ARKIVI:
23 Nëntor 2024

E përbashkëta e Aleksander Vuçiq dhe Naim Tërnavës, sipas historianit Belisar Jezerci

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Pamje tmerri edhe në ditën e sotshme…Masakra e Manastirit e vitit 1830 , ku “vëllezërit turq” i mashtruan mbi 500 krerë të Toskërisë duke i vrarë në mënyrën më barbare të mundshme.
Msc. Belisar Jezerci, Ferizaj
___
* E PËRBASHKETA E ALEKSANDER VUÇIQ DHE NAIM TERNAVA ËSHTË:MOSPRANIMI I GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE!
Aleksander Vuçiq, president i Serbisë, mohon gjenocidin serb të viteve 1877/1878, 1912,1944/1945,1998/1999!
Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosoves,Sulltan Muratin e Parë e quan ÇLIRIMTAR TË TOKAVE SHQIPTARE!
Naim Tërnava mohon luftën 600 vjeçare të popullit shqiptar, 28 qershor 1389-28 nëntor 1912,kundër pushtuesve barbarë otoman.
Festa e përvetësuar nga serbomëdhenjt, Vidovdani… Pamje nga kremtimi serbomadh me 28 Qershor 2009 në Gazimestan afër Prishtinës. As një kilometër larg prej aty nuk është Tyrbja e Sulltan Muratit, të cilin Naim Tërnava për hirë që ia ka sjellë Islamin, e konsideron “çlirimtar” të “popullit të tij privat shqiptar”…!?
__
Naim Tërnava, me sejmenët e tij mbron masakrimin e qindraemijëra dhe miliona shqiptarëve, dëbimin dhe asimilimin e miliona shqiptarëve. Poashtu,klerikët e BIK-ut ofendojnë rëndë fytyrar më markante të kombit shqiptar si Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën!
E nderuara Presidente Vjosa Osmani,
I nderuari Kryeminister Albin Kurti,
I nderuari Kryeparlamentar Glauk Konjufca,
Cila është arsyeja që Ju, udhëheqësia e Shtetit, nderoni,respektoni Falsifikatorin kryesor të HISTORISË SË POPULLIT SHQIPTAR,Kryetarin e BIK-ut,Naim Ternava?!
Duke i dhënë perkrahje kryetarit të BIK-ut,Ju, udhëheqesi e Kosoves, inkurajoni edhe forcat tjera armiqësire antishqiptare!
Naim Tërnava në pritje tek Erdogani i Turqisë…
Duke u solidarizuar me Falsifikatorin e Historisë së Popullit Shqiptar,Ju nënçmoni,përbuzni gjakun e dëshmoreve shqiptar që nga viti 1389-1912!, Duke u solidarizuar me Falsifikatorin e Historisë së Popullit Shqiptar, Naim Ternava,Ju nënçmoni të gjith shqiptarët kudo që jetojnë brenda dhe jashtë trojeve etnike!
I pari i BIK-ut, Naim Tërnava , në varrimin e nënës së tashmë presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. 
Duke u solidarizuar me Falsifikatorin e Historis së Popullit Shqiptar,Ju udhëheqesia e Kosoves, mohoni,perbuzni,injoroni të gjithë ,arsimtarët,profesorët e shkollave fillore, të mesme, profesorët universitar të vdekur dhe të gjallë, të cilët me perkushtim dinjitoź mësuan dhe edukuan gjeneratë pas gjenerate!
P.S.
Ftoj historianët dhe të gjithë intelektualët e mirëfilltë te zgjohen nga gjumi letargjik fhe të mbrojnë me fakte të pakontestueshme HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR nga falsifikatoret …!
Aleksander Vuçiq
Naim Tërnava

Varrezat nga Masakra e Mejës…, e kryer nga ushtria e Slobodan Milosheviq-it, zëdhënës i të cilit në atë kohë ishte ministri i tij për Informata, Aleksander Vuçiq, që sëbashku me Naim Tërnavën e BIK-ut, nuk njohin asnjë gjenocid turko-osman dhe serb ndaj Shqiptarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu