Afrim Caka, Gjakovë
___
Mjerisht, viktima nuk mund ta ndyshojë pozitën e vet tragjike.
Ëndërr e moçme serbomalazeze dhe e tradhtarëve shqiptarë është zbrazja e Dardanisë nga coptimi dhe sllavizimi i saj.
Thelbi duhej kërkuar ndoshta pikërisht te fjala e fundit. Ç’është pra kombi? Një komb. Një nyje për tradhtarët që i mbetej në fyt. Një thelb historik, është thjesht një helm, një lëmsh që mblidhet në gjoks. Që i shtrëngon të gjithë shitsit e trojeve Dardane. Këtu, me sa duket, niste zanafillja e enigmave Mustafjane, Thaçjane e Veseljane…
Ç’kishim qenë vallë Dradan apo Kosovar? Përse qeveria Thaçi e Mustafa nuk e shpallin një komb të ri “kosovar” dhe përse, me thëniet e tyre të shpeshta përballë armiqëve ngjallnin dyshime për veten dhe kombin. Në rastë të tillë, e vetmja gjë që bënë themeluesit e Zajednicës, sakatuan kufijtë, bënë edhe deformimin e flamurit dhe emrin e stërlashtë të Dradanisë. Në këtë rastë as unë s’di si t’ju vejmë diagnozen, mjerë ne, mjerë ai popull që e ka këta dy: Thaçin e Mustafën në shtëpi! Një vështërsi akoma më të madhe merr ajo në kohën kur pushtetarët e dhunshëm e detyrojnë popullin të ndjekin orientimet, dallaverët dhe sjelljet të tyre, të cilat përfshijnë, në vetvete, përçmimin ndaj shqiptarëve dhe pakënaqësinë ndaj tyre. Sidomos ndaj kombit!
S’është fjala për të nxjerrë mllefe, për të dënuar fajtor, për të bërë hakmarrje. Është fjala për maskarenjtë, dallavergjinjtë dhe për procese të hapura korruptive, pra, që ende nuk shqyrtohen dhe të penalizohen. Një ngjarje që besoj se është kthyer në breng për mijëra shqiptarë që filluan të shpërngulën në masë. E bashkë me rininë ikte fryma e rebelimit, me te fikej çdo shpresë. Kjo dëshmon se ky problem nuk është individual, por është ngritur në nivel shoqëror e, që është edhe më tragjike, është ngritur në nivel gati nacional duke i përfshirë edhe ca struktura shtetërore.
Pse jemi treguar të verbër? Kur kemi qenë të shurdhër? Së paku, për këta shtatërmbëdhjetë vjetët e fundit, atëherë kur fati ynë i Kosovës, në vend që të zbardhej, nisi të nxihej më keqe se më parë, pyetjet janë të ndryeshme. Sot politikanët shqiptarë janë kryesisht vështrues të kësaj drame historike që po përjeton populli shqiptar! Mjerisht, politika qeveritare nuk aftësi profesionale dhe nuk ka bërë përpjekje që me shpjegimin e përvojës historike të dëshmojë se lëkundjet e tilla të qëndrimet politike, në varësi të plotë nga servilizmi e përulja ndaj çdo situate politike edhe për çështjet madhore, siç është çështja e atdheut, përfundojnë rëndom me pasoja të rënda për fatin e popullit.
Sikur kemi hahrruar se rilindja kombëtare është vërtet rilindje vetëm kur në dorë e merrë shpirti e një nacionalisti apo një atdhetari, atëherë do të shndërrohet në rilindje kombëtare. Si u harruan të gjitha këto. Pse u harruan? Rastësishtë u harruan? Enigma, pa dyshim, është e gjerë, por një pjesë e saj e ka çelësin në këtu në qeveri me emër e mbiemër. Megjithatë, për mendjet e pazhvilluara ose për njerëzit qeveritar të mpirë nga frika.
Janë të shumta dhe të pa shterura format bashkëveprimit dhe të lidhjeve shpirtërore të shqiptarëve në mbarë hapsirën Dardane edhe në këto kushte tragjike për ne. Do lidhur shpirtërisht, sa të jetë e mundur më shumë, shqiptari i Dardanisë me shqiptarin e Maqedonisë, me shqiptarin e Malit të Zi, me shqiptarin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me shqiptarin e Dardanisë Lindore, dhe me shqiptarët e Shqiperisë. Një platëformë moderne për bashkim kombëtar, dhe për të mos lënë në dorë fatet e ardhshme të kombit puthadorëve dhe shovinistëve e aq më pak fundamentalizmit islam qofshin ata me mjekra e pa te. Veç sot duhet të ngjisim në mendje bashkimin kombëtar.
Po qe se shprehemi në menyrë pak a shumë paradoksale, përmes një okismoroni që s’është pjellë e fantazisë sime poetike, por e realitetit tonë tragjik, e një realiteti tragjik qeveritar, si nuk e patëm vetëdijën për ti numeruar të gjitha krime serbe e malazeze. Por ne, kemi shënuar në këto 17 vite zenitin e rënies vetëdijës sonë kombëtare. E, megjithatë, bëjmë gjumë të rahatshëm, ndërgjegjën e kemi të qetë, nuk e njohim fare ndjenjën e papërgjegjësisë dhe ndodh, madje, që edhe i thurim himne politikës sonë të korruptuar e tradhtore, krimit të organizuar që po jep rezulltate tragjike! Kjo s’kishte të bënte vetëm me tradhtarët që fjala “komb e flamur” u ngecte në fyt. Dhe kjo dodhte edhe me hoxhallarë e imam të vetëm shqiptarë, që kanë raporte vetëm me testamentet e vjetra turko-serbe, që kanë raporte dramatike me të, përshkak të humbjes së gjakut, puthadorët gati me të gjithë dhe brenda saj kanë hijen e vdekjes.
Nuk është më rëndësi se cili ka qenë karakteri i këtyre qveritarëve, të paktën deri përpara takimit me karrigen e tij duke formuar robërimin e të tjerëve, ky është qellimi në të cilën është drejtuar veprimtaria e shumicës së pushtetarëve duke mos e njohur asnjë vlerë kombëtare e historike! Historia pra, do t’ju vinte pas… Njëqind e njëzetë vite më vonë, ende sot, në kohën që po rishkuheshin këto radhë, mos kuptimi lidhur me kombin, gjuhen, flamurin e kulturën nuk ka të ndalur. Parimet, qokat, detyrimet, vulat e vjetra, vazhdonin të zbërtheheshin zakonisht gabim dhe me qëllim nga vetë shqiptarët puthadorë, servilë e zagarë sipas porosive dhe partive politike të PDK-ës e LDK-ës. Vazhdonin udhtimet e pafundme në Bruksel e Strasburg e në Shkup, e prapë keqkuptimet me kombin s’kishin fund. Derisa ia shkputen kombit të vogël një nga një copat e trupit, për t’i dhënë një tjetër fat, apo thjesht një Kongres të ri apo një Konferenc të re…? Pyetjet janë përherë shqetësuese: nga vijnë këto urdhëra për ndarje dhe coptime teritoresh? A janë urdhëra të Prishtinës këto, apo të Beogradit? A janë në interes të Kosovës apo të Serbisë?
Ju ftoj, prandaj, në fund të mendoni në menyrë të ndershme për zgjidhjen e drejtë çështjes së kufijve të Dardanisë, sepse këtë gjë mund ta bëjë çdo intelektual i ndershëm. Të mendosh në menyrë të ndershme, do të thotë të jesh i drejt ndaj çdo qenieje dhe ndaj kombit, flamurit, historisë dhe të kufijve tanë të paprekshëm!
Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij është Ideali ynë. Besoj se këtij Ideali do ti shërbejmë si duhet në qoftë se veprimtarinë tonë si intelektualë dhe populli i saj e përcaktonë mençuria e ndershme, mospajtimi dhe deformimet dhe guximi krijues.