ARKIVI:
21 Shtator 2024

Aty ku e ke uzdajen e ke mortajen!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Florim Zeqa  

Kur më bën ftesën për aderim isha i bindur se nuk ishte deti dhe as oqean, i mbylla syt u hodha në moqal, por ky s’paska qenë moqal dhe as kënetë, por vetëm një përrockë e vogël, në të cilën as gishtërinjët e këmbve nuk m’u lagen! Që i bie, se më i pastër u largova nga përrocka e vogël sesa të isha mbytyr në një kënetë apo moqal. Testi i parë doli pozitiv, i dyti poashtu, të tretin nuk prita ta provoj fare në partinë GUXO!

Njeriu i mençur në mesin e hileqarëve sikurse qengji në mesin e ujqve 

Sikurse që një qengj i rrethuar me ujqër të tërbuar që nuk mund të bëjë gjë tjetër veqse të rrezikojë lëkurën e tij, ashtu edhe një njeri i ndershëm në mesin e hileqarëve të shumë nuk mund të bëjë asgjë përveqse ta sakrifikojë vetën për interesat e atyre që e hudhin gurin dhe fshehin dorën.

Njerëzit e ndershëm pas çdo gabimi kërkojne falje, kurse hileqarët nuk ndjejnë asnjë llojë pendese ndaj atyre që ju bëjnë keq dhe shkaktojnë dëme të mëdha!

Njerëzit mendjemëdhenjë të politikës nuk i duan rreth vetes njerëzit e mençur, por rreth vetes duan që t’i kenë injorantët, servilët dhe puthadorët të cilët edhe kur gabojnë të preferuarit e tyre u duartrokasin, u duartrokasin edhe kur vjedhin e mashtrojnë!

Intuita ime më shpëtoj nga planet hileqare të “guximtarëve”  

Pas largimit nga Guxo një mik imi me tha; “Ti lëre që shkove tek ta, por pse i ngrite aq lartë ata që nuk e kanë asnjë meritë personale për të mirën e shtetit dhe qytetarëve”?!

Përgjigja ime ishte kjo: “Secilin aktivitet politik dhe apolitik e marr me seriozitet dhe përkushtim të madh. Për aq sa i kam ngritur lartë, tani që i lëshova tëposhtë, do të bien në stilin rënjes së lirë, nga e cila rënje do t’i thejnë të gjitha kockat, do të lëndohen dhe sakatosen aq shumë saqë nuk do t’i njoh më askush!

Ndërgjegja ime e pastër më bën të ndjehem krenar kundrejt hileqarëve që menduan të më shfrytëzojnë gjatë dhe pafundësisht për interesat meskine të një grupi të vogël mashtuesish dhe matrapazësh politikë!

Intuita ime, kjo zgjuarsi e artë, dhuratë e çmuar nga i madhi Zot më shpëtojë nga shfrytëzimi afatgjatë i “guximtarëve” qyqarë dhe të pashpirtë! Tani kur po i dëgjojë rrëfimet e disa kolegëve analist dhe gazetarë se si janë shfrytëzuar për vite të tëra nga të njëjtit njerëz, po ndjehem i lumtur dhe krenarë që arrita të largohem faqebardhë pa u dëmtuar në asnjë aspekt nga “guximtarët” grabitçar!

Me zgjuarsi nuk rash pre e mashtrimit, dola faqebardh nga ajo përrockë e vogël. Sikurse deri më tani, do të jemë një shigjetar i kujdesshëm dhe do të godas pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

“Të gjithë janë mashtrues dhe hileqar. Isha i bindur se nuk mundesh me bashkëpunuar gjatë me ta. Mirë ke bërë që je larguar më kohë pa u lagur më shumë. Këta nuk janë njerëz të kategorisë tënde. Janë niveli më i ulët i shoqërisë sonë dhe tharmi më i keq i politikës. Si të tillë çfarë janë të gjitha shpresat i mbajnë tek Albin Kurti për të mbijetuar në politikë. Janë mashtrues dhe hileqarë të mëdhenjë”, e përfundon rrëfimin analisti i njohur politik që jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës.

Njerëzit e drejt dhe të pafajshëm i shpëton Zoti nga çdo rrezik, kurse mëkatarët ngado që shkojnë i ndëshkon, madje edhe duke fjetur në gjumë! Hileqarët dhe mëkatërët i zëntë mallkimi i popullit që e mashtruan pamëshirshëm vite më radhë dhe në vijimësi deri në ditët e sotme.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Kur mungojnë argumentet, “dijetarët e tipit të Florinjtë” shkruajnë në “shumës”, paraqitën të zgjuar, shpëtimtarë të “Zotit” dhe zhabë kënetash, që hidhet e del jashtë pa u lagur!
    Burri i lig, pasi e pinë “kafenë” në kullën mikpritëse, e shijon sinqeritetin dhe bujarinë e mikpritësit, pasi tenton “t’ua trullosë mendjen” dhe t’ua merr nga dora zot-shpillëkun, për çka edhe ka shkuar duke e mbivlerësuar “zotësinë e vetë prej profeti”! Pasi nuk arrin dot të bëhet “zot-shpije në kullë të huaj, largohet duke dalë si “zhaba nga këneta” dhe fillon nga sharjet, fyerjet dhe ofendimet kundër “mikpritësit” që e mori në konak e besë në “kullën shqiptare” edhe pse e dinte se ajo “kullë” Zot shtëpie (e nën hije) e kishte dhe e ka një Zonjë të madhe!
    Lamtumirë “kërcyes” moqalësh që me “guxim” hyn e del pa u lagur! Jahu, Zeqë Jahu!

  2. Me falni zotni Blakaj, po apologjia dhe analogjia ne mes kulles shqiptare dhe nje partie politike, nuk qendrojne fare as si praktike dhe as si teori.

    Florim Zeqa dhe gjithekush tjeter, ka te drejt sovrane dhe absolute me i nderruar perdite konceptet, partite dhe ideologjie.

    Vetem te vdekurit dhe te marret, nuk i ndryshojne kurre fjalet, qendrimet, konceptet, vlerat, parimet, partite, ideologjite etj.

    Florim Zeqa, mendoj une se meriton respekt dhe nderim nga cdo shqiptar, pavaresisht partise, konceptit ose ideologjise qe i takon zoti Zeqa.

    P.S. fjala diku si ure lidhese, apo si boshte kurrizor komunikimi dhe dialog ndershqiptar, sikur po zbehet, zventohet, sterkeqet dhe shkermoqet perdite nga “industria” ose “teknologjia” e shpifjeve, manipuliomeve, spekulimeve, fobive, paranojave dhe paragjykimeve te ndryshme “senzacionale” ose “bombastike” ! Per te mos thene ketu nga etja dhe uria e pafshehur e dikujt ( jo e juaja, zoteri Blakaj, por po flas ne shumes) per te folur ose thene dicka per nje share, like ose rekomandim te dikujt tjeter.

    Pesha, fuqia dhe kryqi i fjales, sikur jane lekundur, minuar dhe determinuar aq shume, vella i dashur!

    Ndaj, edhe vet sterkeqja, shkermoqja ose metamorfoza e fjales dhe beses se njohur shqiptare, sikur jane lekundur, minuar, determinuar, stigamtizuar dhe kthyer ne plumb ose fishek pushke per te vrare, plagosur ose pushkatuar shpirterisht, moralisht, intelektualisht, personalisht ose familjarisht njeri tjetrin pa kurrfare nevoje ose qellimi madhor.

    Me falni, por kjo eshte e verteta e sotme shqiptare, sipas meje.

    Gjithe te mirat.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu