ARKIVI:
2 Nëntor 2024

Dom Gasper Gurakuqi: Kisha e Shën Shtjefnit e shekullit të XIII (Monument kulture) në Blinisht të Zadrimes drejt asimilimit të plotë

Shkrime relevante

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut: “Ne do ta ndihmojmë Rusinë të fitojë”

CORRECTS SOURCE - In this photo released by Russian Foreign Ministry...

Një aks i ri: Rusia hyn gjithashtu në paktin e mbrojtjes me Iranin

In this photo released by Russian Foreign Ministry Press Service on...

Dom Gjon Gazulli, gjuhtar, martir e atdhetar, në pervjetorin e varjes nga Ahmet Zogolli më 5 mars 1927

Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 5 mars, kujtojmë përvjetorin e...

“Lëvizja për familjen”, një lëvizje për familjen islamiste…!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  Video në fund të këtij vështrimi, tregon se...

Shpërndaj

Ndermjet të Fishtës e Troshanit kah lindja, të lumit Drin kah prendimi, të katundit të Giadrit e Baçlit kah veri, e të fushës së Kallmetit kah jugu, gjindet Famullija e Blinishtit, nder må të fundshmet kodrina të Zadrimës. Me nji numer të rrumbullakët njehet 70 shpí, por me numer te vertetë âsht 74, me 494 banorë, të gjith katolikë, e dahet në Blinisht t’ Eper a se Mb ure, e në Blinisht të Poshter a se Nen-urë.
Nen-ura sterdahet dýsh: Piraj e Verri. Te trija këto pjesë kan ndermjet të shoqeshoqes kund ká 20 minuta largsí. Mbí-ura me nji numer të rrumbullakët njehet 40 shpi, por me numer te vertetë âsht 53 me 330 banorë; Pirajt 13 shpi, verracakët 8 shpi, me 164 banorë të dy pjesët.
Shpijat e Mbi-urës ngrehen sot të gjitha mbi nji koder të madhe e të giatë, e cila per s’ afermit kufizon kah veri e prendimi me fushen e Arnietit, kah lindja me Suken e Madhe e Suken Harap, kah jugu me Suken Murriz e prronin e Gjallës.

Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 1

Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT anno 1300

Shpijat e Piraj, nji lagje e vetme në rrash, ngrehen kund 8 minuta larg prej uret të Shkinës kah lindja; ato të Verrit kund 20 minuta nen Piraj, kah jugu.
Por Blinishti nuk kje gjith-herë kû âsht tesh, pse dikuer katundi ngrehej në breg të Drinit, kû edhe sot shifen shêjet e sá germadhave per të gjatë të rrugës së soçme t’ urës së Shkinës, prej së cilës pat marrë emnin ç’ me kohë Mbî-ura e Nen-ura. E kaq shum shpija, thotë gojëdhana, ishin aso kohet, et aferme me shoqeshoqen, sá mica, pullaz në pullaz, mujte me shetitë te tanë katundin pá zdrypë asnji herë në tokë. Ne koder ku ngrehen sot shpijat, mbi-urësit kishin at-herë shterporet e giâs. Si erdh tui randue uji, u desht me ndrrue vend, e nji ká nji, sot 140 a 150 vjet mbas giaset t’eme, láne bregun e Drinit e ngulen nder kodra.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT dom Nik UkgjiniDom Nik Ukgjini Kisha Blinisht
Shum familje prej kësajë Famulli kan dalun faret a janë shperngulë, të cilave u mbahen në mend emnat e u diftohen edhe trojet. Kështu: Dobajt, Gobatarët, Murrizt, Geg-Palajt, Shulajt, Gecajt, Bicajt, Gerajt, Vlashajt, Mar-Flilajt, Frangt, Ivante, Demirtë, etj. Por tuj mos pase registra statistiket, nuk mund të caktohet kohë me kohë kjo mungesë. Vetun mbassi díjm prej Argjipeshkvit të Tivarit e Visatator Apostolik Marin Bizzi-t se, në vjetë 1610 Blinishti bâhej dyqind e sá shpi, të gjitha katolike, shofim se në treqind e pak vjet munguene 130 shpija; mungesë teper e madhe kuer të mendohet se per nji kohë aq të gjatë i rá me firue per gjith krye – trí – vjete gati nji shpi e gjysë. Shkaqet e gjith kësajë mungesë lehtsisht mund të na i marrë mendja: Salvimet prej Turkut, vrasat me shoqi-shojnë qi hoqen, si në te tanë Shqypnin, burrat e djelët må të mirët, shpernguljet, smundiet epidemike.
Sá per kohë t’ ardhshme, kah shtesa Blinishti nuk asht aspak në gjêje të mirë. Malarja, me ujnat e baltat si këtu kurrkund mâ teper, bashkue me mundin e fórt të bulkís e pá kurr farë perdorimit të mjeteve antimalarike, i kan dhanë teposhten shëndetes, tuj e pasë fajisë e tuj e fajisë per ditë mâ fort trupin e nierzve të këti vendit. Posë tjerave, tet shpijat e verracakve janë në pak kohë të gjitha në anë’ e dalun faret.

Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 3

LAGJE E FISE NË MBI-URË
Lagjet e Mbi-urës, si i dán katundi, janë kater: Gjokaj, Zhubaj, Martij, Lemezh.
Per kah fisi, me i pvetë pergjithsisht, thonë se jena prej Blinishtit të Mirditës, por me i imtue mirë, thumicen dalin prej Kabashit të Pukës, e tjerët prej tjera vendeve.
Me gojëdhanë të vendit këto dy fjalë në kundershtim me shoqeshogen, nuk mund të zhvillohen kurrsesi; por në tjeter anë nuk mund të rrjedhin se rrênë gojëdhana me njenen këso fjalësh, kuerse populli i ynë âsht aq konservativ per punët e fisit të vet. Këndej do të thona se fisi i Kabshit qi këtû âsht mâ i shumti, e prandej ndoshta mâ i herëshmi, do t’ jetë si prej Blinishtit të Kabashit të Pukës, ashtu edhe prej Blinishtit të Mirëditës. Lehtsisht mund t’ jetë se prej njenit Blinisht janë shperngulë e kan shkue ne tjetrin, e prej këndej në Blinisht të Zadrimës. Nuk asht kot qi emni Blinisht gjindet ne tre vende, por duhet thanë se fisi qi ká banue në Blinisht të parë, e ka bajte me veti ket emen, e e ka ngulë rend me rend edhe nder ata vende kú ká banue mrapa. Me gjith ket une baj pyetjen: nder këta tre Blinishta, e madje kater, pse nji Blinisht a Bilisht gjindet edhe në Toskni, cili kje mâ i pari qi i dha emnin e vet tjerëve? Kësajë pyetje, si qinda tjerave, vonë e ndoshta kurr se káme i u dhanë pergjegje e segurtë.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 2
Sá per dhet familjet e soçme të Blinishtit të Kabashit të Pukës po diftoj si mbas gojëdhanet të tyne, se janë t’ ardhuna prej Krasniqet, pose familjet të Zhavelles prej Lohjet, qi Krasniqsit kan gjetë aty. Gjithashtu familjet e Kabashit të Pukës, si mbas gojëdhanet të tyne, janë t’ ardhuna prej Kolonjet te Jugut. Lek Kolonja erdh mâ i pari me kater djelm: Koken, Qafen, Hadrin, Lushen, në kohë të Lek Dukagjinit. Prej familjeve qi gjet Lek Kolonja sot ká mbetë veç familja e Manushit.
Nuk mund të mendohet se familjet e perparëshme të Kabashit, e të Blinishtit të Kabashit të Pukës, do të kenë dalë të gjitha faret, por edhe janë shperngulë; e nder të shperngulunat qyesh në kohët mâ të herëshmet, do t jetë edhe ajo qi rá në Blinisht të Zadrimës, mbassi pat xanë ndoshta nji herë vend në Blinisht të Mirëditës. Don vûe oroe se, sikuer lutet me 3 në gusht festa e Shen Shtjefnit në Blinisht të Zadrimës kû kan kishen e Shen Shtjefnit, ashtu lutet edhe në Blinisht të Mirëditës, ku edhe aty kan kishen e Shen Shtjefnit; e sikuerse në Kabash të Pukës asht Kisha e Shë Pálit të cilit i lutet festa, ashtu edhe në Blinisht të Mirëditës âsht Kisha e Shë Pálit, të cilit i lutet nji farë festet.
Asht e díjtun se këto shperngulje do t’ jenë të herëshme fort, kuerse Blinishti i Zadrimës, si u tha sypri, në vjetë 1610 bâhej dyqind e sá familje, e, kuerse kisha e Shen Shtjefnit shifet prej germadhave të mbetuna se ishte herëhme fort.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 4
E cilit Blinisht mandej kje ajo familje bujare së cilës Papa Shëjt Joanni XXII i drejtoj me 1319 bulen e vet, pernjiherë me familjet bujare të Muzakut, Matarangut, Arianitit e Joninës, asht zori sot m’e imtue. Tuj këthye tesh tu fisi i Kabashit në Blinisht t’onë, tregon gojëdhana se dy kushrij prej Kabashit të Pukës ráne këtu nuk dihet kuer. Prej njenit isht barku i Gjokaj, tri shpí: e Dod Marka Prêçit, e Franos Pashuk Marka Précit, e Gjonit Phtjef Gjok Jakut. Prej kushrinit tjeter pat rrjedhë Martin Qorri. Martinit, pasanik por i pâ mashkull në shpi e pak i shtyemun në mot, tuj nodhë nji ditë në Kakarriq, nji i kakarriqas i u vûe me i dhanë të bijn per grue. Aty per aty Martini nuk ndigioj, por tuj këthye kah shpija, rrogtari qi kishte me veti i a mbushi menden, e kështu Martini mori të bijn e të kakarriqsit. Prej kësajë kunorë pat dy djelm. Mbas do kohet Martini diq tuj lanë djelët e vogjel, të cilët, prej drojet mos ti mbytëshin Koçâjt per m’ u marrë gjân per fis, i mori i kakarriqu deri sá u rritëne e këthyene në shpi e në gjâ të vet.
Prej njenit kêsi djelmsh dolen Martijt qi këtu sot janë 9 shpí: e Vocit (Ndrekë) Gjok Ndrekës, e Simonit Gjin Markut, e barku i Ejell Qehajës, posë shpijet të Corrit të Perës i cili u shperngul e shkoj në Gurës ku sot ka ndieksin Marka Prêç Ndré Corr Peren.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 5
Prej djalit tjeter të Martin Qorrit dolen Sallakët qi sot janë këtu 7 shpi. Fis Kabashit janë edhe Koçajt trí shpi, si e diftojnë ata vetë, e si hetohet edhe prej çka u tha sypri.
Mâ i aferm kah fisi me Koçaj âsht Shtjef Mati Begu, të cilit i met mbiemni Beg pse nji i parë i tij tuj bâ llafe me nji beg skamnuer qi kishte dalë me lypë, i a bleu beglerllekun per dý babune kallomoq. Koçajt mbahen t’ aferm me fis me shpin e soçme t’ Jakut Palok Geg Hilës, e cila ka mbiemnin Mes bashkë me shpin e Marka Ndoc Markut, e janë
edhe këta fis Kabashit. Shpija e Marka Ndocit, posë mbiemnit Mes, ka edhe mbiemnin Sarahosh. Me Mesaj mbâhet fis Marka Geg Ndré Gega, nji káll i vetun.
Shpija e Sarahoshit ká pasë nji Meshtár në Dioçez të Sapës: D. Ndré vetun. Mesin qi populli e ka thirrë Dom Ndré Sarahoshi, e sot ká Pater Zef Mesin franciskan.
Fis Mesit të këtushem âsht edhe shpija e Brrukut në Gramsh të Zadrimës, e cila prej Blinishtit nguli në Gramsh, e i pat mbetë mbiemni Brruk prej nji bíjet qi prej Brrukut të Blinishtit pat marrë så kje në ket katund.
VROJTJE: Sikuerse shifet prej shka u tha sypri, fisi i kabashit, posë të shperngulunve qi âsht zori me i ndiekë, njehet sot në Blinisht 25 shpi, të cilat as i a marrin as i a apin varzat shoqishojt, me fjalë se jena fis. Brruku ásht i ardhun prej Brutit të Kosovës në rreth të Krumës, e gjith- herë ka mbetë nji shpi e vetme pá u shtue.
Zarishë, Zhubë, Dajaj. Në prefekturen e Kosovës, nja trí orë prej Vá- Spasit kah Kruma, gjindet katundi Zarishë me kund 130 shpirt, sot të gjith mohamedanë. Prej këti katundit, thotë gojëdhana, u shperngul nji shpi, nuk dihet kuer, e rá këtu në Blinisht tuj prue me veti emnin kah doli. Me kohë kjo shpí u dá ně dý, e njenës, prej nji bíjet qi pat marrë prej Zhubet të Leshës i mbet mbîemni Zhube; tjeters qi mbet nji herë në tre jetima të vogjel, tuj pasë ardhë daja i tyne me i mbajtë e me i rritë, e tuj i pasë thirrë pá prâ djelët e dajes i mbet mbiemni Daje e Dajaj, pá u harruemun veç kurr emni Zarishë qi edhe sot e ká trolli i Ejllit Tuk Ndreut. I barkut të Zhubës kje Dom Pjeter Zarishi.
Fisi i Zarishit me Zhubë e Dajaj njehet sot këtu 9 shpi, posë asajë të Prêk Matí Dajës qi në vjetë 1916 u shperngul e nguli në Giader.
Margegajt e kan fisin prej Margegajsh të Krasniqes. Në kohë të Mustaf Pashës Vezirit të Shkoders e para, kjo shpi kje në zâ per pasanike e bujare, e Mustaf Pasha, të cilit i tokoj m’e provue ket bujari tuj pasë rá nji herë me shum ushtarë në shpi të Zef Gjinit, i fali këtí pyellen nen lagje të Gjokaj e të Margegaj, e cila pyell, sádo qi sot nuk âsht mâ e këti fisit, thirret: Pyella e Zef Gjinit. Sot këtu janë tri shpi.
Me Margegaj mundohet m’ u mbajtë fis Marka Pjeter Pata, por ata nuk e pranojnë tuj thanë se të parët e tij kan pasë dikuer veç shpin brî Margegajsh por fis me ta s’janë kenë as s’janë. Per sá mbajnë në mend må të moçmit e me çka kan ndie edhe prej të parëve, shpija e Patës kje gjith-herë nevojtare si âsht edhe sot, e thonë se i mbet mbiemni Patë prej se nji i parë i tij i vodh shoqit paten e pjekun qi kishte bâ gati per puntorë të lamës së grunit.
Nakshtomajt nji shpí e vetme, nuk díjn as ata vetë, as kush per ta me kalxue se ç’fisit janë, as nuk më rá ndeshë m’ u ndeshë në kurrnji fis a vend me ket emen. Prandej mund t’ jetë nji të prishun i emnit Ndokës Tomaj qi do të ketë pasë ndonji i parë i tyne. Edhe tjera familje kan kenë këtu kesi fisit por kan dalë faret, e në Grash të Zadrimës gjindet prep nji shpi e dalun prej këndej kund sot 50 a 60 vjet.
Vokajt, sot tri shpi, thonë se jena prej Kelmendit të rám në Dragushë e prej Dragushet këtu. Ky fis qi nuk ká as nuk ká pasë troje në Breg të Drinit, isht i vonë në Blinisht. Kalxojnë se posë D. Jake Voket kan pasë edhe dy Meshtarë tjerë të shpijes së vet: D. Pjeter Voken e D. Zef Voken. Këta dy të mramët nuk dihet a i patëne sa kjene në Dragushë a por në Blinisht
Lemezht tri shpi thonë se jena prej Selitet të keqe, e jena fis me Lemezht e Troshanit edhe me fisin e Kolecit Mar Jakut në Kallmet a se Klliçajt. Klliçajt e Kallmetit me gjith se mbâhen fis me Lemesh të Blinishtit, nuk thirren Lemezh, e me gjith se thonë jena fis prej Selitet të keqe, thonë edhe se jena prej Kurbneshit. Lemezht e Troshanit kan gojëdhanë se tre vllazen prej Selitet te Keqe rane në Troshan; njeni ndej aty, tjetri shkoj në Kallmet, i treti në Blinisht.
LAGJE E FISE NË NEN-URË
Lagjet e Nen-urës janë dy: Piraj e Verri. Piraj emnohet prej fisit qi aty sot banon; Verri, prej landet të verrit qi gjindet me shumicë. Banorët e Piraj thirren Pirakë, ata të Verrit Verracake. Fiset në Piraj janë dy: Piraj, Kryezi; ashtu ata të Verrit dy: Zez, Gallataj
Pirajt kan gojëdhanë se Geg Pirja me të shoqen e kater djelm: Ndrén, Pietrin, Pálin, Markun, erdh këtu bulk prej Blinishtit të Mirëditës, e nguli nji stan tu arët qi u thonë Stom njitë nen urë të Shkinës. Thonë edhe se opqinat prej Shkozet u kan pasë prûe të parëve të tyne pishë e kështêja prej trojeve të këtyne.
Kjo gojëdhanë qi permende Blinisht e Shkozë, shifet se nuk asht në kundershtim, kuer t’ imtohen fiset e Shkozës në Mirëditë. Shkoza bâhet 38 shpí: 22 Gecaj prej Geg-Palaj të Kaçinarit, 6 Sulaj të Spaçit, 12 prej Blinishtit të Mirëditës.
Gojëdhana tregon prep se Geg Pirja erdh tuj blé tokë, tuj u lidhë me miqsína e kumbarina, e tuj u bâ i vendas. Nder kumbarët må të perzemert kishte nji mohamedan prej Ishmit. Kumbarë ishmaku thrret nji natë me bûejt Pálin e kumbarë Gegës, i a mbushë menden me dalë me vjedhë e i prinë; Páli mbetë i varruem, kumbara e çon në shpi të vet, i vên mjekun, Páli shëndoshet; por kuer niset kah shpija i ishmaku i lypë shpenximet e mjekis, e mbassi Páli nuk i pat me i a dhanë, aj i ndali pêng armët e bardha. Páli mbet i koritun, i u ndalen armët, por s’bâni zâ. Nji ditë prej ditsh, i ishmaku niset mbë kál per Shkoder; kah këthej, Páli i ndej në pritë tu Ura e Shkinës e e vrau; aj mërrijti gjall te shpija sá me kalxue, e diq. Geg Piros me të bijt i u dogj shpija, i u zaptue pasunija prej Vezirit, e s’i u la veç nji truell sá kú me ngulë nji stan. Páli u kerkue, kje xanë e vjerrë në çinár të Dajçit. Sot ka ndicksat e vet sikurse tre vllaznit tjerë, qi bahen pergjithsisht sot ne Piraj 11 shpi.
Gojedhana tregon edhe se nji i fisit: Kole Ndré Gege Piris, reti Stamboll e s’u muer må gja vesht per te. Me ka vojte mendja a thue familja Benoit Blinishti do t’jetë kësi fisit, kuerse Benoit Blinishti, si difton vete, isht prej Blinishtit të Zadrimes?
Në lagje të Piraj asht nji shpi e madhe me shum rob, shpija e Gjon Qorr Kryeziu. Prej Kryezezit të Malcis së Leshës e ráme dikuer në Kallmet, ku edhe sot ka fisin, prej këndej erdh e nguli në Piraj kund sot qind e disa vjet. Shtjefni i biri i Gjon Qorrit, skamnuer, me grue e femij, por i pa-hair gith-here ei kerkuem per ndeshkim prej Vezirit, tuj mos i pá pshtim veti, i ri në dorë shpis Kolecit Mar Jakut, atëherë shpi e madhe në Kallmet e në miqsi me Vezirin Me ndermjetsín e kësajë shpi kje shti bulkë në Piraj në tokë të Dervish Begat, e kuer erdh prúni familjen e nji gomár me rraqe. Me punë e me kohë u ve per fije, erdh tuj blé nji ka nji tokët e Zotnís e të tjerve, kështu qi kjo famijle gjindet sot pasanike e bujare.
Zezt tri shpi, thonë se jena të barkut të Bibaj të Kryezezit të Malcis së Leshës, të rám së parit në Kallmet e prej Kallmetit në Verri. Prandej mbahen fis me Ndue-Markajt e Kallmetit të cilet thirren edhe Curaj. Kektu në Verri i kan pasë shpijat ku janë sot trojet e të Zezve qi thirren ashtu prej tyne. Kryezezt e Kallmetit thirren edhe Curaj perse kuer rane së parit në Kallmet ngulëne tu Kodra e Cures; gjith ashtu ky fis në Verri e ka mbiemnin Cure si shifet prej genealogijet të nji shpis së këtushme: Dod Col Ndré Ndok Cura. Ndoka kush e din sá gjysha e stergjysha mujt me pasë para veti me mbiemnin Cure, perse une hetoj se fisi i të Zezve do t’ jetë i herëshem mjeft edhe në Blinisht e ndokun njeti në Zadrim.
Gallatajt trí shpi, janë prej Gallatet të Kurbinit qi në anë e parë ngulne në Merqi, aty shpija u dá, e nji pjesë erdh në Verri, nji ndej aty.
KARAKTER
Karakteri i Blinishtasve, pergjithsisht, mund të shprehet popullit: krye-thyem, due me thanë se, nuk ja pritojnë aspak me i thye krenat e veta.
Porse blinishtsit, edhe në kjoshin thikë e pikë me shoqishojnë, po e msyni kush i perjashtem katundin a edhe nji shoq të tyne, janë të tanë tok me qindrue kundra msyesit.
Sá per kohët e teshme, due me thanë, 20 vjet e këndej, Blinishti, të cilin e njofim mâ per s’ afermit, provohet me fakte të shuma se asht nj’ aj trim krye thyem si gjith-herë. Por tuj kênë se këta fakte dihen prej të gjithve, nuk asht nevoja t’i tregojmë.
Marrë me shkurtime prej revistes “LEKA”,1930-1931 (në foto, kisha e Shen Shtejfnit ndërtue në shek.XIII.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu