore e frym'zimit Qì l'edhaton vitet e mia N'pritjet t'mia t'mallëngjmit   TI N'agoni...

Miti se në Perëndim pasurohesh

Nga Aurel Dasareti Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Një person mund të jetojë pa shikim, një i verbër është gjithashtu një person. Por nëse nuk shihesh, atëherë nuk je asgjë.

***

https://www.drini.us/cfare-duhet-te-bejme-kur-gjeniu-i-shqiperise-eshte-bastard/

Mergimtari 2 Prill 2024 Në 10:03 am

zotni Auerel Dasarati!

Mergimtari: Nese pretendon, aludon ose i thua vetes -demokrat, ne baze te shprehjeve dhe fjaleve tua, shihet qarte se ke mentalitet dhe tradite te madhe komuniste, revolucionre ose bolshevike.

Aureli: Çfarë tradite kam, kjo është puna ime. Nuk është problemi jot. Në shkrimin tim i kam bërë një analizë të vogël veprës kolosale “Arratisja nga liria”, të kolosit Erich Fromm (1900-1980), i cili ishte: mësues universitar, sociolog, psikanalist, autor, psikolog, filozof, ekonomist social. Dhe, ti faktikisht kritikon Fromm-in, jo mua. Të duket vetja më i ditur se ai.

Mergimtari: Nese i thua vetes fetar ose bresimtar i fese katolike, ortodokse, muslimane, protestnte etj…shihet teper qarte se je afetar i parikuperushem ose ateist.

Aureli: Se a jam fetar apo jo (cilës fe etj) është vetëm problemi im. Unë nuk po lëndoj askënd. Mos u shqetëso aty ku nuk duhet.

Mergimtari: Nese i thua vetes ekspert i shkencave ushtarake-sikologjike, atehere ndryshoj mjetet per ate arritur ose realizuar qellimet.

Aureli: Unë nuk i them vetes, por jam ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, madje edhe pak më shumë se kaq.

Mergimtari: Nuk e dij se ku jeton, punon ose vepron ti´?;por, gjithekund ne bote shprehjet, ofendimet ose fjalet e renda jane te denueshjme edhe me ligj , edhe me kanun.

Aureli: O gënjeshtar i sëmur trush, ti e dinë shumë mirë se kush jam. Shkarravit çka të duash, por: Asnjëherë mos kërcëno njerëzit me kanun.  

The rooster and the horse agreed not to step on each other`s feet. (Gjeli dhe kali ranë dakord të mos shkelnin këmbët e njëri-tjetrit).

Mergimtari: Nga e dine ti se ai per te cilin ti aludon ( Edvin Rama, apo dikush tjeter) eshte bastard, bire shkine ose shkau etj…???!!!

Aureli: Ajo që kam shkruar për dikë tjetër është problemi im. Je avokati i dikujt që të kruhet shpina aty ku nuk të pyet njeri?! Dhe, nuk thashë as bir shkine as shkau. Termi bastard në rastin konkret ka të bëjë me sjelljen e pistë, vjedhjen, tradhtinë ndaj kombit dhe vendit , jo prejardhjen biologjike të filanit.

Mergimtari: A e di ti se per keto shprehje, njerezit nje dite mund te rrasin ose fusin ne burg, apo del dikush e te kerkon llogari!?

Aureli: Dukesh sikur ke lindur në një xhungël. Më kërcënon? Ndalon shprehjen e lirë? Hehehe, taliban e jo mahi.

Mergimtari: E dyta: keto sloganet ose recidivet e perditshme mbi nazi-fshistet, si duke jane bere akronim, sewmundje e pavetedijshme, ushqim ose konsum i perditeshem per diletantet ose delirantet e ndryshem brenda dhe jasgre atdheut.

Aureli: Ti Komiku Ali, i sëmurë psikik dhe xheloz i gërditshëm, mos quaj diletant ata që janë më të zgjuar dhe shuuuummmë më të shkolluar se ty.

Mergimtari: Nazizmi ( nacizmi) gjerman dhe fashizmi italian , kane nje botekluptim krejt tjeter nga ajo qe flitet ose shkruhet (  pordhet)perdite ne mediat shqiptare.

Aureli: Kjo që thua tregon se ti je një azilkërkues (“refugjatë) fals në Gjermani. Krijesë për lëmoshë.

Mergimtari: Aurel, te lutrem shume gjithemone ke te drejte sovrane ose legjitime per t´i identifikuar, verejtur, hetuar, qortuar dhe kritikuar cemet ose gabimet e njohura e te panjohura te Edi Rames dhe atij tjetrit, para dhe pas tij….Absolutisht po. Ama, nenat, nderin dhe familjen shqiptare, leri rehat.

Aureli: Ti me siguri je nga Kosova. U tregove gënjeshtar kronik, manipulues amator dhe simpatizant i kryeministrit ilegjitim shqipfolës që puth çetnikun serbo-sllav për t’ia dhënë Kosovën Serbisë.

Mergimtari: Nuk mund te krahasohen nje grusht i vogel serbesh, malazasish ose shqiptaresh me gjermanet dhe italianet qe jane dy prej kombeve me te medha, me te zhvilluara dhe me te fuqishme te Europes.

Aureli: Shumë interesant o zotëri “Mërgimtari” që shkarravitën plehra e pastaj i bënë replikë vetvetes me nofkën e radhës “Albert”. Kritika jote ndaj meje në portalin “Drini” është e datës 2 Prill 2024, në ora 10:03, dhe aty figuron fjalia jote: “gjermanet dhe italianet qe jane dy prej kombeve me te medha, me te zhvilluara dhe me te fuqishme te Europes”.Ok?

Ndërkaq, një bashkëkombës i nderuar që quhet Agron Shabani (ndoshta ke dëgjuar për të), në të njëjtën datë, më 2 Prill, dhe vetëm 3 orë pas teje, në ora 13:04, në portalin “Bota.sot” ka botuar shkrimin:

Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj të Evropës”: https://www.botasot.info/opinione/2150291/gjermanet-dhe-ruset-jane-dy-popujt me-te-medhenj-te-evropes/

Pra, rastësisht data e njëjtë dhe pothuajse e njëjta orë botimi.

Prisni një minutë, diçka edhe më interesante: Ti “Mergimtari” ke shkruar: gjermanet dhe italianet qe jane dy prej kombeve me te medha, me te zhvilluara dhe me te fuqishme te Europes”.

Agron Shabani ka shkruar pothuajse të njëjtën: Gjermanët dhe rusët janë dy popujt me të mëdhenj dhe me të fuqishëm të Europës“.

Çfarë ngjashëmërie, tema të njejta, fjali të njëjta, koha e shkrimit e njëjtë. Çfarë rastësie e çudie!!! Apo jo? Hehehe…

Zotëri „Mërgimtari-Albert“. Turp të kesh. Mos kopjo citate nga shkrimi i zotëri Agron Shabanit pa lejen e tij, citate që u ke bërë vetëm pak ndryshime mikroskopike, OK? Madje ia ke kopjuar (vjedhur) 3 orë para se shkrimi i Agron Shabanit të botohet në Bota.sot. Mrekulli e natyrës tënde, nuk e di se në cilën planetë jeton.

Edhe diçka, më kishe kritikuar edhe në shkrimin e një zonje të nderuar:  https://www.drini.us/pse-vajtoni-o-shqiptare-pse-i-late-manastiret-te-braktisura-dhe-pse-thate-jemi-myslimane-e-jo-shqiptare/#comments

Aty kishe shpifur dhe fyer edhe atdhetarin/ intelektualin e njohur Gëzim Marku që për 20 vjet e më tepër me portalin e tij të pavarur: https://www.zemrashqiptare.net/ ka dhënë dhe jep një kontribut të madh për çështjen kombëtare. Gëzimi t`i ka botuar edhe shkrimet tua. Ty të mungon karakteri njerëzor. Turpi qoftë mbi ty. Nuk e kam idenë se kush je në të vërtetë, por qenke krijesë e çuditshme, e çoroditur, interesante.

PS: Ti je lindur dhe ke jetuar (pothuajse) gjithë jetën në Kosovë. Ndoshta ke ikur në kohën e luftës (1998-1999). Dhe çka ke dhënë ty për Shqiptarët e Kosovës?  Dhe shqiptarët e trojeve në përgjithësi? Zero.

Më kritiko sa të duash, kritika e mirëfilltë është e dobishme, por me argumente, jo të shkarravitësh bajga për motive të sëmura. Dhe, lexo me kujdes intervistën e zhvilluar në SHBA. Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me ekspertin Aurel Dasareti

Shkurtër, pa doreza. Një këshillë  humanitar, pasi shpresoj se ndoshta je shqiptar. Mos u merr më me shkarravina të pakuptimta por kërko ndihmë mjekësore. Ti je i sëmurë psikik (mendor) dhe vuan nga:

·      Kompleksi i inferioritetit

·      Çrregullimi i personalitetit narcisist

Kompleksi i inferioritetit – është një reagim ose vetë-përvojë ku një individ ndihet më pak i vlefshëm shoqërisht se njerëzit e tjerë dhe shqetësohet shumë nga kjo. Ndjenjat e inferioritetit mund të vijnë nga sëmundje dhe njolla të vërteta (dëmtimi i organeve), por edhe nga një sfond dhe situatë fatkeqe shoqërore, karakteristika jopopullore, aftësi të dobëta dhe tipare të tjera me vlerë të ulët.

Çrregullimi i personalitetit narcisist – është një gjendje e shëndetit mendor në të cilën njerëzit kanë një ndjenjë të paarsyeshme të lartë të vetë-rëndësisë. Ata kanë nevojë dhe kërkojnë shumë vëmendje dhe duan që njerëzit tjerë t’i admirojnë. Njerëzit me këtë çrregullim mund të mos kenë aftësinë për të kuptuar ose për t’u kujdesur për ndjenjat e të tjerëve…

Shërim të këndshëm.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I dashur dhe i nderuar Aurel Dasareti,

    Se pari dua te te pershendes qe shkruan dhe komenton me emer dhe mbiemer te plote.

    Se dyti: Tek Ju ( tek Ti pra) -personalisht i njoh dy njerez ose dy botera te ndryshme:
    E njoh Aurel Dasaratin-nje vella dhe intelektual te dashur shqiptar i lindur ne metropolen e njuhur te Sydneit ne Australine e larget dhe i rrituir dhe edukuar ose specializuar ne SHBA-s.

    E them kete; duke u bazuar tek nje interviste ose bashkebisedimi Juaji ( Joti) i dikushem me shkrimtarin, intelektualin, patriotin dhe mikun tim te paharruaer z.Zeqir Lushaj, i cili nuk ndodhet me ne jete( Drite Paste o Zot!) ne revisten ose portalin “Zemra Shqiptare”; ku pervec tjerash kam mesuar per prinderit dhe origjinen tuaj ( tende ) familjare, prinderit tuaj (tu) arsimtar ose pedagog, motren antropologe, vellaun, baskeshorten, femijet tuaj etj. Zoti u rajt dhe bekofte!

    Ndaj, me beso se nga aty jam bere mik me Ju ( me Ty pra) pa u njohur dhe takuar kurre ne jete. Betohem se Po!

    Por, tashti cuditerisht po e njoh nje Aurel Dasareti tjeter, i cili nuk me ngjason fare ne Aurel Dasaretin tjeter ( te vertetin) qe e njoh dhe e cmoj shume. Nejse!

    I nddruar Aurel,

    me vjen fort mire qe i ndjek dhe percjell shkrimet e mia ne gazeten renomative shqiptare ” Bota Sot!….Dua te te falenderoj me respekt dhe perulesi. Ty dhe gazeten e lartepermendur shqiptare ” Bota Sot” qe i boton ose publiokon shkrimet e mia.

    Po, i dashur Aurel, jame nje azikerkues i kahershem nga Kosova ne Gjermani, per nje kafshate buke dhe nje trohe jete me normale. Ti ndoshta do me pyesesh , po se ore “Mergimtar” (Agron) nuk ke kerkuar azyl ne ndonje vend ose shtet tjeter, ne Arabi, Turqi a dikund tjeter, por bash ( mu) ne Gjermani ose Perendim? Po te tregoj sinqerisht dhe shpirterisht: Sepse, qyshe i vogel ose femije ne shkolle fillore, kam ndjere nje respekt dhe simpati te posacme per shtetin dhe kombin e madh gjerman ne vecanti, si dhe per kulturen perendimore ose kristianiste ne pergjithesi, se ciles i perkasim edhe ne shqiptaret,nese me beson.

    Nderkohe qe ky respekt, botekuptim ose perceptim imi, u rriten ose shtuan akoma me shume gjate jetes time si nxenes gjimnazi ne Gjakove, sio student i dikurshem i shkencave politike ne Zagreb te Kroacise dhe keshtu me radhe. Ne Gjermani jetoj se bashku me familjen time qe nga viti 1993, pa qene kurre ne Kosove gjer me sot.

    Po, i nderuar Aurel, une jam ai qe kam shkruar ( me fakte e jo pa fakte) se gjermanet dhe ruset, per nga numri i banoreve ose popullsise jane dy popujt me te medhenje te Europes. Kane dhene edhe emra te shquar ne fushen e shkences etj.

    Por, asnjehere nuk e kam mohur ose nencmuar edhe shtetin dhe popullin e madh italian qe e humanizuan, eksploruan dhe emancipuan dikur boten ose civilizimin tone njerezor. Per gjermanet; italianet e anglezet, kam shume simpati, nese me beson. Per kroatet-poashtu.

    Per angazhimin dhe kontributin profesional dhe patriotik te Gezim Markut te “Zemra Shqiptare”, kam respekt dhe simpati, nderkaq, per ceshtje te brendshme mes meje dhe z. Marku, nuk dua te flas (shkruaj) ketu…..Jane ceshtje private. Edhe per editorin ose themeluesin e “Drinit”; z. Bajram (Gjergj) Kabashi-gjithashtu. E sidomos per kurajon, vullnetin dhe guximin e tij intelektual dhe qytetar per te qene pjese e asaj qe janer shumica absolute e shqiptareve. Gjysherisht, stergjysherit ose katragjysherit e shqiptaerve, kane qene te gjithe te krishter ose katolik, i nderuar Aurel. Kjo nuk eshte kurrfare zbulimi shkencor, mendoj une.

    Vella Aurel, nuk jam poltron ose servil i askujt, nuk jam sahanlepires i askujt, nuk u nenshtrohem gjermane dhe askujt tjeter ne kete bote, per nje cope buke ose kulm (cati) mbi koke, por kam respekt dhe simpati te posacme per gjermanet, nese me beson.

    Me Kryeministrin e Shtetit tone Eme (Shqiperise), z. Edvin Rama, nuk jam takuar kurre ne jete. Nuk me lidhe asgje ( absolutisht asgje) me z. Rama. As me Hashim Thacin etj…Jo per Bese! Por, nenat dhe motrat shqiptare, per mua jane kult, dicka e shenjt, i nderuar Aurel.

    Ndaj, mu per kete shkak, edhe reagova (komentova) me nofken “Mergimtari”-perfundi atij shkrimit tend. Nuk e bej kurre me te njejtin gaf ose gabim-velllacko!

    P.S: Per nje etape ose periudhe te fese dhe kultures islame ose musliimane ne mesjete ( duke filluar nga shek. 6 gjer ne shek. 14) kam respet dhe konsidetare te vecante. Por, nga aty e gjer me sot, bota arabe ose muslimane, ne vend te progresit,bota islame ose muslimane, me duket se kane shenuar regres. Kane ngecur (stagnuar) shume. Edhe ato metropola te shkelqyera ne Duabi, Abu Dabi, Doxa (Doha) etj…i kane ngritur dhe projektuar Perendimi.

    Profetin Muhamet dhe asnje profet tjeter, nuk e shaje as mohoj kurre. Absolutisht-jo.

    Nuk jam fetar i verber ose fanatik i askujt, por i njoh dhe respektoj te gjitha fete dhe kulturat e ndryshme. E mese teperfim fene dhe kulturen shqiptare.

    nuk kam interesim te komentoj ose debatoj me askend. Vendosa te te pergjigjem edhe ne kete shkrim ose ragim tendin ndaj meje. Eshte krejt normale kjo, nese nuk gabohem.

    Shendet dhe gjithe te mirat per ty, familjen dhe farefisin tend!

    nga “Mergimtari” ( Agroni) dv.

  2. Z. Dasareti!
    Pasi qe ne shkrimin tuaj me permendet edhe mua, me duhet qe te reagoj dhe te Ju them se une, Alberti, nuk jam komentuesi me nofken “Mergimtari”. Edhe njehere po e perseris qe ne replikat ne mes juve dhe z. Shabanit, mendoj qe z. Shabani eshte shume me i aresyeshem dhe me korrekt se ju.
    Nese dikush ka mendim ndryshe nga Ju nuk do te thot qe automatikisht eshte kundershtare i juaj. Eshte e drejte e secilit qe ta kete mendimin e tij per nje dukuri, fenomen etj. Natyrisht qe kjo vlen deri atehere kur debati behet ne menyre te qyteteruar. Fyerjet dhe sharjet nuk duhet te kene vend ne Drini.us.
    Ju pershendes.

    • I nderuar Albert,

      nese ke kohe dhe vullnet kerkoje emal-adresen time ke Bajram (Gjergj Kabashi, dhe mund te njihemi dhe komunikojme privatisht.

      Me peleqejne komentet dhe reagimet tuaja te kultura dhe intelektuale.

      Nuk e dij ( nuk) e kam te qarte se si personat ose individet e ndryshem e dijne se kur komunikojme edhe me nofka dhe emra te plote ne gazetat ose portalet e ndryshme shqiptare?!

      Koha e djemve dhe cikave ( vajzave) te UDB-s dhe Ranovicit prap, apo…?!

      Ata qe deri dje i kane sherbyer UDB-s, Milloshevicit ose Rankovicit, sot i sherbejne dikujt tjeterr. Veset e liga dhe gjenet nuk mund te ndryshohen o vella! Nejse….!

      Largesite ose distancat e ndryshme se bashku me mungesen e shtetit ligjor dhe te fuqishem ne Kosove e Shqiperi, e kane bere te veten. Nuk kam me vullnet as interes me komentuar ketu, nese me kupton.

      Me respekt,

      “Mergimtari” (A. Sh.)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu