ARKIVI:
30 Prill 2025

    Ardon Jashari së shpejti në FC Bruges të Belgjikës

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Nga: Arif Ejupi

    Sipas z. Remo Meyer, drejtor sportiv i FC Luzern, anëtar i elitës së futbollit zviceran, mesfushori i spikatur dhe kapiteni i kësaj skuadre Ardon Jashari përfundimisht do të kalojë në FC Burges të Belgjikës.

    Jashari sikurse shumë të rinj të tjerë shqiptarë talentin e tij për futbollin e ka praktikuar me punë të pareshtur dhe disiplinë.

    Ai qëkur ishte 7 vjeç nisi të luajë në skuadrën e futbollit FC BAAR të kantonit Zoug të Zvicrës.

    Loja e shkëlqyer e Jasharit në këtë ekip do të bëjë që shumë shpejt udhëheqësit e Akademisë së FC Luzern të shprehin interesim për këtë talent të rrallë.

    Ardoni i vogël  i mirëpritur dhe i përkrahur parezervë nga elbasanasi Jahmir Hyka ish-futbollist shumëvjeçar i FC Luzern-it.

    Ardoni si 11 vjeçar do të kalojë nëpër të gjitha kategoritë e skuadrës FC Luzern. Këtu duke qenë i mbikëqyrur nga trajnerë profesionistë në afat rekord do t’i evitojë të gjitha mangësitë. Ai do të jetë i aftë që të luajë në të gjitha pozitat.

    Edhpse shumë i rinj në skuadrën juniore të lucernës do të jetë forca kryesore. Shtatlartë i qëndrueshëm , driblues i  mrekullueshëm dhe me gjuajtjet bombë me të majtën përveç që shkëlqen në sulmin e ekipit të tij ftohet edhe në seleksionin e Zvicrës me grupmoshat U-17 ,18 dhe 21.

    Kurse në janar të vitit 2022, zë vend në 11-shin e parë të FC Luzern. Në historinë e begatët të këtij Klubi zviceran me traditë gati 121 vjeçare Jashari me prindër nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut është kapiteni më i rinj i të gjitha kohërave.

    Gjatë këtij sezoni Jashari ka luajtur me fanellën kaltër e bardhë 27 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

    Nga krosimet e sakta të Ardonit, bashkëlojtarët e tij të sulmit kanë shënuar edhe tre gola të tjerë.

    Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll Murat Yakin, dikur trajner i suksesshëm i FC Luzern, duke i parë cilësitë e këtij djaloshi të talentuar e fton edhe në ekipin e parë apo të njohur më tepër si ekipi A.

    Ardoni me gjithsej  82 paraqitje me FC. Luzern-in,do të kujtohet gjatë nga mijëra simpatizues të kësaj skuadre.

    Meyer konstaton që mungesa e Jasharit do të jetë hendikep mjaft i madh për FC. Luzern-in.

    Mirëpo ai në të njëjtën kohë ndihet krenar që nga gjiri i kësaj skuadre doli një lojtar shembull për të mirë si në lojë ashtu edhe në sjellje.

    Në Kampionatin e Belgjikës së bashku me Jasharin do të luajë edhe Andi Zeqiri me origjinë nga Ferizaj i Republikës së Kosovës, i formuar po ashtu në Zvicër.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu