ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Ngjarje historike për tu mbajtur në mend: Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Shumica e deputetëve prezentë në Asamblenë Parlamentare u shprehën dhe votuan pro Kosovës, ndërsa Serbia ishte e pafuqishme ta pengonte këtë.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

“25 vjet më parë, Ibrahim Rugova e filloi rrugëtimin drejt lirisë, u përballëm me krimet e Serbisë, por nuk u ndalëm” – fjalimi rrëqethës i Arben Gashit në KiE

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po diskutohet lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Fjalën e mori edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pjesë e delegacionit të Kosovës.

“25 vjet më parë, Ibrahim Rugova e filloi rrugëtimin drejt lirisë, u përballëm me krimet e Serbisë, por nuk u ndalëm”, ka thënë Gashi.

Ai tutje tha se Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi në KiE.

“Tepër gjatë Kosovë i është mohuar vendi në Evropë. Sot këtu qëndrojmë para jush si të barabartë, të gatshëm që të marrim vendin tonë në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në KiE, nuk është vetme çështje e rëndësisë politike, por edhe çështja e imperativit moral për të gjithë atë që kanë besuar në parime demokratike, të drejta të njeriut, etj”.

“Sot i kërkoj secilit prej jush të qëndroni në anën e duhur të historisë, të qëndroni pranë Kosovë dhe parimeve që definojnë identitetin tonë evropian”, ka thënë Gashi.

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin e saj

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke treguar se është me prejardhje nga Kosova.

Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”.

“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha ajo.

“Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Seda Gören Bölük.

Kryesuesi i seancës në KiE ia tërheq vërejtjen deputes serbe: Respektoje kodin e sjelljes, s’mund t’i çrregulloni procedurat

Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërheqi vërejtjen deputetes serbe Biljana Pantiq Pilja, e cila e quajti të pa integritet dhe hipokrite Dora Bakoyannis, përpiluesen e raportit që rekomandon për anëtarësimin e Kosovës.

Pasi deputetja serbe foli ashpër, kryesuesi tha se debatet duhet të bëhen ndryshe dhe se asnjë deputet nuk mund “të shkaktojë çrregullim të procedurave”.

“Të nderuar kolegë, dua t’ju përkujtoj që sipas rregullores së punës dhe kodit të sjelljes së anëtarëve të kësaj asambleje, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt, dhe që anëtarët e kësaj asambleje nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave.

Thjesht po ua rikujtoj të gjithë juve këtë gjë”, tha ai.

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Shqipërinë në diskutime e ka përfaqësuar Lulzim Basha.

Ai ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Basha ka thënë se vota ndaj Kosovës në KiE është votë për normalizim, stabilitet e paqe në Ballkan.

“Tani pyetje është a të ju lejojmë qytetarëve të Kosovës t’i gëzojnë këto beneficione apo jo, kjo është pyetja”.

“Në shtator të vitit të kaluar një skenar shumë i ngjashëm me Krimenë e Ukrainës ndodhi në Kosovë. Nuk ishte incident i izoluar. Një sulm i mirë përgatitur për të krijuar ndarjen e territorit të Kosovës. Kjo është pjesë e asaj Botës Serbe”.

“Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është normalizimi aktiv më i madh i normalizimit për sa i përket paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Basha.

Shqipëria në KiE: Anëtarësimi i Kosovës, stabilitet në Ballkan

Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate.

Sipas saj, votimi për Kosovën është një votë për stabilitetinnë Ballkan dhe më gjerë.

Derisa theksoi  se anëtarësimi do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate

“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar  fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë. Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa  përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”, tha Gjylameti.

Përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë përmend familjen Jashari në seancën ku po diskutohet anëtarësimi i Kosovës

Arta Bilalli-Zendeli, përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka thënë se deklaratat kundër anëtarësimit të Kosovës kundërshtojnë qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës (KiE) që është parandalimi i luftërave.

Ajo i është përgjigjur disa anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KiE të cilët thanë se anëtarësimi i Kosovës do të krijonte konflikte të reja.

“Si shqiptare e Maqedonisë, e ndiej këtë temë si shumë të rëndësishme. Nuk pajtohem me opinionet e tipit që ky anëtarësim do të krijonte konflikte të reja në Evropës. A është krijuar ky Këshill për të parandaluar luftërat në Evropë? Prandaj këto komente nuk tingëllojnë aq mirë, kundërshtojnë qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës. Ky anëtarësim do ta nxisë edhe dialogun sepse tani kemi dy palë të barabarta në dialog. Pra, barazia është vlerë themelore e KiE”, ka thënë Bilalli-Zendeli, e cila ka vlerësuar raportin pozitiv të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

“Ish-ministrja e Francës në vitin 1999 pati thënë se po të kishte çmim Nobel për liri do t’i jepej familjes Jashari nga Prekazi i Kosovës, 56 anëtarët e së cilës janë vrarë për një ditë të vetme. Çmimi nuk iu dha familjes Jashari, por duke përkrahur këtë raport, do t’i japim atdheut të tyre një vend në tryezën evropiane, në familjen e madhe evropiane aty ku e kanë vendin”, ka shtuar ajo.

Deputeti hungarez kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, arsye mosthemelimi i Asociacionit

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Zsolt Nemeth nga Hungaria si përfaqësues i Partisë Evropiane Konservatore, tha se është kundër raportit që u prezantua sot. Një ndër arsyet kryesore, siç tha ai, është çështja e mosthemelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton REL.

“Çështja e dytë është Serbia. Mospërfillja e interesave të Serbisë është destabilizuese”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Enis Kervan nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDPT) i bëri thirrje Asamblesë për votë pozitive për Kosovën.

“Ne promovojmë tolerancë, dialog… Kushtetuta jonë garanton mbrojtjen e të drejtave për të gjitha pakicat kombëtare. Pakicat kombëtare kanë përfaqësi në trupa të rëndësishme vendimmarrëse, duke përfshirë, Qeverinë, gjyqësorin dhe institucionet lokale”, tha Kervan.

Deputeti gjerman Frank Schëabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.

Deputeti nga Bosnje Hercegovina kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Deputeti i Bosnje dhe Hercegovinës, Branislav Borenoviq, tha se është kundër propozimit dhe kërkoi refuzimin e tij.

“Do të jem kundër këtij propozimi, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim, është absurde të bëhët një vendim i tillë, është një paradoks dhe trup”, u shpreh ai.

“Ju përkujtoj që autoritetet e Prishtinës me veprimet e tyre të njëanshme nuk veprojnë në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe shkelin marrëveshje ndërkombëtare e dimë që Prishtina nuk ka bërë asgjë për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ndërsa ju po e bëni këtë në një kohë të vështirë kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit po përpiqen të normalizohen me negociata. Po vini një precedent të pabesueshëm po e shkelni KiE, a po krijoni një rregull të ri me këtë precedent”, tha ai.

“Po e hapë Kutinë e Pandorës” / Deputetja serbe i “kapet” raportueses që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputetja serbe, Biljana Pantiq Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu