Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Islam, a ka burrë ma t`madh se Bajram Begi a?”, 28 Mars 2024
Mahi e mesele nga thesari popullor i Turjakës së Zatriqit
Pjesa e nëntë (9)
-O mas u tut hoxhë bre se nuk ka vorr prej uqve!
-Uki *) pa ha njerin krejt e nuk pa le vorr
Shaban Shaqa i Turjakës e hoxha i Perzerenit udhëtojnë kâm për në Rahavec
Në Turjakë, në muajin e Ramazanit çdo vjet vinte një hoxhë me i falë vaktet e Namzit dhe një magjup*), tupangji me rreh tupanin. Pa hoxhë e pa tupan*) nuk ka mujt me kânë, me ardh e me shku asni Ramazan në Turjakë.
Çdo natë, hoxhën dhe tupangjinë i merrte nga një familje me hânger iftar e syfyr*). Aty ku hanin iftarin, po n`at odë flenin dhe e hanin edhe syfyrin. Ajo familje qi kish qef me e marrë hoxhën për iftar por nuk kish odë të madhe ku duhej me i falë namazet, përveç 5 vakteve, edhe namazin e teravive*), atëherë namazin e falnin te ndonjë i afërm i familjes që kishte odë të madhe ose te Shaban Shaqa, Smajl Zeneli, Imer Seferi, Cufë Brahimi, Sahit Mstafa, Din Haxhia etj. Turjaka nuk kishte xhami e namazet i falnin në oda.
Hoxha në muajin e Ramazanit rrinte në Turjakë deri në natën e Katragjegjeve*), 3-9 ditë para Bajramit*) hoxha merrte hakin e ramazanit dhe shkonte.
Ni Ramazan e kishim pas 1 hoxhë, turk nga Perzereni*). Hoxha e folke gjuhën shqipe me belbëzime por mirrej vesh nga xhemati*). Turjakasit e respektonin hoxhën turk më shumë se sa ai të ishte shqiptar për arësye se ishin turqit osmanë që na kishin pru fenë islame, thonin pleqte. Ishte e njohur shprehja deri vonë edhe në Turjakë, ”turk Elhamdulilah*)”. At vjet Ramazani kishte ra në dimën e në Turjakë, në dimën binte borë e madhe e bënte ftohtë deri në fund të marsit e në fillim të muajit prill.
Shaban Shaqa ishte njëriu më i papërtueshëm, ai që interesohej për me e marrë hoxhën e tupangjinë e në fund të Ramazanit me ia pague hakin e me e përcjell, hoxhën deri në Rahavec.
Një mëngjes pasi e han syfyrin, Shaban Shaqa niset me hoxhën për Rahavec. Prej Rahavecit hoxha shkonte me autobus për në Perzeren. Udha nga Turjaka për Rahavec ishte e largët, afërisht 3 orë e gjysëm kâm, udhë veç nëpër bjeshkë. Turjakasit kur shkonin në Rahavec në Pazar, shkonin bashkë, në grupe, nga 3 e më shumë edhe për shkaqe sigurie, sepse dilnin komitët*) e i plaçkitnin por, edhe nga shtazët e egra. Kur e kapërcejnë përpjetëzen e madhe të Gërrjaqës e ngjitën në bjeshkë, ujqit lurojshin, lehnin e hoxha frigohej*), kallxonte Shaban Shaqa. Baca Shaban na thonte, hoxha më afrohej, veç që nuk më hinte nën palltë, nga tuta*)
-O hoxhë, mos u tut se s`kum ni kun qi ka vorr pi uqve (ujqëve).
–Hemen, ai pa ha krejt e nuk pa le vorr*).
Fjalorth fjalësh e shpjegim termash fetar
*) Uk-i, UJK I m.
- zool. Kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me qenin, me qime të përhime në të verdheme, me veshë të drejtë e me majë, që sulmon shpesh bagëtitë.
*) Magjup-ë, rom-ë, nuk e gjeta në fjalor por nuk e kam përdorur me qëllim nënçmimi, jo
TË GJITHË NE JEMI “MAGJUPË”, Erjon TelaPOSTED ON 29/12/2014
https://www.historiaime.al/aktualitet/blog/te-gjithe-ne-jemi-magjupe/
*) TUPAN m. vjet.
Daulle, lodër.
Iu bë barku tupan mospërf. U fry së ngrëni, iu bë barku daulle, iu bë barku kacek. E vunë në tupan.
*) IFTAR m. fet.
Darkë që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit; koha kur hahet kjo darkë. Hanin iftar. Pritnin (çelnin) iftarin.
*) SYFYR m. fet., vjet.
Buka e gjella që hanin besimtarët myslimanë gjatë ramazanit, para se të gdhinte, sipas paragjykimeve fetare.
*) Namazi i teravive
Ky namaz është sunnet dhe falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit. Sunnet është të falen 8 rekatë namaz, duke dhënë selam pas çdo 2 rekatësh.
Kohët e Namazeve
https://sq.wikipedia.org/wiki/Koh%C3%ABt_e_Namazeve
*) Nata e Kadrit, Katragjegjja
Nata e Kadrit ose në folklorin e shqiptarë Katragjegjja (arab. لیلة القدر Laylat al-Qadr) është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.[1]
Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nata_e_Kadrit
*) Bajrami, Fitër Bajrami
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Fit%C3%ABr_Bajrami
*) Perzeren, në popull, në të folmen e përditshme, qytetit të Prizrenit, i thonë ”Perzeren”.
Prizreni, qytet në Kosovë
https://sq.wikipedia.org/wiki/Prizreni
*) Namazi me xhemat
https://sq.wikipedia.org/wiki/Namazi_me_xhemat
*) Elhamdulilah
https://sq.wikipedia.org/wiki/Elhamdulilah
*) KOMIT m. hist.
Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit.
*) FRIKËSOJ kal.
I fut frikën dikujt, bëj që të frikësohet; tremb.
*) TUT kal.
E tremb dikë, i shtie frikën; e bëj të lëkundet. Më tuti ca koha e keqe.
*) vorr nga VARR m.
- Gropë e gjatë e gërmuar në tokë për të futur trupin e të vdekurit; vendi ku varroset dikush bashkë me grumbullin e dheut që i hidhet përsipër ose me muret e mbulesën. Varre të vjetra. Varre ilire. Varr i përbashkët gropë e madhe ku janë varrosur disa njerëz. Varr mermeri. Varret e dëshmorëve. Varri i gjyshit. Varri i një të panjohuri. Varret e fshatit varrezat. Pllaka (rrasa) e varrit. Guri i varrit. Hapi një varr. E futën (e shtinë) në varr. Vendosën kurora mbi varr. Ia ka mbuluar varrin bari ka kohë që ka vdekur.
Vazhdon
Malmö, 3 prill 2024