ARKIVI:
18 Tetor 2024

Në shenjë përkujtimi, si sot 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Shkruan: Dr.sc. Bekim Vishaj

Dervish Shaqa (1912-11.04.1985)

I lindur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit. U rrit dhe u burrërua në një familje tipike tradicionale Dukagjinase – shqiptare. Dervish Shaqa me këngë kishte filluar të merrej qysh në jetën e hershme të tij, ai së bashku me Demush Nezirin, kishin fi­lluar të këndonin, ku shumë shpejt u bënë rapsodë me emër. Kënga dhe oda shqiptare, shumë herët e kishin burrëruar dhe frymëzuar me historinë e populli tonë, ishte mishëruar me trimëritë dhe historinë e shumë figurave të rëndësishme të kombit tonë. Dervish Sha­qa përveç zërit të bukur, përveç këngëve dhe melodive ori­gjinale të bukura e artistike edhe në tekstet e këngëve të tij me motive patriotike këngë që u këndonte trimave, ngjarjeve të ndryshme historike, ai, i këndonte edhe jetës, por me shije dhe një mjeshtri të rrallë i këndonte edhe këngët lirike. Instrumen­ta­list me çifteli, sharki dhe fyell. Ai ishte edhe mjeshtër i dalluar në punimin e ve­glave popullore, bukur i punonte veglat folklorike, çiftelinë, sharkinë, fyellin, kavallin etj. Ai bëri emër në këto anë si rapsod, por edhe si një burrë dhe patriot që punoj në të mirën e popullit të vet. Der­­­­vish Shaqa ishte rapsod, instrumentalist, valltar, mjeshtër, dhe burrë me virtyte burrërore. Ai me të gjitha këto përmasa shumë­di­me­n­sionale, lirisht mund të quhet “ORFE I DUKA­GJI­NIT”. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai me këngën e tij i bie në sy pushtetit serb, me qëndrimin e tij burrëror u bë halë në sy për pushtetin komunal në Deçan, organet sekrete serbe-UDB-ja, filluan ti bënin presion, ta maltretonin në forma  të ndryshme. Ishin kohë të liga për shqiptarët, aksioni i armëve gjatë viteve 1955-56, shumë shqiptarë keqtrajtoheshin, dë­no­­heshin, e vriteshin. Nga ky presion u detyrua të linte fami­ljen, të linte Kosovën, e të kalonte në Shqipëri me 8 mars 1956, pa rënë në duart e UDB-së së bashku me Demush Ne­zirin (shokun e tij të fëmijërisë, këngës dhe jetës), Adem Ramën dhe nipin e tij Isë Hoxha nga Botu­sha nisën rrugëtimin për në Shqipëri. Kaluan kufirin natën vonë, me plot rreziqe, kohë e vështirë, mot i lig, të vendosur por edhe të mërzitur që linin familjet, dhe vendin e vet.

Pas vendosjes në Rrashbull të Durrësit në Shqipëri,  Dervish Shaqa aty ka rifilluar jetën artistike, së bashku me Demush Nezirin e me “Grupin kosovar” të folklorit në Rrash­bull, duke u bërë bërthama e këtij grupi. Dervish Shaqa tër­hiqte vëmendjen nëpër skenat e vendit, si në festivalet e or­ga­nizuara në Gjirokastër, në vitet 1968, 1973, 1978, 1983. Dervish Shaqa ka qenë një subjekt interesant i vle­rë­suar shu­më nga Instituti i Kulturës Popullore të Shqi­pë­risë, sidomos nga studiuesi Qemal Haxhihasani. Për Der­vish Shaqën, Ramazan Bogdani u shpreh: “është thesar i kulturës popu­llore shqiptare”. Përveç këngës Dervishi ishte edhe valltar shumë i mirë popullor. Së bashku me Demush Nezirin janë paraqitur edhe në skenën e festivalit në Gjiro­kastër në vitin 1968 me vallen ”Loja me jataganë”.

Dervish Shaqa është njëri ndër këngëtarët më legje­n­da­rë të shekullit (shek. XX), në epikën historike të shqip­tarëve. Me aftësinë magjike të artit gjegjësisht këngës për gjashtëdhjetë vite me radhë e ktheu lotin në këngë dhimbjen në forcë, e heshtjen në kushtrim. Këngët dhe zëri i tij për­hapeshin në Kosovë përmes valëve të Radio Tiranës, Radio Kukësit etj. Në repertorin e këngëve të Dervish Shaqës ishin me qindra e qindra këngë me motive atdhedashurie e lirike etj. Këngët më të njohura të Dervish Shaqës ishin: ”Moj Shqi­­pni mos thuj marova”, ”Pytë Kosova për nji çikë”, ”Kë­nga e Kamer Loshit”, ”Kënga e Ahmet Delisë”, ”Kënga e Halil Mehmetit”, “N’Kaçanik deri n’Boletin”, ”Kënga e Bajram Currit”, ”Kënga e Isa Boletinit”, ”Te shtat krajlat rre­­hin te­lin”, ”Kënga e Azem Bejtës” etj. Shumica e kën­gë­ve të tij ishin origjinale për nga vija melodike e shpesh edhe teksti i tyre. Në arkivin e Institutit të Kulturës Popu­llo­re dhe të Ra­dio Tiranës gjenden një sërë këngësh të regjis­truara nga Der­vish Shaqa. Dervish Shaqës për talentin që kishte, për anga­zhimin dhe kontributin në fushën e folklorit burimor në vitin 1980 ju akordua titulli ”Artist i Merituar”. Shteti shqi­ptar e nderon me këtë titull artistik, ai deri në fund të jetës së tij e mbajti me nderë e përkushtim këtë titull. Dervish Shaqa ishte urë lidhëse nga gjenerata në gjeneratë, rapsod i mirë­njohur shqiptar, ai ishte sinonim i mirëfilltë i këngës shqipe, folklorit shqiptar, por ishte edhe sinonim i vuajtjeve dhe i persekutimit të shqiptarëve nën zgjedhën ju­go­sllave. Këngët e tij përveç melodisë, energjisë së tij si kë­ngëtar ato kanë edhe mesazh dhe porosi për brezat. Pjesa më e ma­dhe e rapsodëve të Dukagjinit frymëzimet e para i morën nga Der­vish Shaqa. Për folklorin, për studiuesit e folklorit, dhe për rapsodët pas tij ai ishte dhe ësh­të një legjendë e pavdekshme. Dervish Shaqa edhe pse ishte aktiv me këngën ai shpirtërisht kishte një brengë të madhe, ishte malli për Kosovën. Në Rrashbull të Shqipërisë je­tonte me shumë mall, larg familjes e farefisit, larg ve­nd­lindjes e larg Kosovës që aq shumë i këndoi. Sipas dëshmive të familjes ”Dervish Shaqa fshehtas disa herë nga Shqipëria kishte hyrë në Kosovë”, kujtonte i biri i Dervishit Aliu. Ai kujton disa momente të veçanta e prekëse për jetën dhe mallin për babain, kujton vuajtjet e tij dhe të familjes së tij në Llukë të Epërme, si familje ishin çdo herë në shë­njestër të organeve të pushtetit të kohës. Familja (djemtë) e Dervish Shaqës shpesh keq­traj­toheshin, arrestoheshin e burgoseshin nga UDB-jugo­slla­ve. Dervish Shaqa vdiq më dt. 11.04.1985 me mall për fa­mi­ljen, për vendlindjen dhe për Kosovën. Kënga në familjen e Dervish Shaqës trashëgohet nga i biri Shpendi, dhe mbesa Mona (vajza e Shpendit).

Dervish Shaqa, është për­jetë­suar nga rapsodët tjerë popullorë në këngë, Ra­psodi popullor këndonte: “hajde këndojmë qysh ka këndu baca shtylla e këngës Dervish Shaqa”.

Figura e Dervish Shaqës është përjetësuar edhe në shkrime tjera publicistike, vepra, dokumentare televizive, po me emrin e tij janë emërtuar grupe të ndryshme folklorike, po ashtu në Deçan për nder të Dervish Shaqës dhe Demush Nezirit, tash e 20 vite (2004-2024) mbahet Festivali Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.

___

Pjesë e shkëputur nga Libri “TRASHËGIMIA HISTORIKE DHE ETNO-KULTURORE E DEÇANIT”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2014. Autor Bekim Vishaj.

Kënga e kënduar nga Dervish Shaqa, “Kur ta ktheva Kosovë shpinën” ;

NO1 Jula 45ar 10sek (youtube.com)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu