ARKIVI:
2 Nëntor 2024

Serbia – deep state: Kultura e dhunës kundër kulturës së paqes

Shkrime relevante

Roli i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në organizimin e demonstratave të tetorit e nëntorit 1989

Nga: Sheradin Berisha 02 nëntor 2021| 18:27 Në 32-vjetorin e rënies Gjatë muajve të...

Udhëheqësi i Iranit kërcënon me përgjigje shkatërruese ndaj SHBA dhe Izraelit

MESAZHI I RREPTË: Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei. © AP / NTB Udhëheqësi...

Një tjetër udhëheqës i Hamasit, Izz al-Din Kassab, u vra, pretendon IDF

zz al-Din Kassab ishte një nga pak udhëheqësit e mbetur të...

Partneritet i fuqishëm ndërshtetëror – Ministrja Gërvalla takon homologen kanadeze, Mélanie Joly

Montreal, Kanada — Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Abstrakt

Në këtë ese trajtohet fenomeni i kulturës së dhunës kundër kulturës së paqes, terrorizmi shtetëror kundër vullnetit për fqinjësi të mirëekspansioni kundër vullnetit për bashkëjetesë me fqinjë dhe integrim në BE – që tashmë janë realitete të papajtueshme që përplasen në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Perëndimit.
Këto raporte kanë begraund të fuqishëm historik. Një rol të rëndësishëm në këtë kuadër ka gjithësesi edhe Kisha Ortodokse SerbePresidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar Perëndimin se duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë. gjatë gjithë historisë është treguar një inspiruese e zellshme e ideologjive hegjemoniste serbe.
Lidershipi serb ndërkohë, duke qenë nën ndikimin e theksuar klerofashist të Kishës Serbe, lehtësisht mund të marrë vendim të provokojë luftën e re shqiptaro-serbe.
Fjalët çelës: Serbia, deep state, kultura e dhunës, kultura e paqes, shteti mafioz, rendi i ri europian.

Hyrje

Javën që lamë pas, respektivisht më 9 prill, presidenti serb u prit si demokrati më i mirë i mundëshëm në Elize. [1] Presidenti francez Emanuel Macro, njoftojnë mediat, ka biseduar plot tri orë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin. Merret vesh se objekt i bisedës, përveç vazhdimi i miqësisë tradicionale dhe tregtisë së majme – shitjes së armatimit të sofistikuar frëng Serbisë, në kuadër të të cilit veprim hyn edhe ajo e 12 aerolanëve luftarak Rafale, ishte edhe Kosova.
Pas Vuçiqit, saktësisht dy ditë më vonë, në Elize me nderime të larta u prit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Si ndodhi që këto dy vizita të sinkronizohen kaq pranë e pranë njëra-tjetrës, a ishte rastësi gjithë kjo burbujë e miqësisë frënge për Ballkanin?!

Në Perëndim dhe jo vetëm, qytetarët vazhdojnë të habiten se përse Serbia vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Bazike të Brukselit [27 shkurt 2023], ndërkaq ndëshkohet Kosova me masa nga Brukseli! Të rikujtojmë faktin se ajo marrëveshje në esencë ishte vet plani frëngo-gjerman për të ashtuquajturën Rrugë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk ishte asgjë tjetër përveç një gjetje e diplomacisë frënge, respektivisht një alibi për Serbinë që t’i shmanget presionit për njohjen e Kosovës derisa të kuptohet fundi i luftës në Ukrainë!

Tashti a mund të thuhet se me këtë audiencë plot tam-tame të Vuçiqit në Elize dhe me këtë tolerancë të Perednimit ndaj Beogradit edhe pas agresionit të 24 shtatorit të vitit 2023, do të jetë vështirë të paramendohet se Perëndimi nuk e ka të qartë faktin se, Serbia po përgatitet për agresionin e radhës në Kosovë dhe Bosnjë…?!
Këtyre sjelljeve të Perendimit, Serbia u përgjigjet me fyerje e tallje të lloit të vet. Madje edhe atëherë kur Brukseli bën një hap përpara për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Europës, duke marrë në konsideratë pikën 4-të të Marrëveshjes së Brukselit, politikanët perednimor i përgjigjen fyerjeve të Vuçiqit me retorikën diplomatike për vullnetin që kanë tutje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në shërbim të paqes!

Trashëgimia e Jugosllavisë

Serbia me një prepotencë të hapur dhe dëshirë deri në gjakim shfaqet vazhdimisht si shteti pasardhës më i fuqishëm i ish Jugosllavisë, madje edhe pas shkërmoçjes së saj më 1991 (Harta 1).

Harta 1. Jugosllavia pas shpërbërjes.

Territori i Serbisë brenda ish-Jugosllavisë varionte në kohë varësisht nga ndryshimet territoriale që ndodhën gjatë shekullit të 20-të. Në kohën e fundit të saj si pjesë e Jugosllavisë, territori i Serbisë përbënte rreth 25% të territorit të plotë të shtetit.

Nëdrkaq numri i popullsisë serbe, në vitet e fundit të ekzistencës së Jugosllavisë, përbënte rreth një të tretën e popullsisë totale të vendit. Kjo ishte shprehur në përqindje rrethë 30-35%. Natyrisht këtë shifër e fryente në masë të ndjeshme popullsia shqiptare, që atbotë entet statistikore e vlerësonin si pjeës përbërëse e Serbisë. Pavaërsisht shpërbërjes së Jugosllvisë [1991], Serbia vazhdonte të ushqente me pasion iluzione se ajo do ët ishte tutje shteti dominant i rajonit, meqë kishte trashëguar fuqinë ushtarake dhe industrinë e Armatës Jugosllave, që konsiderohej njëra prej më të fuqishme në nivel europian.

Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Serbi, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2017 ishte: 5,126 euro.[2] Kjo shifër tni besohet të jetë dyfishuar. Por në Në aspekte të tjera, Serbia vazhdon të shenojë regres. Ajo kishte trashëguar nga Jugosllavia përveç industrisë së armëve, që ndërkohë po e shrytëzon në shumë plane, duke I shitur municion Ukrainës dhe me këtë duke “blerë” heshtjen e Perednimit përkundruall agresionit të hapur të saj ndaj Kosovës më 24 shtator 2023, respektivisht duke vazhduar ët trajtohet me përkdheli nga Brukseli dhe Uashingtoni!

Fqinjët e Serbisë, Kosova dhe pesë ish republikat sllave, në rrafshin nacional, u kthyen në identitetin e tyre. Katër nga gjashtë ish republikat jugosllave [Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut] sot janë pjesë e NATO-s, ndërkaq dy republikat e veriut [Sllovenia dhe Kroacia] edhe anëtare të BE-së. Serbia me strukturat politike që refuzuan demokracinë dhe që nuk e shihnin të ardhmen e tyre të lidhur me Evropën, sot është më larg nga BE se para një dekade. Nëdrkaq Kosova, sidomos në këto tri vitet e fundit, ka shënuar progres ët madhë në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por edhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Në lëmin e zhvillimit të demokracisë dhe lirive të shtypin, ajo prinë ndër vendet e Ballkanit Perednimor.

Sipas të gjeturave të Institutit Suedez V-Dem, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, tashmë janë “demokraci elektorale”, që është një kategori më e lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina mbeten në “zonën gri” mes demokracive dhe autokracive.

Raporti i fundit i V-Dem e nxjerrë Kosovën në mesin e 9 shteteve në botë që kanë përparimin më të shpejtë në parametra të demokracisë.

Këtë vit Kosova është në vendin e 62 nga 179 vende të botës që i janë nënshtrur vëzhgimit dhe vlerësimit.

Kjo renditje për vendet e Ballkanit është si vijon:

Kjo renditje për vendet e Ballkanit është si vijon:

Vendi Rangimi
Kosova 62
Mali i Zi 67
Shqipëria 82
Maqedonia e Veriut 89
Bosnja e Hercegovina 92
Serbia 107 [3]

Serbia është konsideruar si një “autokraci zgjedhore” nga V-Dem që nga viti 2014.[4]

V-Dem dallon katër lloje regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllur.

“Sipas vlerësimit tonë më të mirë… bota është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 91 demokracive (liberale dhe elektorale) dhe 88 autokracive (zgjedhore dhe të mbyllura) në fund të vitit 2023”[5], thuhet në raportin vjetor të këtij instituti.
Raporti V-Dem 2024 vlerëson se niveli i demokracisë që gëzon një person mesatar në mbarë botën në vitin 2023 është ulur në nivelet e parë të fundit në 1985 – gati 40 vjet më parë.

Serbia – shtet mafioz që i pëlqen petku i ligjshmërisë

Në Serbi, sidomos pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, vazhdojnë ende debatet rreth nivelit të demokracisë dhe lirive të qytetarëve. Personalitete publike të njohura, por edhe dhe organizata civile kredibile, kanë vlerësuar se vendi ka kohë që ka rrësqitur në ujërat e autoritarizmit me elemente fashiste, veçanërisht nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Në këtë drejtim, janë ngritur shqetësime për lirinë e shtypit, liritë e njeriut dhe mungesën e ndarjes së qartë të pushteteve.

Në disa raste, ka pasur akte qeverisëse që janë kritikuar për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut [Shih rastin e Nikolla Sanduloviqit].[6]

Organizata ndërkombëtare dhe raportet e monitorimit kanë dokumentuar shqetësime në lidhje me pavarësinë e institucioneve gjyqësore, lirinë e shprehjes dhe respektimin e standardeve demokratike.

Përkundër këtyre fakteve të prekshme, në sallonet perëndimore, njerëzve u pëlqen të eksplorojnë balancën e servilizmit serb me instrumentet e astrologjisë së Kalimegdanit, me personalizimin e kontradiktave sociale nga Vuçiqi, me opinione dhe hipoteza, por rrallëherë me analiza të mirëfillta që reflektojnë njohuri e dije të thella për Serbinë dhe historinë e saj, sidomos strategjinë e saj mbi ekspansionin permanent.
Në këtë linjë mendimi politik është edhe paralajmrimi i presidentit të Republikës Serbe, një entitet politik në Bosnjë i krijuar mbi gjenocidin serb ndaj boshnjakëve. Ai më 12 prill, gjatë takimit me presidentin e Serbisë në Beograd, de fakto, me gjuhën kërcnuese e shantazhuese, paralajmroi ndarjen e Republikës Serbe, në rast se OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Ambasada e SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë në anën tjetër, paralajmëroi flakë për flakë udhëheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, se këmbëngulja e tij për miratimin e një ligji të posaçëm, sipas të cilit Republika Srpska do të mbante zgjedhje ose do të përpiqej të shkëputej, do të ishte një shkelje e hapur e Dejtonit, ndaj të cilit akt me siguri do të reagojë SHBA, transmeton
Hina.[7]

Dodik njoftoi më parë se Republika Srpska do të miratojë ligjin e saj zgjedhor deri më 20 prill, nëse ndryshimet teknike në ligjin zgjedhor të vendosura nga Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Christian Schmidt, nuk anulohen përpara kësaj date. Të enjten, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, ai njoftoi se RS do të shpallë pavarësinë, nëse rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë miratohet në Kombet e Bashkuara. [8]

Këto përplasje a janë si rezultat i mosnjohjes së Serbisë nga ana e Perendimit, apo produkt i mbivlerësimit të peshës së saj në këtë rirreshtim gjeopolitik e ristrukturim të rendit të ri botëroror?

Ngjashëm si Putini që e kishte përkufizuar misionin e tij historik në terma gjeopolitik, këtë në heshtje po e bën edhe Vuçiqi. Kolapsi i Bashkimit Sovjetik, deklaronte Putini, kishte qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20’të. Fjalimi i Putinit në Konferencën e Mynihut për Politika të Sigurisë më 2007 ishte momentumi politik, kur po merrte udhë rikthimi i gjeopolitikës në konceptet e tij mbi Rusinë e së ardhmes së afërt.
Vuçiqi po imiton Putinin, pa fshe
hur objektivat politike që ka. Koncepti mbi “Botën serbe” është një kopje e pastër e “Botës ruse”. Për realizimin e “Botës ruse” Putini një varg “konfliktesh të ngrira” rreth e përqark Federatës Ruse i ktheu në konflikte të hapura, duke kulmuar me agresinonin e paprovokuar në Ukrinë, më 22 shkurt 2022.
Vuçiqi më 24 shtator 2023 do ta bënte hapin e parë për kthimin e “konfliktit të ngrirë” 
rreth veriut të Kosovës në konflikt të hapur. Ai tashmë e ka të qartë se nuk futet dot në Kosovë me njësitë e rregullta tankiste e ushtri, prandaj po pregaditë njësi elitare speciale për ta mbajtur tutje gjendjen të tensionuar, duke i paraprirë aksionit ët radhës me veprime politike, siç janë ato të paralajmruara tashmë nga Lista Serbe [sabotimi i referendumit dhe me këtë i zgjedhjeve për kryetar komuansh; bojkotimi i regjistrimit të popullsisë…]

Në prag të pranimit të Kosoëvs në Këshillin e Europës çresidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar Perëndimin se duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai vazhdoi më tej se nëse zgjedhin Kosovën, Serbia “do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë rastin”. Vuçiç i ka forcuar këto kërcënime duke u bazuar në atë se Kosova do të mbështetet nga Perëndimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE). dhe NATO-s. Në një letër urimi drejtuar Putinit për fitoren në zgjedhjet në Rusi, Vuçiq i ankohet atij për “situatën e vështirë politike me të cilën po përballej populli serb në Kosovë”. 
Ai me këtë rast do ët përdor të njejtën gjuhë taktizuese e thellësisht propaagandistike, në shërbim të ndërtimit të alibisë për ndërhyrje në Kosovë. Serbët po vuajnë pogromin në Kosovë”, i raportn ai Putinit, duke përsëritur të njëjtat fjalë që i kishte artikuluar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rrëfimi është i njëjtë si në situatën kur Putini kishte nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë. Në fjalimin e 23 shkurtit 2022, ku Putini kishte urdhëruar trupat ruse të pushtonte Ukrainën, ai tha se: “ishte e nevojshme të ndalet […] gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm te Rusia. Përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme, […] dhe e lodhur duke pritur kohën e duhur”. Sipas tij, këto fatkeqësi po u ndodhin rusëve në Ukrainë me mbështetjen e vendeve kryesore të NATO-s. Ngjashmëria e dy deklaratave tregon për një axhendë të përbashkët. Deklarata aktuale e Vuçiqit është përgatitja e diskursit dhe terrenit politik për të ardhmen ndërmarrjet paraushtarake dhe ushtarake që ai synon të ndërmarrë në kuadër të mbështetjes që merr nga Rusia dhe Kina. Këto dy vende, së bashku me vendet anëtare të BRICS, së fundmi kanë qëndruar të vëmendshëm ndaj thirrjeve për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.[9]

Në këtë proces Vuçiqit, si përherë, i vije në ndihmë Kisha. Këtë ndërlidhje më mirë se kushdo tjetër deri sot e ka vënë në pah studjuesja kroate Ljubica Shtefan në librin e saj “ Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi”. Po të shërbente ky studim si një lloj almanaku për diplomacinë perednimore, atëherë ata do ta kuptonin arsyen se pse Kisha Ortodokse Serbe gjatë gjithë historisë është treguar një inspiruese e zellshme e ideologjive hegjemoniste serbe.
Publicisti e miku im Emin Azemi, në një recension për këtë libër shprehet se, përgjigjen në pyetjen që parashtrova më lart, e jep pikërisht ky libër. Ai është produkt i një hulumtimi të gjatë shkencor, i bazuar në trashëgiminë specifike historike të popullit serb, i cili ka bërë një mbivendosje bizare të tokësores mbi hyjnoren dhe rrjedhimisht rezulton që serbët me tepër e kanë respektuar Shën Savën se sa Jezu Krishtin(!). Serbët me vetëdëshirë Shën Savës ia hoqën veladonin e shenjtorit dhe ia veshën uniformën e një paramilitari që pasion kishte pushtimin e tokave të huaja, madje edhe duke kaluar mbi kufoma të njerëzve të pafajshëm.

Sipas konceptit të Shën Savës, Serbia duhet të jetë një shtet ku feja ortodokse paraqitet si element

koheziv i të gjitha shtresave shoqërore, kurse serbët si “popull hyjnor” që e kanë të paracaktuar të

jenë sundues mbi të tjerët.

Ky koncept klero-hegjemonist iu ka konvenuar të gjithë liderëve politikë serbë, që nga Karagjorgjeviqi, Nikolla Pashiqi, Millosheviqi e deri te Aleksandar Vuçiqi, të cilët si synim kanë pasur t’i shtrijnë politikat ekspanosioniste serbe edhe atje ku ndodhet vetëm një varr serb. KJo me fjalë të tjera, është “Bota serbe”, e cila po mundohet të instalohet në BeH, Kosovë e gjetiu.[10]

***

Vetëm pak specialistë janë në gjendje të vlerësojnë nga dora e parë lidhjet midis shtetit, biznesit,

mafias dhe shërbimeve sekrete në Serbi. Politikanëve nuk ju bën përshtypje fare konkurrenca brenda trekëndshit Ushtri-Kishë – Politik apo armiqësitë tradicionale midis Intelegjencies serbe dhe shërbimve sekrete perednimore, kur në pyetje është koordinimi i veprimeve mes Intelegjencies serbe dhe asaj ruse!
Një nga organizatat më të njohura kriminale në Serbi mbetet tutje “Klani i Zemunit” ose ajo “Crna Ruža [Zemra e zezë”]. Kjo e fundit është një organizatë e cila ka operuar në vitet 1990 dhe ka pasur lidhje të ngushta me politikanë dhe biznesmenë të lartë. Kjo organizatë është përfshirë në një gamë të gjerë të veprave kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës dhe kontrabandën e armëve.

Ndërkaq, në këto dy dekadat e fundit janë krijuar edhe organizata tjera kriminale në Serbi, të cilat kanë veprimtari të ngjashme me nën tokën e legjislacionit dhe autoritetit të shtetit, ato janë të shtrira gjithandej ku ka serb [edhe jashtë Republikës së Serbisë] përmes Kishës Serbe. Këto organizata kanë krijuar një kulturë të caktuar kriminale dhe kanë ndikuar në shoqëri në shumë mënyra.

Krejt kjo ndodhë pavarëssht faktit se edhe para presidencës së tij të fundit dhe zgjedhjeve të 17 dhetorit 2023, Vuçiqi sheqto po shpërfaqte idealet e tij për padallueshmërinë e ligjit dhe krimit.
Në vitet kur në pushtet në Berlin ishte kancelarja Angela Merkel ai [Vuçiqi] ia kishte dalë të shndërrohej njjë lloj kanarini i saj. Në syët e Merkellit jo rasëtisht ai shihej si lideri politik I Ballkanit. Nëdrkaq pas ndryshimeve politike në Gjermani, Vuçiqi ësrish I kthehet Parisit, duke mëtuar ta implementoj projektin serbo-rus për Ballknain të kodifikuar me emrin simbolik Ballkani i Hapur. Duke imituar plotësisht Putinin, Vuçiqi po shndërrohej gradualisht “në personin ndërlidhës” në Beograd midis shërbimit sekret vendas BIA, kryetarit të Republikës Serbe të zgjedhur në mënyrë kuazi-demokratike dhe mafies së Zemunit e Novi Sadit, alias filales së saj në Veriun e Kosovës me seli në Villën e Millan Radojçiqit në Leposaviq, prej ku kontrolloheshin rrjetet e shërbimit serb në Kosovë dhe Shqipëri, madje edhe porti detar i Durrësit e ai i Tivarit, tregtia e naftës dhe drogës dhe politika në Prishtinë. Vuçiqi krejt ngjashëm me Putinin, si një zyrtar në administratën e qytetit të Beogradit, lëshonte licenca për organizatën mafioze të cilën në Kosovë ia kishte besuar dyshes Vulin-Radojçiq.

Ngjashëm si në Rusi, fenomeni i korrupsionit të organizuar nga komuniteti nuk ishte i ri, por ai do

të lulëzojë sidomos gjatë dekaëds së shkërmoçjes së Jugosllavisë, kur Serbia po tundëte flamujt e

luftës njrin pas tjetrit, duke siguruar ekspansion në perednim dhe pothuajse 50 % të territorit të Bosnjës. Republika Serbe de fakto ishte ngritur mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve. Në Serbi, po imitohej ngritja e organizatave ruse si segmente të mafias që do të shtrijnë ndikimin në gjithë ekonominë e vendit. Të ashtuquajturit disidentë politik, që më pas do të shndërroheshin në opozitë e Millosheviqit dhe në këto dymbëdhjetë vitet e regjimit të Vuiqit, bashkë me aktivistët e të drejtave civile do të angazhoheshin për liritë morale dhe ligjore, ndërkaq organizatat mafioze për liritë ekonomike.

Në ekonominë serbe të periudhës tranzicionale kanë vazhduar të dominojnë “marrëdhëniet informale”, ekonomia natyrore dhe shkëmbimi përmbushnin të ashtuquajturin mozaik të kaosit tipik serb. Shteti u shndërrua gradualisht në një simbiozë me krimin e organizuar, edhe nëse ndonjëherë e luftonte atë për arsye taktike, siç kishte vepruar dikur me segmente të Klanit të Zemunit.

Komplet ekonomia serbe ndërkohë ra nën kontrollin e strukturave mafioze. Më ët famshmet do të dëshmoheshin mafia e tregut të energjisë, që do ët dislokohej me qendër në Banjallukë; ajo e ndërtimit dhe industrisë së armatimit, që do ëtë lulëzojë sidomos tashti kur lufta në Ukrainë do t’i shërbejë për shumëfishim të prodhimit të municionit adapt për Armatimin e Ukrainës.

dhe veçoritë e tyre të lidhura me industrinë.

Ka dymbëdhjetë vite që Perednimi ka imponuar të ashtuquajturin dialog mes Kosovës dhe Serbisë, madje pa përfillur as vendimin e Gjykaëts Nëdrkombëtare të Drejtësisë që përmes opinionit të saj, kishte tumirë të drejtën e Kosoëvs për shpalljen e pavaërsisë më 17 shkurt 2008 dhe rrjedhimisht të drejëtn që të bënte jeët aktive si shtet sovran. Njohja e pavarësisë ës Kosovës nga 117 subjekte ët të drejtës ndërkombtëare – anëtaër të OKB-së, nga shumivca e demokracive liberale perendimore, sikur nuk po bënte përshtypje tek një lagje vendesh që shihnin tek Serbia faktorin stabilizues në rajon!

Përgjatë krejt farsës së dialogut Brukseli ia kishte arritur, sidomos me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe asaj të 2015-ës, të krijonte rrethana për rikthimin e Serbisë në Kosoëv, respektivisht imponimin e prnaimin gradual të ndarjes së veriut, si zgjidhje racionale e të kompromisit të duhur!

Diplomatët perendimor duket se tek së fundmi kanë filluar ta kuptojnë se sentenca që kishte shprehur ekspertja franceze mbi Rusisë, për Putinin, Françoise Thom se “armiku i tij është universalizmi: Putini është një i jashtëligjshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës”[11], vlen edhe për Vuçiqin.

Vuçiqi natyrisht nuk mund të luante arogancën e Putinit me diplomatët perednimor, presidentë e shtetarë perendimor duke i lënë të prisnin gjatë në zyrë ose tek zbatonte protokollin përbuzës, duke i ulur në fundin e “pa fund” të tavolinave të tij ovale, e duke i shpërfaqur këto tallje para publikut botëror.
Përkundrazi, Vuçiqi do të aplikonte filozofinë tradicionale tipike serbe të mashtrimit, komunikimit me kode të dyfishta dhe premtimeve pa mbulesë. Perëndimorët të cilët nuk e njohin kulturën e mashtrimit e vajtimit serb, sjelljet tipike bizantine të saj, e vetkuptueshme se nuk do të arrinin asnjëherë të deshifrojnë mesazhet e saj, prandj bien vazhdimisht pre e saj, lajthiten.

Vuçiqi duke mos i zbatur kurrë marrëveshjet e arritur në Bruksel, madje duke përshkllëzuar edhe publikisht objektivin për krijimin e “Botës serbe” dhe rishikimin e plotë të harëts politike të rajonit, duket se po rrezikon ndërhyrjen e rreptë të Perednimit për parandalimin e një lufte të re në Ballkanin Perednimor.

Krerëve të shtetit mafioz serb ju pëlqen megjithatë ta prezantojnë Serbinë sy e faqe botës si demokraci parlamentare me orjentim europian, madje nuk ngurrohet që të hartojnë strategji e të bëjnë kërkesa për aderim në BE! Në këtë kuadër nuk e fshehin përkushtimin për gjoja shtet ligjor, demokrci parlamentare… Prandj organizojnë aq shpesh zgjedhje parlamentare, simuloojnë shkëmbimin e lirë të mendimeve… Megjithaët, vendimet e rëndësishme nuk merren në Parlament e organe ligjore, në gjykata apo shoqëria civile, por në Villat në Dedinje apo në atëto si ajo e Rdojçiqit – si marrëveshje joformale.

Në Perëndim tek tashti, pas sa e sa viteve që shenjohen masakrat serbe në Bosnjë e Kosovë,

hartohen rezoluta për gjenocidin serb! Gjatë luftës në Kosovë qytetarët europian reaguan me indinjatë ndaj krimeve shtetërore të Serbisë, duke imponuar e përligjur madje edhe ndërhyrjen e NATO-s. Pavarësisht kësaj në këtë çerek shekulli pas luftës në Kosovë, Shërbimi sekret serb [BIA] me tortura monstruoze pengon vetëdijësimin e qytetarëve serb për gjenocidin në Kosovë. Rasti si u trajtua në torturë opozitri Nikolla Sanduloviq flet shumë për këtë stil veprimi të shtetit mafioz serb.

Imponimi i kulturës mafioze

“Mesazhi i vërtetë është krimi. Krimi për hir të krimit është përkufizimi i së keqes,” shkruan filozofi francez Nicolas Tenzer në librin e tij të ri “Notre guerre”. Serbia këtë Një nga qëllimet më të rëndësishme të luftës Putin-Rusi është zbatimi i ligjit të më të fortëve, sundimi i forcës brutale, parimet e kulturës mafioze në shkallë globale.

Serbia nuk mund ta ndryshojë qëndrimin ndaj vendeve fqinje e të zhvillojë mrrëdhënie të mira,

paqësore, në dobi të integrimit të rajonit në BE dhe në strukturat tjera euroatlantike. Mundësitë e saj

ekonomike duket se anë modeste dhe nuk mund t’i konkurojnë në plan afatgjaët garës me qinjët e rajonit, pavarësisht investimeve të mëdha të Lindjes [me theks të atyre kineze e ruse]. Ndërkaq kur bëhet fjalë për prosperitetin demokratik dhe zhvillimin progresiv të të drejtave të njeriut, Kosova tok me Shqipërinë politike dhe Kroacinë, fqinjë shekullor, Serbia tutje i trajotn në strategjitë e saj nacionale të sigurisë, si armiqtë kryesor. E ardhmja e Kosovës dhe e kombit shqiptar, integrimi i tij në familjen euroatlantike, pozicionimi i qartë properednimor, si për absurd, e bën Serbinë tejet të pa rehatshme dhe të pa sigurtë.
Ndërkaq tumirja nga ana e Shqipërisë e realitetit të tanishëm gjeopolitik, duke njohur kufijtë ekzistues edhe pse të padrejtë ndaj saj, e zhveshë tërësisht qëndrimin shoven të Beogradit. Serbia sot pretendon hapur të shtyjë përpara, në rrugën drejt Brukselit, projekte në thelb aneksioniste, siç është ai i “Botës serbe”. Përkundrazi, Shqipëria dhe Kosova, si dy Republika – pjesë e një trungu kombëtar, të ndara padrejtësisht në vitin 1913, pranojnë ecjen drejt Brukselit si shtete më vete, meqë këtë ndërveprim e shohin të ndërlidhur edhe me interesat gjeostrategjike të Perednimit. Ky pozicionim i lidershipit të dy republikave shqiptare duhet gjykuar edhe si gadishmëri e palës shqiptatre për kompromis të thellë nacional, një lloj lëshimi dhe koordinimi edhe me interesat e Perendimit, prandaj pala shqiptare vazhdon të promovojë idetë për bashkëpunim.

***

Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore i publikuar më 11 prill 2024.[12] Ky trend është për Serbinë lajmi më trishtues i mundshëm.

Sidoqoftë, Serbia vazhdon të jetë ushtarakisht superfuqia e rajonit, natyrisht edhe për arsye se ajo ishte dhe është e gatshme që për t’i arritur objektivat strategjike megalomane, të përdorë edhe forcën, të shkaktojë luftra rajonale e botërore. Le të kujtojmë që për zgjerimin e saj drejt perendimit, në hapësirën e Bosnjës e Hercegovinës, në vitin 1914 pat bërë atentat ndaj princit Franc Ferdinandi dhe shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore. Ndërkaq gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, për të siguruar mbi 50% të territorit të Bosnjës dhe Kosovën përjeëtsisht, qe e gatshme të ushtroj gjenocid në Bosnjë dhe në Kosovë, e madje edhe të provokojë bombardimet 78 ditëshe të NATOs mbi caqet e forcave të armatosura serbe dhe pikat strategjike të saj.

Serbia ka grabitur vazhdimisht territore të hapësirës jetësore të shqiptarëve [1878, 1912/3], ashtu si edhe gati gjysmën e territorit të Bosnjës, duke krijuar Republikën Serbe atje mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve, por ajo është e sigurtë se tani në paqe do t’i humbas ato që i ka fituar në luftë.
Gjatë një ekspedite profesionale fill pas luftës në Kosovë [qershor 1999], kur kisha zbritur në horizontin e 10 të Trepçës tok me një ekip të TV zvicerane – DRS, e kishim vu re se si e kishte eksploatuar atë gjigant të ekonomisë kosovare atbotë, duke e trajtuar si plaçkë. E qartë, Serbia ndërkohë e kishte kuptuar se po I vinte fundi shfrytëzimit kolonial ët Koosëvs. Por, fill pas lufëts, ajo po bënte çmos që të rikthehet së pakunë rolin e fuqisë neokoloniale rajonale.
Ndërkohë duke gëzuar mbështetjen e Francës pothuajse gjatë gjithë kohës së pasluftës, ajo ia ka dalë që ta zvarrisë dialogun dhe realizimin e Marrëveshjes Bazike, sepse lufta në Ukrainë i ka krijuar mundësi për veprime dubioze përfituese edhe në palinin gjeopolitik, përveç pozicioni i Beogradit i shtrirë buzë dy lumenjëve lundrues – Savës e sidomos Danubit që e lidhë me Europën Perednimore.

Përfundim

Në kohë paqeje, siç bëjnë të ditur studimet demografike, përqindja e serbëve po zvogëlohet, ndërkaq ajo e shqiptarëve, megjithë trendet jo shumë pozitive, vazhdon të rritet. Sidoqoftë Serbia nuk ka luksin të shpërthejë lufra të reja, meqë ashtu do të thellonte katastrofën demografike që edhe pa luftë po e përjeton.

Analistë në Perednim tek marrin në trajtim politikat e Vuçiqit zakonisht ia huqin, meqë bazohen në gjykime racionale. Ndërkaq racionaliteti politik në Serbi kaherë ka marrë arratinë. 24 shtatori i vitit 2023 e ridëshmoi këtë fakt edhe një herë.
Lidershipi serb ndërkohë, duke qenë nën ndikimin e theksuar klerofashist të Kishës Serbe, nuk përfillë fare pritshmëritë për zgjedhjet për Parlamentin Europian, që duket se do të vendosin një shënues për drejtimin e ardhshëm politik të Evropës. Me emërimin e Komisionit të ardhshëm Evropian, vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe një administratë të dytë të mundshme të Trump-it në tryezë, aksionet do të jenë edhe më të larta.
Serbia e mësuar të zgjerohet vazhdimisht, sa herë kishim ndryshime të rendeve në Europë, ka filluar ta ndjejë rritën dhe peshën e shqiptarëve në rajon në këtë shekull. Ajo tashmë është e vetëdijshme se shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve. Ajo gjithastu e ka të qartë dhe po e vë re gjithnjë e më shumë rolin dhe peshën e Kosovës në këtë rikthim të shqiptarëve tek vetvetja në kuptimin edhe të faktorizimit të Kombit brenda një Europe të re. Prandaj Serbia dëshiron ta rikthejë epokën kur ajo ishte “xhandari i Ballkanit”, si përgjatë tërë shekullit 20-të. Këët, sidoqoftë, nuk e bën dot. Lidershipi serb nuk e ka kuptuar ende se lufta për çlirimin e Kosovës, por edhe ajo tani në Ukrainë, i kanë dhënë fund epokës së dominimit serb në Ballkan. Po ecim drejt rendit të ri europian.

__________

1. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-se-ka-arritur-marreveshje-me-francen-per-blerje-te-aeroplaneve-ushtarake/32897891.html

2. https://www.evropaelire.org/a/te-ardhurat-per-koke-banori-ne-kosove-me-te-uletat-ne-rajon-/29530234.html

3. https://www.v-dem.net/documents/43/v-dem_dr2024_lowres.pdf

4. Po aty

5. Po aty

6. https://www.fr.de/politik/nikola-sandulovic-serbien-misshandlung-gelaehmt-geheimdienst-92771008.html

7. https://www.geopolitika.news/vijesti/dodik-najavio-odcjepljenje-republike-srpske-ako-un-usvoji-rezoluciju-o-srebrenici/

8. Po aty

9. Agim Musliu: https://octopusinstitute.org/2024/03/25/retorika-e-luftes-putin-vuciq-kuvendi-i-kishes-ortodokse-avancimi-i-kosoves-ne-nato-dhe-kie-dhe-vatrat-e-reja-te-luftes/

10. Emin Azemi: https://www.facebook.com/emin.azemi.7

11. https://www.nzz.ch/meinung/weshalb-russland-mit-krieg-viel-gewinnen-im-frieden-viel-verlieren-kann-ld.1820926

12. https://www.evropaelire.org/a/banka-boterore-parasheh-rritje-ekonomike-ne-kosove/32901170.html

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu