ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Drenica, tokë e mbjellë me dëshmorë !

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Seff Krasniqi, Prishtinë
___
Çdo vit, sidomos çdo pranverë, kur ringjallet natyra, ringjallet fuqishëm edhe kujtimi për dëshmorët, të cilët tash 25 vite pas çlirimit të Kosovës i kujtojmë të mbushur me dhimbje dhe emocione.
Meqë kishim biseduar disa herë me Ramadanin (Danin) për një takim miqsor kur të ndodhemi në Kosovë, sivjet e realizuam.
E filluam me vizitën e bunkerit të parë, i cili pasohet me gjashtë tjerë përgjatë kurrizit të malit në një gjatësi prej 1500 metra prej ku vëzhgoheshin forcat serbe ditë e netë.
Me mikun tim, Sabri Alidemaj, u nisëm drejte Drenicës. Atje ku ka filluar gjatë shekujve çdo rezistencë kombëtare kundër pushtuesëve. Dani me Besim Hotin na pritën në Ujmirë.
Pasi u takuam, pa vonuar u nisëm dejtë Aqarevës.
Rrugës, vizituam vendin ku Njësiti i UÇK-së kishte projektuar bunkerin e parë, i cili pasohej edhe me gjashtë të tjerë dhe shenojnë vijën e gjate 1500 metra për të vazhduar edhe deri në 5 km përgjatë kurrizit të bjeshkës nga ku, ditë e netë, vëzhgoheshin forcat serbe.
Në vazhdim vizituam shtepinë familjare të heroit, Ismet Rrahmani, para së cilës na priti me shumë mirësjellje dhe fisnikëri i vëllai i tij i madh. Derisa shikonim kullen, verejtëm në murin e shtepisë që kishte mbetur një predhë e kalibrit të madh që ishte goditur nga forcat serbe. Ndërsa, ngjitur me shtepinë qëndronte busti i Ismetit.
Peut être une image de monument
Pasi vizituam shtepinë familjare të heroit Ismet Rrahmani, vendosëm të vizitojmë shkollën e fshatit, e cila mban gjithatu emrin e heroit, por edhe arsimtarit, të cilit i qëndrojnë anash dy nxënës të tij, dhe të duket sikur i bëjnë roje. Ciceroni i rastit na spjegon, se derisa vrasja e heroit, Ismet Rrahmani, ende nuk është zbardhur, nxënsit e tij Nexhat e Rifat HAXHA u ekzekutuan nga gjakatarët pushtues serbë. Madje, nxënësi Nexhat Haxha u vra në sy të babait nga afërisa.
Peut être une image de Stari Most
Në këtë shkollë, arsimatri, drejtori dhe luftëtari, Ismet Rrahmani bashkë me Bekim Berishen-Aben dhe e Kadri Hamitin-CD, dhe bshkëluftëtarët tjerë, themeluan Akademinë e pare ushtarake të UÇK-së. Ky është momenti që secili e mbuset me emocione të përziera, nga njera anë ndihesh krenarë me guximin e çlirimtarëve, e nga ana tjetër ndien peshen e dhimbjes. Kjo gjendje s’e lë askë indiferent.
Peut être une image de monument et texte qui dit ’se AKADEMISE USHTARAKE ME 22.IV.1998 NỀ KOSOVE AÇAREVE ESHTE BERE RRESHTIMI PARE FORMACIONEVE TẺ UÇK NẺ KOMANDEN E KOM. SYLEJMAN SELIMIT DHE EPROREVE BEKIM BERISHES EKADRI HAMITIT. ESHTE BERE FORMIMI DIVIZIONIT "ADEM JASHARI" JANE DALE KADETET E PARE TẺ AKADEMIS USHTARAKE TE UÇK SE FLAMURIN NGRITEN XHEVE E FEHMI LLADROVCI.’
Në kullën-muze e ndërtuar nga ministria e kulturës, në kohën kur ishte minister akademiku Shala, në hyrje të oborrit dominon pllaka përkujtimore e heroit Ismet Rrahamni, siç dominon edhe ballinën e konakut-muze e mësuesit, luftëtarit, çlirimtarit dhe heroit që mban në njerën dorë librin e në tjetrën armën dhe si gjithmonë në sfond i stolisur me flamurin kombëtar dhe shqiponjen dykrenare.
Peut être une image de monument et texte
Përnrdyshe në katër anët, muret janë të mbushura me fotografi të luftëtareve dhe luftarëve që i rezistuan armikut. Gjithçka është rregulluar me kujdes dhe me rrefime të shkurtëra, me pak rreshta, janë rrëfimet për çdo detal dhe për secilin që ka kontribuar në luftën çlirimtare.
Peut être une image de monument et texte
Në varrezat e fshatit, memoriali që u kushtohet dëshmorëve dhe viktimave të luftës dominohet nga akronimi UÇK-së. Në mesin e dëshmorëve prapë gjendet Ismeti, si emblemë krenarie e familjes Rrahamni por edhe e fshatit.
Peut être une image de 1 personne
Përballë MEMORIALIT shtrihen varrezat tjera dhe secila pllakë është e stolisur me nga një lulëkuqe dhe një flamur kombëtar. Përveç emrit dhe mbiemrit si dhe datëlindjes, asnje varr nuk është stolisur me hënë, yll apo kryq. Gjithçka simbolizon shqiptarin çlirimtar.
Kështu i pamë edhe fshatrat tjerar të mbushura me varre dëshmorësh. Secili fshat është njëfarë Prekazi ose krejt Drenica është Prekaz apo vetë Prekazi është Drenica. Drenica qëndrestare nga e cila filluan të gjitha betejat atdhetare kombëtare gjatë shekujve kundër armiqve.
Sefedin Krasniqi

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Per Ty qe e paskesh shkruar prekshem kete tregim ose apologji ( Po te drejtohem me ty, sepse ndoshta mund te jem pak me i vjere se ti?): Me kujtohet se serbet dikur e kane pasur nje proverbe ose batute te poshter, kur thonin; ” Udrite albanskoj zmiju po glavi, ako zelite da ubijate manje zmije, jer njegova poglavica se zove Drenica” (Bini ose bjerini gjarperit shqiptar ne koke, nese doni t´i zhukni gjarperinjet tjere me te vegjel, sepse koka e tij quhet Drenica)!

    E njoh relativisht mire Drenicen…Ia njoh te rrahurat e zemres, natyren, fshaterat, qytetet…pulsin dhe ritmin e jetes,….fushat, malet, sukat…Palzmimet dhe betimet e thella skeletore dhe gjenetike. Kam patur bukur shume shoke ose miq te forte ne Drenice….Disa prej tyre nuk ndodhen me ne jete…Drite Pacin….Dikush si hero ose deshmor i kombit, dikush tjeter ka nderruar jete pas luftes….si pjesemarres i luftes clirimtare dhe herokie te UCK-s… I njoh Zoget e Komaranit, Velicet, Ibriqet, Smakiqet, Dugollet etj…Secili me burre dhe me patriot se tjetrti. Me kujtohet njehere, nje djalosh i ri po hante buke e molle ne tregun e gjelbert te Skenderjat…, i cili i pyetur nga une pse hante buke e molle, me tha:”Sepse, edhe buka, edhe molla jane te kesaj toke! Ishte nje djalosh shtathedhur, i ligesht ne trup, por shume krenar. ishte vitit 1985..ne mos gabohem.

    E paske shkruar bukur kete prememorie zoteri Krasniqi. Me gjuajte ( hedhe) ne kujtime…Kujtime krenare, sigurisht.

    Respekte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu