ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Kryeministri Kurti në përurimin e shtatores së Fadil Vokrrit: Le të bëhet kjo shtatore vendtakim i sportistëve vendorë dhe pikë vizituese për ata ndërkombëtarë

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Në ditëlindjen e 61-të të Fadil Vokrrit u bë zbulimi i shtatores së tij, pranë stadiumit të kryeqytetit që me krenari bartë emrin e legjendës së futbollit kosovar.

Në ceremoninë përkujtimore për sportistin që u nda nga jeta tre vjet më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para familjarëve të Fadil Vokrrit dhe të pranishmëve të tjerë, e kujtoi karrierën e Vokrrit dhe veprimtarinë e tij sportive.

Kryeministri foli për arritjet individuale tē Vokrrit, në kohën kur çdo gjë ishte e vështirë, për emocionet që na jepte loja e tij. “Sa herë e merrte topin afër gjashtëmbëdhjetëmetërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë, e kur shënonte, të gjthë ishim në ajër”, rikujtoi ai. Kryeministri Kurti ritheksoi kontributin e pazëvendësueshëm të Fadil Vokrrit në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Shtatorja e përuruar sot, që po ashtu shënon edhe sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë këtu, le të bëhet vendtakim i sportistëve vendor dhe pikë vizituese për sportistët ndërkombëtarë, tha kryeministri në mbyllje të fjalës së tij.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

E nderuara familje e legjendës së futbollit tonë Fadil Vokrri,

E nderuara nënkryetare e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci,

I nderuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti,

Kryetar i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi,

Të  nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, Kryetar Agim Ademi, dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit sportiv,

Përshëndetje të gjithëve,

Është kënaqësi e imja të jem sot këtu me ju, teksa së bashku po kujtojmë dhe shënojmë veprimtarinë e Fadil Vokrrit, njeriut i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin futbollit dhe sportit tonë. Qysh nga 9 qershori i vitit 2018, kur ai u nda nga jeta, është thënë shumë për Fadil Vokrrin. Dua të flas për legjendën e sportit, ashtu siç e njoh dhe mbaj në mend unë, një karrierë brilante në dy forma:

Fillimisht, Fadilin e njohim si futbollist të talentuar e të suksesshëm, i cili përgjatë viteve të ’80-ta preku majat e suksesit në sport. Në po atë periudhë, Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë, kur në Kosovë, në çdo fushë tjetër gjërat ishin shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në ish-Jugosllavi. E kam thënë edhe më herët, e them sa herë flitet për Fadilin: “Kur e merrte topin afër gjashtëmbëdhjetë metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E kur shënonte, të gjthë ishim në ajër.” Edhe kjo shtatore sot këtu, është ai momenti kur Fadil Vokrri e merr topin para vijës së gjashtëmbëdhjetë metërshit me shikimin tek këmbët e lojtarëve kundërshtarë që do t’i driblojë, dhe me shumë gjasa sa herë ia mësynte e hynte në gjashtëmbëdhjetë metërsh bëhej ose gol ose penallti


Përtej arritjeve në vend, ai arriti të luaj dhe të shënojë për klube të mëdha e të famshme të futbollit të asaj kohe. Përgjatë rrugëtimit të tij si sportist, Fadili së bashku me shokët e tij, u ndeshën dhe u sfiduan nga sistemi i regjimit serb të asaj kohe. Përkundër rreziqeve dhe vështirësive me të cilat u sfiduan, të gjithë së bashku i rezistuan vazhdimisht shtypjes së atëhershëm dhe arritën ta mbrojnë e ta mbajnë gjallë sportin e futbollit në Kosovë.

Është tejet e rëndësishme që rrëfimet e sportistëve të asaj kohe të dokumentohen dhe përcjellen te gjeneratat e reja. Futbolli dhe sportet e tjera që u zhvilluan gjatë viteve të 90-ta, zënë vend të madh në rrëfimin e popullit dhe shtetit tonë. Andaj, përkujtimet e tilla, më specifikisht shtatorja e Fadil Vokrrit, shënon jo vetëm veprimtarinë e tij, mirëpo edhe sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë sot këtu.

Përveç rezultateve të Fadilit si sportist, të cilat ne i mbajmë mend e i kujtojmë, e gjeneratat e reja të cilat nuk e njohin Fadilin duke shënuar gola, e njohin atë porsi të gjithë ne tjerët si inicues dhe fitues të betejave të Federatës së Futbollit të Kosovës për pranim në UEFA dhe FIFA.

Sot, futbolli po përfaqëson shtetin tonë, Republikën e Kosovës, në mënyrën më të mirë të mundshme. Përkundër që ai nuk është këtu me ne fizikisht duke i festuar rezultatet e futbollit, kjo shtatore le të bëhet vendtakim i sportistëve vendor dhe pikë vizituese për sportistët ndërkombëtarë.

Veprat tona duhet të përkojnë me punën e tij. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të arrijmë edhe më lart në fushën e sportit.

Ju faleminderit shumë të gjithëve, e qoftë i përhershëm kujtimi për Fadilin.

Kryeministrit Kurti në përurimin e shtatorës së Fadil Vokrrit, veprat tona duhet të përkojnë me punën e tij

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu