ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Mos u deklaro cilit religjion i takon, ti je vetëm Shqiptar !

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

___

Kur ishte kriza e madhe viteve të 90-ta, kur pothuajse të gjithë shqiptarët u dëbuan nga puna nga regjimi apartheid i Millosheviçit, rrymat ekstreme wehabiste e salafiste, të cilat u mbinë nga askund e përnjëherë tek shqiptarët në Kosovë, i jepnin nga 200 dollarë secilit që anëtarësohej.

Kishte familje të tëra që për shkaqe të mbijetesës ekonomike anëtarësoheshin, ku femrat duhej të mbulohen, e meshkujt të i lëshojnë mjekrrat e t’i shkurtojnë pantollat në tre-fërtal, për me pasë të drejtë me i marrë ato para nga ato rryma të islamit radikal e të instaluara nga kush e di se kush. Pra, paguheshin me dollarë amerikanë, jo me marka gjermane, e cila edhe ishte valuta më e zakonshme që përdorej në ato territore.

Nisur nga qyteti im, Mitrovica, e tëra filloi në lagjen “Gori Mahalla”, sepse në fillim të asajë lagjeje jetonte njëri nga protagonistët kryesorë të një rryme të paparë më herët tek ne të islamit radikal. Fillimisht, në ato rryma i anëtarësuan të rinjtë që ishin fqinjët e parë të personit në fjalë. Përnjëherë, ata të rinjë u shndërruan në diçka që nuk ishin më herët. Filluan të lëshojnë mjekrra e t’i shkurtojnë pantollat në tre-fërtal. Filluan të mos dalin nëpër kafeteri ku mblidheshim zakonisht, sepse aty shitej dhe pihej alkooli. Filluan të përshëndesin me “selam alejkum”. Madje, ata që kishin emra shqip apo internacional, u ripagëzonin në emra arabë. E tërë kjo ndodhi shumë shpejt.

Çdo ditë i shihje se si po bëheshin më shumë e më shumë. Derisa neve na përndjeknin policia serbe 24 orë, na ndalonin, na maltretonin dhe na rrahnin në mes të rrugës saherë që na shihnin që ishin tre apo më shumë të tubuar, ata ashtu me mjekrra e veshje karakteristike të tyre lëviznin dhe vepronin lirshëm nëpër qytet në grupe nga 15-20 persona pa i ndalu e pa i ngucë kurrë askush. Njërit nga protagonistët kryesorë në atyre rrymave të islamit radikal, në një rast, policia serbe i hyjnë në shtëpi në vitin 1998 dhe i’a marrin mbi 800 mijë dollarë amerikanë para të gatshme.

Dikush sigurisht se pyetet, “përse dollarë amerikanë?”. Përgjigja është mëse e qartë, se vendet arabe dhe afrikane, valutën kryesore që e përdorin ishte/është pikërisht dollari amerikan. Poashtu, simbas disa publikimeve nga ish-zyrtarë të shumtë amerikanë, se invazioni në Irak në vitin 2003, ishte pikërisht për shkak se në Irak shtypeshin në mënyrë të pakontrolluar me miliarda dollarë amerikanë, gjë që ishte jashtë kontrollit të FED-it amerikan e që e dëmtonin bindshëm ekonominë dhe balancin ekonomik të ShBA-ve.

Poashtu dihet se Iraku dhe Irani ishin vendet e vetme të cilat e thyenin embargon ndaj Serbisë dhe Malit të zi (FRJ) viteve të 90-ta duke e furnizuar Serbinë me derivate të naftës. Poashtu, vlenë të potencohet, se, kur udhëheqësia politike e sistemit paralel të shqiptarëve, bënë thirrje në rezistencë paqësore, disa persona nga ato rryma ekstreme, e shfrytëzuan atë moment që të shpërndanin tek të rinjtë e qytetit tespihë që t’i mbajnë në duar si pjesë e “rezistencës paqësore”.

Gjë që, kur shkova në konsultime tek Prof. Latif Berishën, djesë pastë, se çka janë ato rruaza, ai mbeti i habitur ku mi mori ato nga dora e i hodhi, i cili më tha që t’iu them të gjithëve që i njoh që t’i hedhin ato, sepse ku me ditë se kush e me ç’farë qëllimi është ka i shpërndanë ato rruaza. “Ne po bëjmë rezistencë për liri e pavarësi, e jo revolucion islamik”, më tha ndër tjerash Prof. Latif Berisha, atëherë kryetar i LDK-së për Mitrovicë, e i vrarë nga forcat serbe më 24 mars 1999 ndër personat e parë që u vranë në Mitrovicë kur filluan bombardimet e NATO-s për ta çliruar Kosovën nga robëria shekullore.

Aq shumë e zgjëruan atë rrymë ekstreme në atë rrugë, saqë sot atë rrugë lirisht mundemi me e qujtë “Rrypi i Gazës” në mes të Mitrovicës. Ku, me vite të tëra gjatë muajit të Ramazanit bllokohet komplet rruga për të demonstruar islamin politik me ‘iftare’ publike. Pas çlirimit të Kosovës, në kaosin e pasluftës, ato forca të errëta islamike prap filluan të marrin territor nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat, ku cak i tyre ishin vendbanimet me shtresat më të ulëta sociale.

Sot, kur e tërë bota arabe mundohen të liberalizohen e të demokratizohen, si rasti i Miss Arabia Saudite, tek ne shumë imamë të dyshimtë, përfshirë këtu edhe kryeimamin Naim Tërnava dhe BIK-un në përgjithësi, thërrasin në një islam më radikal e në ligje të sheriatit. Ata morën hov edhe më të madh pasi që në Turqi erdhi në pushtet Erdogani dhe partia e tij islamiste, i cili cak politik e kishte vazhdimin zgjërimit të islamit në Evropë. Vazhdimin e ekspansionin islamik në Europë përmes Ballkanit, që e kishte dikur Perandoria Osmane.

Screenshot

Regjistrimi i parë i popullatës në Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike ndodhi në vitin 2011, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-ja e Thaçit, AKR-ja e Pacollit dhe PD-ja islamiste e Ferid Aganit. Ky koalicion qeverisës gjetën gjuhë të përbashkët me Erdoganin dhe partinë e tij, i cili, përmes tyre fitoi ndikim jashtëzakonisht të madh në jetën politiko-shoqërore të Kosovës.

Njejtë siç e ka edhe sot me LVV-në në pushtet, të cilët e prishën Kosovën me të gjithë aleatët perëndimorë, ndërsa e përafruan vendin edhe më shumë me Turqinë e Erdoganit. Në ato fleta të regjistrimit, ishte pyetja e njejtë sikurse që figuron edhe sot me nr 10: “Cili është besimi i juaj fetar?” Në një shtet me kushtetutë laike, një pyetje e tillë fare nuk guxon të figurojë. Në shtetet sekulare e demokratike besimi fetar i individit është çëshje shumë personale. Është një e drejtë individuale të cilën i’a jepë edhe Kushtetuta e vendit, ku as shteti e as individi i caktuar nuk ka të drejtë të të pyes se a beson ti në zot dhe ç’farë besimi fetar ke.

Pastaj, kur me ligj është e caktuar se regjistrimi i popullatës duhet të bëhet çdo dhjetë vite, a mundet shteti apo individi me garantuar se ai/ajo që sot në fletat e regjistrimit deklaron besimin fetar që i takon për momentin, që brenda dhjetë viteve nuk e përdorë të drejtën e tij/saj individuale e të garantuar me Kushtetutën e vendit, që ta ndërron besimin fetar? A mundet shteti të garantojë që për dhjetë vite qytetari i Kosovës nuk do ta gjejë veten në një besim tjetër fetar?

Prandaj, ajo pyetje qëllimkeqe e të imponuar nga BIK-u, i cili dirigjohet drejtpërdrejt nga Erdogani, është komplet pyetje e paarsyeshme dhe e panevojshme dhe ndërhyrje direkte e shtetit të Kosovës në një çështje dhe të drejtë shumë personale të individit, drejtë të cilën i’a garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e bazuar në Konventën e OKB-së si dhe në Artikullin 10 të Bashkimit Europian. Unë i thërras të gjitha partitë politike të Kosovës, si dhe tërë shoqërinë civile të Kosovës, që me këmbëngulje të kërkojnë që të largohet ajo pyetje e paarsyeshme nga fletat e regjistrimit të popullatës.

Në qoftë se nuk largohet ajo pyetje nga ato fleta, atëhetë i’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese që fare të mos përgjigjen në atë pyetje, sepse ajo është çëshje e tyre personale, të cilën shteti nuk guxon as t’i pyes, e lere më t’iu përzihet.

Është e drejtë e individit të cilën i’a garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si kushtetuta më e përsosur në ruzullin tokësorë e cila i’a garanton individit të gjitha të drejtat.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu