ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Ukraina dhe Perendimi: Në kërkim të kompromisit dhe arsyeve për ndaljen e luftës

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Në qarqet diplomatike perendimore, madje edhe në mekanizma të lartë të NATO-s, janë në kërkim të mënyrave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes një shkëmbimi territorial me Rusinë në këmbim të ruajtjes [1] së subjektivitetit ndërkombëtar të Ukrianës dhe sigurisë.

Gazeta italiane La Repubblica raportoi më 6 prill për projektidetë për t’i dhënë fund luftës; realizimi i tyre do të bënte që Ukraina të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia në këmbim të anëtarësimit të menjëhershëm në NATO.[2]

Shumë ekspertë e shohin këtë propozim, i cili u diskutua jozyrtarisht në samitin e fundit të NATO-s, si një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës, shkruan gazeta në fjalë. Për këtë propozimin ka raportuar edhe gazeta gjermane Bild.

Të enjten që lamë pas [më 4 prill], Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e bëri të qartë në takimin në Bruksel se, Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Ai theksoi se qëllimi i samitit ishte të ndërtohej një urë lidhëse për këtë anëtarësim. Blinken theksoi se mbështetja për Ukrainën mbetet e fortë midis shteteve anëtare të aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri një deklaratë të ngjashme, duke theksuar rëndësinë e garantimit që premtimi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n të përmbushet.[3] Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me këtë rast paralajmëroi qartë se, përpjekjet e mbështetjes për Ukrainën edhe mund të dështonin.

Nëse nuk është e mundur të mobilizohet më shumë ndihmë, ekziston rreziku real që Rusia të pushtojë edhe më shumë territor ukrainas, paralajmëroi Stoltenberg të enjten pas një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel.

Nuk është rastësi, sipas La Repubblica-s, “që Blinken dhe Stoltenberg po zgjedhin fjalë të tilla tani”; ato duhet të kuptohen si një referencë për një qasje të re nga aleatët perëndimorë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndarja e Ukrainës – nusprodukt i agjendës së munguar gjeopolitke të perendimit

Ashti si dalja në skenë e Ukrainës si shtet i pavarur në kuadër të procesit të shkërmoçjes së Bashkimit Sovjetik, edhe agresioni masiv rus më 24 shkurt 2022, janë momente historike që meritojnë vëmendjen e studjuesve të mendimit gjeopolitik. Në këtë kuptim mund të themi se si pavarësia e Ukrainës që ishte një ngjarje që ndryshoi harëtn gjeopolitike të Europës, edhe agresioni ndaj saj, rrezikon ndryshimin e epokave në historinë moderne të kontinentit.

Sipas gyjkimit të Zbigniew Brzezinsk-it dalja në skenë e Ukrainës si shtet i pavarur ishte një nga zhvillimet gjeopolitike më të rëndësishme të shekullit 20-të. Zhvilimi i parë ishte ai i shembjes së perandorisë Austro-Hungareze në vitin 1918. I dyti, ishte ai i ndarjes së Europës në dy blloqe më 1945. Dalja në skenë e Ukrainës si shtet i pavarur mund të vlerësohet si një nga këto zhvillime historike. [4] Insistimi rus për ta penguar Ukrainën të luaj rolin e saj në skenën ndërkombëtare, sidomos tani në fillet e rendit të ri botëror në ardhje, natyrisht atë rol që do të ishte edhe në interesin e saj kombëtar, flet për peshën e këtij konflikti në planin global.

Në kërkim të pozicionit të saj gjeopolitik Ukraina pas vitit 2014, kur brenda pak ditësh humbi Krimen, ajo ishte edhe në kërkim të partneritetit me Perednimin, me shpresë se do të arrinte ta ndalojë marshin rus.

Në raportet mes shteteve, interesi nacional luan rolin qendror. Filozofi francez Claude Adrien Helvétius në këtë kontekst theksonte se “nëse bota fizike i nënshtrohet ligjit të lëvizjes, bota shpirtërore nuk është më pak në varësi të ligjit të interesit. Në Tokë, interesi është magjistari i plotfuqishëm që ndryshon pamjen e çdo objekti në sytë e të gjitha qenieve.”[5] Interesi është në qendër të vëmendjes dhe sjelljeve të njeërzve, por edhe i shoqërisë, respektivisht shtetit. Pa interes nuk ka zhvillim e prosperitet as ekonomik e as social. Dhe meqë politika e jashtme e shtetit ndërtohet mbi bazën e interesave të tij kombëtare, atëherë kuptimi dhe përcaktimi i interesave kombëtare të një shteti kaq të ri si Ukraina është tejet i rëndësishëm.[6] Shih për këtë, ndërtimi dhe realizimi i interesit nacional mbetet tejet kompleks meqë në këtë proces luajnë rol të ndjeshëm faktorë objektiv e subjektiv. Në këtë qast historik prandaj për drejtuesit e Ukrainës ky rol është krucial. Vetëm kujdesi i duhur i barazpeshës së interesave kombëtare që lidhen me përcaktimin e prioriteteve në nivelin e politikës së brendshme me ato të politikës së jashtme, mund të kontribuojë në gjetjen e rrugëve të duhura për zhvillimin e politikës së jashtme në përputhje me këto interesa. Në këtë përballje, për Ukrainën aktualisht rol të dorës së parë luajnë interesat e karakterit gjeopolitik.

Kjo qasje na rikthen në fillet e analizës së mjedisit ndërkombëtar i parashtruar që në vitin 1904 nga studiuesi anglez H.Mackinder, duke justifikuar rolin e faktorëve gjeografikë të ndërlidhur me ata politik që bashkë përcaktojnë fatin historik. Ai dëshmoi se burimet minerale, dalja në det, klima, konfigurimi i kufijve, shtetet fqinje etj. – të gjitha këto aspekte kanë një rëndësi të madhe në planifikimin e politikës së jashtme.[7] Për ta pasur idenë dhe pozicionin gjeopolitik të Ukrainës më të qartë, është e nevojshme të theksohet se Ukraina ndodhet gjeografikisht në pjesën lindore të Evropës. Megjithatë, Zbigniew Brzezinski thekson se “rikthimi i statusit të një shteti të Evropës Qendrore korrespondon me interesat afatgjata të Ukrainës…”[8]

Por për Ukrainën, siç po e dëshmon koha, krahu veri-lindor – marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet e tjera mbesin jetike. Ajo përcaktohet gjithashtu nga interesat ekonomike të Ukrainës, si nga ato historike.Ndërkaq krahu jugor është domethënës për dimensionin gjeopolitik.

Edhe tashti kur Ukraina ndodhet në vitin e tretë të luftimeve intenzive, si një shtet i madh evropian, vazhdon të trajtohet si faktor i rëndësishëm për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë, pavaërsisht çmimit të madhë që mund të paguajë për këtë. Nëse në prag të aneksimit rus të Krimesë në skenën politike ukrainase mbizotëronte një lloj papërcaktueshmërie identitare – forcat politike luhateshin mes dy qendrave të ndikimit gjeopolitik, përkatësisht mes Rusisë dhe Perëndimit, ajo nëdrkohë gjendet në statusin e një “zone tampon” jashtë hapësirave integruese që po formohen në Europën e re. Dhënia e statusit të vendit kandidat në BE dhe diskutimet për aderimin e Ukrainës në NATO tani kur mungon vullneti i duhur për tu përballur si duhet me Rusinë, flet shumë edhe për pozicionin e Ukrainës. Ndryshimi i këtij pozicioni, duket se do të ketë kosto të shumëfishtë.

Nëdrkaq, në anën tjeëtr, qëllimi i politikës së Putinit vazhdon të jeët po ai që ishte: të eliminojë Ukrainën si një shtet sovran, i pavarur, i orientuar nga perëndimi.[9] Dhe këtë ai pretendon ta bëjë në faza. Kjo është pjesë e konceptit të politikës imperialiste të Rusisë. Putini dëshiron të hyjë në histori si sundimtari që e bëri Rusinë përsëri një fuqi të madhe perandorake dhe që rivendosi dominimin e Rusisë mbi vendet që dikur ishin pjesë e dominimit të Bashkimit Sovjetik. Për më shumë se dhjetë vjet, popullsia ruse dhe veçanërisht rinia janë indoktrinuar në frymën e ekspansionit perandorak dhe glorifikimit të luftës. Putini ka përgatitur mendërisht shoqërinë ruse për luftë për një kohë të gjatë.[10]

***

Mungesa e një agjende gjeopolitike të perednimit ishte reflektuar që në vitin 2014, kur Rusia kishte pushtuar Krimenë pa hasur në rezistencë të mirëfilltë. Transaksioni për të cilin po dikutohet ndërkohë, do të nënkuptonte që Ukraina do të hiqte dorë nga territoret e pushtuara aktualisht nga rusët, por me garancinë se “Ukraina perëndimore” e mbetur do të anëtarësohej menjëherë në NATO. Ky skenar i kujton analistëve dhe studjuesve modelin e ndarjes së Gjermanisë fill pas Luftës ës Dytë Botrore në pjeësn e Gjermanisë Perednimore, që i ishte bashkuar NATO-s dhe pjesën e Gjermanisë Lindore që do ët ngelej nën suzerenitetin e BRSS-së. Le të kujtojmë se konform Marrëveshjes së Potsdamit të 2 gushtit 1945, katër fuqitë fituese: SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca vendosën të ndajnë Gjermaninë në katër zona pushtimi. Të tri zonat perëndimore do ët ristrukturoheshin në kuadër ët demokracive liberale perendimore nën një lloj suzereniteti të SHBA-ve. Më 23 maj 1949 qe shpallur Ligji themelor për Republikën Federale të Gjermanisë, respektivisht kushtetuta e Gjermanisë Federale që do të shërbente për tri zonat nën kontrollin e fuqive perednimore. Në zonën e administruar nga Bashkimi Sovjetik, u zhvillua një shtet i varur nga BRSS: Republika Demokratike e Gjermanisë [që do të keët jeët nga 7 tetori 1949 deri në ribashkimin e Gjermanisë më 3 tetor 1990].

Konkretisht, plani është që të dorëzohen territoret e pushtuara të Ukrainës – Krimea dhe katër rajonet e tjera që Rusia ka pushtuar në dy vitet e fundit – Kremlinit, për të përmirësuar bazat në kufij “dhe çfarë ka mbetur nga Ukraina për t’u anëtarësuar në NATO. . Një rrugë që të kujton ndarjen e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Derisa në Perendim diskutohen skenaërt për ndarjen e Ukrianës dhe mirret në konsideratë modeli i Gjermanisë ës pas lDB, Putini ka hedhur në letër planin për vijimin e luftës për tri vitet pasuese. Ai ka projektuar idetë për okupimin e pjesëve të mëdha të Ukrainës deri nga fundi i vitit 2026 e që përfshijnë territoret në krahun lindor të lumit Dnjepër.

Ja si duket plani i Putinit për luftën gjatë tri viteve pasuese dhe prosperimi i saj në një hartë të publikuar në BILD:

Donetsk and Lugansk regions of Ukraine – vector map

Pika e kthesës në Ukrainë?

Raporti i të përditshmes italiane La Republica bën të ditur se një skenar i tillë do të përshpejtonte dërgesat e ndihmave në Kiev, të cilat aktualisht janë të bllokuara në Kongresin amerikan – veçanërisht në pritje të një rikthimi të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tutje në raport potencohet: edhe pse ky opsion nuk është një qëndrim zyrtar, ai duhet të diskutohet joformalisht dhe nuk duhet të jetë jorealist, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Lidhur me propozimin në fjalë qeveritë evropiane duket se janë skeptike dhe atë nga frika se ai mund të mbështetet nga Donald Trump, nëse ai rizgjedhet në nëntor. Trump ka theksuar vazhdimisht se ai do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë sapo të ishte në detyrë.

Një marrëveshje eventuale evropiane rreth këtij plani që pledon për ndarjen e Ukrainës do të mund të zhbllokonte ndihmën për Ukrainën, e cila do të mund të ishte qensore për sigurimin e kufijve në përputhje me interesat e sja jetike që ndërlidhen tani me mbijetesën e kombit ukrainas.

Nëse zgjidhja e ndarjes pranohet realisht, konkludohet në artikullin e La Republikës, “Ukraina (…) duhet të rimarrë sa më shumë nga territori i saj, dhe për të arritur këtë qëllim, ushtria e Zelenskit duhet të furnizohet me armë, municion dhe ndoshta edhe njerëz.”[11] Një vit më parë filozofi i së drejtës dhe avokati i njohur për çështje penale, tashmë në pension, Reinhard Merkel (Universiteti i Hamburgut) e përshkroi detyrimin e Ukrainës për të qenë e hapur ndaj negociatave të paqes si një imperativ etik.

Tashmë është fakt notar se interpret të së drejtës ndërkombëtare, me theks filozofisë ligjore,

herë pas herë i referohen një lloj boshllëku të supozuar në teorinë e luftës së drejtë që filozofi Frankfurt Darrel Frank Moellendorf pati përpjekje për të kontribuar përmbylljes së tij [boshllëkut]. Paradigma e tij njihet tashmë në qarqet e specializuara si “ius ex bello”. Sipas saj, “edhe gjatë dhunës, ka detyrime ligjore për të gjitha palët në konflikt që të kërkojnë mënyra ex bello për t’i dhënë fund luftës, edhe nëse kjo do ta pengonte. qëllimet e tyre ushtarake apo politike. Në këtë rast një “ius ex bello” është vetëm një formulë në të drejtën ndërkombëtare që është e pakuptimtë për sa kohë që “ariu rus” është në tërbim dhe vazhdon të aneksojë pjesë ët një shteti të pavarur, siç është Ukraina. Prandaj Putini do të luajë lojën e negociatave për paqen për aq kohë sa do të përfitojë.

Por nëse politikanët europian duan vërtet ta shtyjnë Evropën drejt një lufte kontinentale me idenë se do ët ruajnë pushtetin, do të varet mbi të gjitha nga vet votuesit europin, të cilët do t’ua japin ose do t’ua heqin mandatin në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkaq elitat politike ukrainase meqë kishin ndërtuar strategjinë mbrojtëse ekskluzivisht duke u bazuar tek besimi ndaj aleatëve perednimor, para së gjithash SHBA-ve, tani e kanë sjellë shtetin para alternativës midis vazhdimit të domosdoshëm e

tejet tëi rrezikshëm të luftës për mbijetesë të zhveshur, dhe negociatave të dhimbshme me Moskën, në të cilat ajo [elita politike] do të duhej të hiqte dorë nga territoret e saj të pushtuara.

Ukrainë - luftë

Një mal mediash amerikane dhe evropiane me ndikim po bëjnë thirrje që Kievi të ngrijë situatën në terren, që nuk është gjë tjetër veçse pëlqim për humbjen e territorit. Duket se Vladimir Putini dhe Volodymyr Zelensky aktualisht nuk bien dakord vetëm për këtë çështje. Për Zelensky-n, pranimi i humbjes së katër rajoneve të reja, përveç Krimesë, do të thotë vdekje politike, sepse ai mund të kishte fituar shumë më tepër përmes negociatave me Moskën, kështu që lufta do të dukej krejtësisht e kotë dhe katastrofike në pasojat e saj; Rusia ndoshta do të ishte e kënaqur me rezultatet e arritura ushtarake, por vetëm me kushtin e krijimit të një zone të gjerë tampon që ndoshta do të përfshinte Kharkivin, Odesën dhe të gjithë zonën deri në bregun lindor të Dnieper (natyrisht, pa Kiev dhe Sumy rajoni) i cili duhet të jetë nën një lloj kontrolli të tij, si dhe marrja e garancive strategjike të sigurisë nga Perëndimi, për të cilin Moska këmbëngul dhe për të cilën ajo filloi luftën.[12]

Në këtë stad të luftimeve në terren, duke marrë parasysh ekuilibrin e fuqisë në trekëndëshin Perëndim-Rusi-Ukrainë, edhe laikët e kanë të qartë se humbësi i vërtetë, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje apo jo, në këtë betejë të ashpër gjeopolitike globale, do të jetë vetëm Ukraina.

Luftërat zaonisht përfundojnë kur njëra palë dorëzohet ose të dyja palët vendosin se vazhdimi i luftës nuk do të jetë më i dobishëm. Lavjerrësi i gjykimit tani anon nga varianti i dytë, që trë dy palët duket se janë në konkluzionin logjik: vazhdimi i luftës nuk do ët jetë i dobishëm për asnjërën palë. Skenari më i keq do të ishte që Ukraina të detyrohet të kapitullojë dhe të dorëzohet ndaj kërkesave ruse. Kjo do të kishte pasoja të paparashikueshme, sepse do të forconte politikat e Putinit. Kjo do të ishte e rrezikshme edhe për fqinjët e tjerë të Rusisë, veçanërisht për vendet baltike, edhe nëse janë anëtarë të NATO-s, sepse Putini mund të arrinte në përfundimin se NATO nuk do të bënte një luftë të madhe dhe as do të rrezikonte një luftë bërthamore për shkak të këtyre vendeve të vogla.[13] Në këtë linjë mendimi do të mund të shtonim se kapitullimi i Ukrainës do të rrezikoj seriozisht edhe Ballkanin Perednimor, duke imponuar një rishikim të plotë të hartës politike. Insistimi i Serbisë për ta penguar me çdo çmim aderimin e Kosovës në organizatën më të vjetër paneuropiane, siç është Këshilli i Europës, por edhe mosnënshkrimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit [27 shkurt 2023], është pjesë e strategjisë për ta shtyrë këtë çështje tutje, duke e bërë akt të kryer pamundësinë e përmbylljes së kësaj çështjeje në kuaëdr të rendit aktual botëror, të dominuar nga Perednimi [SHBA-BE]. Serbia logaritë se vetëm përmes një bote multipolare, ajo mund të rikthehet në Kosovë, respektivisht mund ta aneksoi veriun e saj, që mbetet në kaudër të strategjisë përcjellëse në procesin e krijimit të Botës serbe. Duket se ngjashëm si Sllobodan Millosheviqi që në

epokën e tij nuk i kishte lexuar si duhet mesazhet që sillte rënia e Murit të Berlinit, edhe Aleksandar Vuçiqi nuk i ka lexuar si duhet mesazhet e luftës në Ukrainë.

Mes fitores së Ukrainës dhe kapitullimit rus të mundshëm janë një seri skenarësh të kompromisit. Por, kompromisi në situatën aktuale me shumë gjasa nuk do të ishte një zgjidhje e përhershme; ai do të shenjonte një lloj pezullimi të përkohshëm të luftës, si mundësi për që të dy palët për rigjenerim forcash për fillimin e një lufte të re në një momentum të ri politik.

Sidoqoftë, ky kompromis për klasën aktuale politike në Europë, duket se ka përparësi në krahasim me të ashtuquajturën “zgjidhje e Trump-it”, që konceptohet thjeshtë si një kapitullim ndaj dominimit rus. ____________________________

Fusnotat 1. https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/droht-ukraine-teilung-wie-deutschland-1945-87775376.bild.html 2. https://www.repubblica.it/esteri/2024/04/05/news/ingresso_nato_ucraina_russia-422425005/ 3. https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/geopolitik/inoffizieller-friedensplan-fuer-die-ukraine-abgabe-von-gebieten-fuer-nato-mitgliedschaft-li.2203313 4. Zbigniew Brzezinski, cituar sipas Natalia Gutsow: https://www.ie-ei.eu/IE-EI/Ressources/file/memoires/2009/GUTSOL.pdf 5. Elektronische Bibliothek der Philosophie: Theorie des vernünftigen Egoismus

http://filosof.historic.ru/books/item/f00/s00/z0000005/st083.shtml (Shkarkimi i fundit 20.04.2009) 6. Krahaso. Kaspruk, Viktor: Росія ухвалила доктрину нової «холодної війни»: Сучасність, Nr. 8,

2008, S.55 7. Krahaso: Geographische Axe der Geschichte, http://geopolitics.nm.ru/mackinder.html (Shkarkimi i fundit: 15.04.2009) 8. Brzezinski, Zbigniew: A plan for Europe: Foreign Affairs , Jan.-Febr. 1995. B. 75, Nr. 1., S. 391 9. Prof. Dr. Dietmar Neutatz: https://kommunikation.uni-freiburg.de/pm/expertendienst/der-krieg-gegen-die-ukraine-ist-ein-kampf-gegen-zivilgesellschaft-und-demokratie 10. Po aty 11. https://www.repubblica.it/esteri/2024/04/05/news/ingresso_nato_ucraina_russia-422425005/ 12. https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-prijeti-kolaps-ukrajinske-fronte-ne-kopaju-ni-brzo-ni-duboko/ 13. https://www.repubblica.it/esteri/2024/04/05/news/ingresso_nato_ucraina_russia-422425005/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu