Nga : Lirim Gashi
___
Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtin nivel të të menduarit logjik dhe efikas kur manifestojnë qëllimet e tyre, dhe ky është burimi i të gjitha problemeve, sepse kur inteligjenca e një numri të vogël njerëzish bëhet viktimë e marrëzisë së shumicës, atëherë rezultati çon në një jetë të keqe për shumicën.
Është e qartë për mua se jo të gjithë njerëzit mund të jenë njësoj të zgjuar, të guximshëm dhe dashamirës gjë që paraqet një burim shtesë problemesh dhe rreziqesh.
Pse?
Sepse ka shumë pak njerëz që janë në të njëjtën kohë të zgjuar, racional, të vendosur, të ndershëm, të moralshem, të pakompleksuar, patriotë, qëllimmirë, të besueshëm dhe të guximshëm.
Prandaj kur ata dalin në skenën politike kanë një ushtri të tërë njerëzish të kompleksuar, gjysëm analfabetë, psikopatë, paranojakë, të papërgjegjshëm, të dhunshëm, tradhtarë, qyqarë, primitivë, grykës dhe egoistë kundër tyre, që hyjnë nën çatinë e patriotizmit të rremë për të marrë pushtetin dhe për të udhëhequr një politikë që u jep mundësinë të kenë të gjitha burimet njerëzore dhe materiale nën kontroll dhe madje të vendosin edhe për jetën dhe vdekjen e njerëzve përmes shtypjes se një butoni të vetëm.
Nga ana tjetër, vetëm patriotët trima, të zgjuar, këmbëngulës dhe të patrembur mund të durojnë çdo maltretim fizik pa tradhtuar interesat e tyre personale dhe kombëtare, ndërsa frikacakët paranojakë janë në gjendje t’ia lëpijnë bythën çdo pushtuesi vetëm për ta shpëtuar kokën.
Dhe pushtuesit abuzojnë pikërisht me frikën e tyre, respektivisht me gatishmërinë e tyre për të bërë gjithçka për të shpëtuar kokën, duke i shantazhuar ata për shërbime të panumërta kundër popullit dhe shtetit të tyre.
Në të njëjtën kohë, shërbimet sekrete të pushtuesve kujdesen që çdo tradhti që ia bëjnë agjentët shqipfolës popullit të tyre të regjistrohet dhe evidentohet me përpikëri, për t’i shantazhuar ata deri në fund të jetës së tyre, madje edhe pas përfundimit të skllavërisë së popujve të tyre.
Dhe këtu është fatkeqësia më e madhe e popullit shqiptar, i cili jetoi më gjatë nën pushtim se të gjithë popujt e tjerë ballkanikë dhe evropianë, edhe pse është populli autokton më i vjetër në Evropë dhe jo vetëm në Ballkan.
Sepse një periudhë kaq e gjatë skllavërie dhe shërbimi ndaj pushtuesve prodhoi një numër të madh njerëzish me mentalitet robi dhe Sindromë Stokholmi, që nuk janë në gjendje ta kuptojnë se janë ende shërbëtorë të pushtuesve të tyre pikërisht për shkak të këtij mentaliteti.
Një gjë tjetër shumë e rëndësishme dhe ndoshta edhe problemi më i madh i shqiptarëve është se ata gjithmonë kanë kërkuar shpëtimin afatshkurtër nga skllavëria për të fituar më shumë kohë për zgjidhje afatgjata që do të nënkuptonin çlirimin përfundimtar.
Mirëpo, sapo kanë shijuar privilegjet e heqjes dorë nga origjina dhe identiteti i tyre, ata kanë harruar se kush janë dhe cili është qëllimi i tyre, ndaj janë bërë shërbëtorë më besnikë të pushtuesve, se sa njerëzit që u përkasin atyre kombëtarisht.
Akoma më keq :
Ata kanë bërë gjithçka për të asimiluar sa më shumë bashkatdhetarë të tyre, respektivisht për të treguar sa më shumë besnikëri ndaj pushtuesve sipas motos “tani do të bëhemi katolikë edhe më të mëdhenj se vetë Papa”, gjë që e pamë në rastin e Zonjes Hatixhe Berisha, familja e së cilës ishte shërbëtore besnike e regjimit të Millosheviqit dhe dy vëllezërit e së clles u vranë në frontin e Vukovarit, ku sipas saj mbrojtën nderin, lirinë dhe dinjitetin e popullit dhe shtetit serb.
Mirëpo, zonja Hatixhe Berisha nuk është e vetme.
Ka shumë të tjerë si ajo në skenën tonë politike, kulturore, arsimore, diplomatike, tregtare, ekonomike, fetare, mediatike dhe atë të sigurisë, ndaj nuk është për t’u habitur që shërbimi inteligjent serb kishte një ndikim kaq të fuqishëm në politikën tonë të gjithmbarshme në tërë periudhën e pasluftës .
Sepse ai arriti të instalojë agjentët e e tij shqipfolës në të gjitha hierarkitë tona partiake dhe institucionet tona më të rëndësishme shtetërore, gjë që dëshmohet nga fakti se edhe pas njëzet e katër vjetësh nga çlirimi dhe pesëmbëdhjetë vjetësh nga pavarësia, ne ende nuk kemi arritur të përmbyllim shtetësinë tonë, sepse gjithë ish-pushtuesit jo vetëm që bashkëpunojnë dhe koordinohen shkëlqyeshëm mes tyre kundër shtetësisë sonë, por edhe me agjentët e tyre shqipfolës që kanë funksione të rëndësishme në institucionet tona shtetërore, publike, diplomatike, fetare, kulturore, arsimore, shkencore tregtare, mediattike, policore, ushtarake dhe ato të sigurisë.
Serbia e ka kompensuar prej kohësh mospraninë e saj fizike, politike, ushtarake dhe policore në Kosovë me agjentët e saj shqipfolës të cilët i ka instaluar në politikën, fenë, diplomacinë, arsimin, tregtinë, shëndetësinë, mediat, letërsinë, ushtrinë, policinë, shkencën, gjyqësinë, prokurorinë dhe sigurinë tonë.
Në fakt, luftën e saj frontale kundër shqiptarëve të Kosovës ajo e ka kthyer në një luftë speciale që bëhet në shumë fronte.
Cilat janë frontet?
Politika, kultura, diplomacia, siguria, gjyqësori, prokuroria, feja, shkenca, shëndetësia, tregtia, arti dhe sidomos arsimi.
Sepse goditja fatale e arsimit të një kombi do të thotë shkatërrim i bazës dhe strukturën së tij ekzistenciale dhe krijim i kushteve ideale për manipulimin e analfabetëve funksional në çdo aspekt.
Megjithatë, fronti më i rrezikshëm i Luftës Speciale Serbe të cilin ajo e udhëheq kundër shqiptarëve të Kosovës me ndihmën e shërbimeve sekrete të Rusisë, Turqisë, Greqisë dhe vendeve arabe është ai i cili i nxit shqiptarët e feve të ndryshme kundër njëri-tjetrit.
Sepse qëllimi i agjentëve shqipfolës të cilët e udhëheqin këtë front, është të krijojnë një përçarje dhe armiqësi të papajtueshme mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme.
Fatkeqësisht, politikanët klerofashistë serbë zgjodhën si minj për eksperimente në laboratorin e tyre politik pikërisht shqiptarët e besimit shumicë myslimanë, duke mbjellë mes tyre islamin ekstrem politik për ta portretizuar Kosovën para faktorit ndërkombëtar si një shtet fundamentalist dhe për ta diskredituar atë deri në atë pikë sa ky i fundit të mos i beson më dhe t’ia mbyll të gjitha dyert e Bashkimit Evropian.
Dosje, dosje, dosje… , një popull e shtet viktimë e dosjeve të pushtuesit!
*
Fatalisht, skena jonë politike, elita jonë intelektuale dhe shoqëria jonë civile është aq budallaqe, grykëse, analfabete, tradhtare, e pa shije dhe e shitur, saqë jo vetëm që nuk lufton kundër këtij rreziku të madh, por bashkëpunon me imamët vehabistë dhe salafistë për përfitime materiale dhe për vota, duke e neglizhuar tërësisht faktin se ata janë agjentë besnikë të shërbimeve sekrete serbe, turke, ruse dhe arabe.
Megjithatë, çmimi më i lartë dhe më i rrezikshëm që paguajmë si individë, komb dhe shtet, përveç krimit të organizuar dhe korrupsionit, është gjenocidi i qeverive tona të pasluftës mbi arsimin, kulturën, letërsinë, shkencën dhe artin tonë, ku diplomat e shkollave dhe universiteteve tona janë kthyer në vula çmendurie dhe marrëzie, sepse vlejnë më pak se prezervativët.
Sepse prezervativët mbrojnë së paku nga sëmundjet e transmetueshme seksuale, ndërsa diplomat tona nuk mbrojnë aspak nga marrëzia.
Në paragrafin e fundit e keni njëkohësisht përgjigjen në pyetjen vendimtare “pse jemi kaq lehtë të manipulueshëm si individë dhe si kolektiv ?
Sepse jemi injorantë me mentalitet robi.
A ka edhe diçka të paqartë për ju ?